Boston Celtics ka shėnuar fitore prej 98-88 ndaj Los Angeles Lakers nė ndeshjen e parė finale tė play-offit tė NBA-sė, tė zhvilluar gjatė mėngjesit tė hershėm nė Boston.
Kevin Garnett, i cili luajti në finalen e parë në karrierë, shënoi 24 pikë për Boston, ndërsa Paul Pierce e përfundoi ndeshjen me 22 pikë.
Kobe Bryant, i shpallur MVP i sezonit në NBA, shënoi më së shumti në radhët e Los Angeles Lakers, gjithsej 24 pikë.
Boston Celtics mund ta ketë rastin të fitojë edhe ndeshjen e dytë të finales, e cila do të zhvillohet po ashtu në Boston gjatë të dielës, para se ndeshjet të zhvendosen në Los Angeles.