E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Karriget antieksploziv tė pushtetit
Karriget antieksploziv tė pushtetit
Karriget antieksploziv tė pushtetit
"Kur tė vjen e keqja, hapi derėn", na mėson menēuria popullore. Hallet e banorėve tė Gėrdecit nuk kanė tė sosur: humbėn familjarėt, humbėn shtėpitė, ndėrsa presin tė marrin ca kacidhe nga shteti qė i mbajti nė fije tė eksplozivit.

"Kur të vjen e keqja, hapi derën", na mëson mençuria popullore. Hallet e banorëve të Gërdecit nuk kanë të sosur: humbën familjarët, humbën shtëpitë, ndërsa presin të marrin ca kacidhe nga shteti që i mbajti në fije të eksplozivit; ndërsa tani i mban në fije të ultimatumeve për të lënë shtëpinë e pushimit të oficerëve në Durrës. Si për ironi të fatit, duhet të largohen për t’u lënë vendin e të pushojnë ata që “u lodhën” shumë gjatë gjithë vitit, duke çuar eksploziv në Gërdec, duke iu bindur verbërisht urdhrave të politikës së korruptuar.
Shumë justifikime po dëgjojmë lidhur me këtë histori të dhimbshme. Të gjitha absurde dhe ofenduese për një popull që mendon se jeton në një Shtet të së drejtës.

Më e fundit dje, nga ish-ministri i Mbrojtjes, që po lutet t’i hiqet imuniteti, pa menduar asnjë çast ta dorëzojë vetë atë. Bën aludime për njerëz që ditën shajnë Delijorgjin e natën i çojnë mesazhe (pra e informojnë), duke harruar se ministër i Mbrojtjes nuk bëhesh për të pasur makinë luksi, por të mos flesh natën e të mendosh për sigurinë e njerëzve që ta kanë besuar atë detyrë. Një tjetër që e ka bërë gjumin rehat natën e që s’e ka çarë shumë kokën (e rezulton të vazhdojë të jetë i qetë), është dhe deputeti i zonës: Kërkoj në internet për të mësuar se kush është dhe çfarë ka bërë për zgjedhësit që i dhanë karrigen në Kuvend e që i besuan të ardhmen. Më del Astrit Patozi; një nga krerët e partisë në pushtet.

Banorët e Gërdecit i kemi parë në shumë protesta këto ditë: ata të Durrësit, që rrezikojnë të nxirren jashtë konvaleshencës dhe kanë në kokë ultimatumin e fundjavës; të tjerë në Vorë kërkojnë dëmshpërblimet, ndërsa të mbijetuarit tregojnë se vetëm pas tragjedisë njohën se një prej shefave të tyre ishte kunati i të parit të qeverisë. Në të gjitha këto histori, në krah të tyre, nuk kam parë ndonjëherë deputetin fitimtar, atë që falë votave të këtyre njerëzve dhe të tjerëve që vdiqën, sot ka rrogë në Kuvend disa herë më të lartë se më i shkathëti në normat e fabrikës së Delijorgjit. Ja ç’më rezulton nga Google të ketë deklaruar dhe do ju rezultojë edhe juve, nëse bëni kërkimin "Astrit Patozi + Gerdeci".

"Post-Gërdeci është një histori e ezauruar, sepse kjo qeveri reagoi në mënyrën më shembullore, duke e përballuar në mënyrën më të mirë. Keni shkuar në Gërdec për të bërë foto, ne kemi shkuar çdo ditë, kemi takuar ata njerëz, u kemi qarë hallin dhe kanë marrë shpërblimin. Ju doni ta ktheni kohën pas, por ajo nuk mund të kthehet më, pavarësisht nga dëshira juaj".

Shumë kanë ngrënë dhe vazhdojnë të hanë në kurriz të banorëve të Gërdecit. Është e vërtetë që qenkan ulur në karrige efikase antieksploziv, por Post-Gërdeci nuk mund të jetë "një histori e ezauruar". Jo për deputetin Patozi, por as për Zotin vetë.


Publikuar: 06.06.2008 01:21:37
Lexuar: 56 herė
Fjalėt kyēe: Karriget, antieksploziv, pushtetit, banoreve, Gerdecit,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Kosova pas 15 qershorit Kosova pas 15 qershorit
Kosova, sfiduesit e pavarėsisė Kosova, sfiduesit e pavarėsisė
A po ndodh nė Turqi, njė “puē i drejtėsisė”? A po ndodh nė Turqi, njė “puē i drejtėsisė”?
Kemi qasjen dhe ndjenjėn e bashkėpunimit me tė gjitha vendet Kemi qasjen dhe ndjenjėn e bashkėpunimit me tė gjitha vendet
Ēerek Shteti? Ēerek Shteti?
Kallauzi i pavaresise se Kosoves Kallauzi i pavaresise se Kosoves
Faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e ēmimit tė ushqimeve Faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e ēmimit tė ushqimeve
Nje pasaporte per nje jete me te mire Nje pasaporte per nje jete me te mire
Emigrantėt, Emigrantėt, "aksionerė pa pushtet"
Shqipėria e vogėl zhvillohet si tė tjerėt Shqipėria e vogėl zhvillohet si tė tjerėt
Google Yahoo MSN