Maqedonia nė shkėmbimin e jashtėm tregtar gjatė katėr muajve tė parė tė kėtij viti realizoi deficit prej 902.7 milionė dollarėve, njoftoi Enti shtetėror pėr statistikė.
Kjo paraqet thuajse rritje të dyfishtë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur deficiti arrinte 456.8 milionë dollarë.
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Maqedonia në periudhën janar-prill arrin rreth 1.28 miliardë dollarë, ndërsa e importit 2.18 miliardë dollarë.
Pjesëmarrje më të madhe në eksportin ka feronikli, prodhimet nga hekuri dhe çeliku dhe veshjet, përdersia në importin më së shumti është përfaqësuar nafta e papërpunuar, energjia elektrike dhe automjetet.
Maqedonia në periudhën e lartëpërmendur më tepër ka eksportuar në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (62.2 pqr qind) dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor (33.2 për qind) ndërsa në importin e mallrave pjesëmarrje më të madhe kanë vendet e BE-së (46.2 për qind) dhe vendet në zhvillim (31.9 për qind).
Sipas madhësisë së përgjithshme të shkëmbimit të jashtëm tregtar, Maqedonia më së shumti tregton me Serbinë, Rusinë, Greqinë dhe Bullgarinë.