E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Jeta thuajse e ėmbėl nė kafenenė e frontit...
Jeta thuajse e ėmbėl nė kafenenė e frontit...
Jeta thuajse e ėmbėl nė kafenenė e frontit...
Kur njė grup njerėzish, tė cilėt veten e quajnė Trashėgimtarė tė Luftėtarėve Serbė nga luftėrat nė Ballkan tė viteve 1912-1920, mblidhen pėr ritualin e djegies sė flamurit amerikan, patronėt e kafeterisė "La Dolce Vita" nė veri tė Mitrovicės as qė e kthejnė kokėn.

Kur një grup njerëzish, të cilët veten e quajnë Trashëgimtarë të Luftëtarëve Serbë nga luftërat në Ballkan të viteve 1912-1920, mblidhen për ritualin e djegies së flamurit amerikan, patronët e kafeterisë "La Dolce Vita" në veri të Mitrovicës as që e kthejnë kokën.

Në fakt, arsyeja pse të ashtuquajturit Trashëgimtarë djegin flamurin ka të bëjë me kundërshtimin e tyre ndaj mbështetjes së Washingtonit për "shtetin falso" të Kosovës.

Që prej luftës në Kosovë më 1999, kjo kafeteri, e mbuluar me tym duhani, është shndërruar në një vend grumbullimi për serbët ekstremistë, të cilët duan t'i mbajnë shqiptarët larg enklavës së tyre.

Sot, ndërkaq, kjo kafeteri ende mund të jetë një vend që mund të shihet në veri të Mitrovicës, megjithëse nuk pasqyron më atë ndjenjën e rrezikut shpërthyes. Megjithatë, pas shpalljes së pavarësisë, jeta në Mitrovicë u bë e rrezikshme për gazetarët e huaj, por edhe ata serbë, të cilët raportonin për protestat; disave u janë thyer kamerat, disa të tjerë janë rrahur.

Por, tani, me gjithë thashethemet e kohëpaskohshme për "terroristët shqiptarë", që vijnë për të kaluar urën dhe për të kërcënuar serbët, Rojat e Urës, të tubuar në kafeterinë “La Dolce Vita”, nuk e kthejnë më kokën nga ura.

Po bëhen gati 10 vjet që kur lumi Ibër u shndërrua në një “de facto” kufi midis serbëve dhe shqiptarëve të Mitrovicës dhe të dyja komunitetet, në mënyrë efektive, kanë ecur ndarazi në rrugët e tyre.

Në jug të qytetit, popullata shqiptare gjithnjë e në rritje është duke e ndërtuar një qytet të ri në shtetin e porsalindur. Në veri të qytetit, ndërkaq, Beogradi është duke bërë çmos për ta mbajtur në dorë komunitetin serb, duke dyfishuar pagat e atyre që binden.

"Beogradi kurrë nuk do t'ju braktisë", ishin zotimet e politikanëve serbë gjatë fushatave të tyre parazgjedhore, por shumë prej serbëve lokalë, të paktën ata që kanë pasur mundësi, kanë blerë pronë jashtë Kosovës.

Veriu i Mitrovicës sot pasqyron një relike jo edhe aq të dashur: apartamentet e vjetruara të kohës së socializmit janë të dekoruara gjithandej me rroba që thahen, kioskat e prishura ekspozojnë paratë e kohës së Jugosllavisë dhe kartolina të të përndjekurve për krime lufte, Ratko Mladiq dhe Radovan Karaxhiq. Tiketat ngjitëse me fotografinë e Vladimir Putinit janë shumë të kërkuara.

Oliver Ivanoviq, dikur Roje e Urës, është optimist. "Tani kemi hyrë në një periudhë më paqësore. Dikur ishte mallkim të thoshe se nuk do t'u bindesh urdhrave të Beogradit, por jo më".

Dhe, derisa ai fliste, në kafeterinë "La Dolce Vita", kamerieri shërbente pije të freskëta dhe jeta, edhe në këtë qoshe të hidhur të Ballkanit, megjithatë mund të fillojë të ketë shije më të ëmbël.

Marrë nga TIME


Publikuar: 06.06.2008 02:36:07
Lexuar: 80 herė
Fjalėt kyēe: Trashegimtare, Luftetareve, Serbe, lufterat, Ballkan,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Ndryshimi i dytė i Kushtetutės Ndryshimi i dytė i Kushtetutės
Rivendosja e tė drejtės sė cėnuar Rivendosja e tė drejtės sė cėnuar
"Ligji nuk do shkelur, as “pėr tė mirė"
Kombi dhe politika Kombi dhe politika
Nė Kosovė s’ka asgjė Perėndimore Nė Kosovė s’ka asgjė Perėndimore
FMN-ja dhe Banka Botėrore me shifra tė ndryshme nga ato zyrtare mbi zhvillimin ekonomik nė Shqipėri FMN-ja dhe Banka Botėrore me shifra tė ndryshme nga ato zyrtare mbi zhvillimin ekonomik nė Shqipėri
Bashkimi kombėtar, mundėsi e imponuar Bashkimi kombėtar, mundėsi e imponuar
Divorci, Divorci, "revolucioni" i fundit indian
Bursa, humor i zi te nafta dhe drithi Bursa, humor i zi te nafta dhe drithi
Rėndėsia e zgjedhjeve amerikane Rėndėsia e zgjedhjeve amerikane
Google Yahoo MSN