E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Shfaqen filmat e Bergmanit
Shfaqen filmat e Bergmanit
Shfaqen filmat e Bergmanit
Nė Kinotekėn e Maqedonisė qė nga e premtja e deri mė 13 qershor do tė shfaqen filma suedeze nga regjisori i njohur Ingmar Bergman.

Me ciklin e filmave “Bergman dhe gratë“ Kinoteka e Maqedonisë e përfundon sezonin. Bëhet fjalë për 7 filma nga regjisori i njohur suedez Ingmar Bergman dhe një film dokumentar për jetën e tij. Sipas Ilindenka Petrushevës, filmat e Bergmanit janë pak të vështirë për t’i ndjekur por secili mund të gjejë veten në atë. Bergmani, sipas saj, do të mbetet një prej emrave që i rezistoi presionit komercial në industrinë filmike.

“Bergman në karrierën e tij ka bërë vetëm filma për njeriun. Ai në mënyrë suptile i sqaron marrëdhëniet midis njërëzve. Patjetër se në Suedi është shumë më interesante se sa në filmat e tij, por Bergmani në fakt nuk flet për Suedinë por flet për tërë botën dhe për njërëzit”, tha Petrusheva.

Hapja e ciklit do të bëhet më 6 qershor që është festë zyrtare e Suedisë.

“Edhe pse nuk ka momente autobiografike, në filmat që do të keni mundësi t’i ndiqni ka momente që flasin për marrëdhëniet familjare, për shembull marrëdhëniet mes babait dhe birit, nënës dhe vajzës ose burrit dhe gruas”, theksoi përfaqësuesi i ambasadës suedeze Sven Milander.

Ingmar Bergman është njëri prej regjisorëve më me ndikim në kinematografinë moderne. Ai ka xhiruar 62 filma dhe 170 shfaqje teatrore. Në filmat e tij flitet për vdekjen, sëmundjen, tradhëtinë, fatin etj. Pjesë e ciklit filmik janë edhe filmat e shpërblyer “Klithma dhe përshpëritje” dhe “Sonata e vjeshtës“.

Çmimet e biletave do të jetë 50 denarë ndërkaq për studentët hyrja është falas.





Publikuar: 06.06.2008 00:22:50
Lexuar: 66 herė
Fjalėt kyēe: Shfaqen, filmat, Bergmanit,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Everett, darkė nė shtėpinė e Enverit Everett, darkė nė shtėpinė e Enverit
Grekėt Grekėt "pajtohen" me ēamėt
Presidenti Gyl bėri hapjen solemne tė Xhamisė Hatunxhuk Presidenti Gyl bėri hapjen solemne tė Xhamisė Hatunxhuk
Eurovisioni solli Serbinė nė qendėr tė vėmendjes Eurovisioni solli Serbinė nė qendėr tė vėmendjes
Piktori Velaj cel ekspoziten “Kujtime nga e ardhmja” Piktori Velaj cel ekspoziten “Kujtime nga e ardhmja”
Pėrfundon mozaikun “Mesdheu”, Sajmir Strati nė Gines pėr tė tretėn herė Pėrfundon mozaikun “Mesdheu”, Sajmir Strati nė Gines pėr tė tretėn herė
Promovohet libri i Lisen Bashkurtit :Menaxhimi i Krizave Ndėrkombėtare” Promovohet libri i Lisen Bashkurtit :Menaxhimi i Krizave Ndėrkombėtare”
Siē e do Eurosong-u Siē e do Eurosong-u
Kinema me 2900 euro Kinema me 2900 euro
Marsiela nė tre filma artistik Marsiela nė tre filma artistik
Google Yahoo MSN