Barcelona ka arritur marrėveshje pėr nėnshkrimin me mbrojtėsin e Sevillas, Daniel Alves, pasi dy skuadrat janė marrė vesh pėr transferimin e tij.
Braziliani është informuar nga agjenti i tij se bisedat kanë shkuar mirë dhe se të dyja palët janë pajtuar për një çmim prej 32 milionë eurosh, plus ndërhyrjen e Barcelonës për zvogëlimin e çmimit të cilin e kërkon Mallorca për Fernando Navarron.
Alvesit, i cili aktualisht gjendet në SHBA me kombëtaren e Brazilit, i është thënë të përgatitet për të qenë pjesë e Barcelonës, ndërsa sipas raporteve ai ka qenë i mahnitur për këtë gjë.
Blaugranët tanimë kanë nënshkruar me Gerard Pique, Seydou Keita dhe Martin Caceres, ndërsa pas Alvesit, atyre iu nevojitet vetëm edhe një sulmues për ta kompletuar skuadrën.