E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Pse duhet tė votojnė emigrantėt
Pse duhet tė votojnė emigrantėt
Pse duhet tė votojnė emigrantėt
Pėrpara 10 ditėsh, G99 bashkėprezantoi njė platformė pėr afrimin e kandidimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian. Jemi sot tė inkurajuar qė shumica e klasės politike shqiptare e ka pėrqafuar kėtė ide dhe ky projekt po pėrparon. Sot vijmė me njė tjetėr ide, thuajse tė anasjellė, atė tė afrimit tė europianėve shqiptarė pranė kombit tė tyre, nėpėrmjet njė platforme konkrete qė do tė mundėsonte votimin pėr shqiptarėt jashtė atdheut. Koha pėr ta marrė kėtė vendim historik ėshtė tani.

Përpara 10 ditësh, G99 bashkëprezantoi një platformë për afrimin e kandidimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Jemi sot të inkurajuar që shumica e klasës politike shqiptare e ka përqafuar këtë ide dhe ky projekt po përparon. Sot vijmë me një tjetër ide, thuajse të anasjellë, atë të afrimit të europianëve shqiptarë pranë kombit të tyre, nëpërmjet një platforme konkrete që do të mundësonte votimin për shqiptarët jashtë atdheut. Koha për ta marrë këtë vendim historik është tani.

Shqiptarët nuk janë të shpërndarë në tre shtete, por në 133 shtete! Nuk duhet të lejojmë kurrsesi që shqiptarët të shpërndahen edhe më. Emigracioni është në të njëjtën kohë edhe zgjidhje (ekonomike) edhe plagë (shoqërore).

Koha e emigracionit si zgjidhje ekstreme, ka kaluar. Ka ardhur koha e fillimit të shërimit të plagës. Ndër të ikurit nga vendet e varfra, sipas të gjitha shenjave, shqiptarët janë ndër më aktivët dhe më të vendosurit sa i përket ruajtjes së lidhjeve me rrënjët. Kontributi i vazhdueshëm ekonomik prej 15% të PBB mesatar për çdo vit, gjatë gjithë këtyre viteve - që korrespondon me katërfishin e investimit të huaj në vend - e dëshmon më së miri.

Por rreziku që shqiptarët jashtë vendit të vazhdojnë të alienohen, është real. Njëzetvjeçarët e fillimviteve ’90, sot janë mesogra e mesoburra me familje që kërkojnë gjithnjë e më shumë kohë e shpenzime, çka pakëson gjithnjë e më shumë kontributet e tyre ekonomike dhe njerëzore për Shqipërinë e familjeve të tyre të para. Do ishte e palejueshme dhe e pamerituar të mos nisim të merremi me forcimin e lidhjeve. Shqiptarët ikën dhe po ikin, jo aq sepse Shqipëria është e varfër në mundësi potenciale, por sepse sistemet e qeverisjes ishin dhe janë shpresëhumbëse.

Pas shifrave domethënëse të kontributit të vazhdueshëm ekonomik si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së tranzicionit, si dhe plot konstatimeve të tjera, qëndrojnë një numër të vërtetash tronditëse të cilat, të gjitha një nga një, janë arsyet që na shtynë drejt nismës që shqiptarët kudo ku janë tani e tutje duhet të votojnë.

Emigrantët shqiptarë janë mesatarisht 25-40 vjeç. Ky grup kaq i madh me pjesëmarrje politike zero, pra pa aksione në rrugën e demokratizimit dhe shtetbërjes, e ka të pamundur që ashtu si merr e jep ekonomikisht, të ndikojë në aspektin tjetër edhe më të rëndësishëm, në kulturën politike shqiptare. Nëse këta të rinj nuk fillojnë të bëhen pjesë e proceseve politike, dhe përmes tyre të fateve të vendit, rrezikojnë ta rrisin distancën, bashkë me distancën edhe indiferencën, dhe e gjitha do t'i afrohej harrimit, çka do të ishte me pasoja dramatike për fatet e kombit.

Duke jetuar prej vitesh kryesisht në vende me demokraci liberale të konsoliduar, vota dhe komunikimi politik me ta do të sjellë, pashmangshmërisht, ndikim pozitiv në proceset dhe kulturën politike shqiptare në përgjithësi. Kur ta bëjmë të mundur që të votojnë, ata do jenë sigurisht ndër bartësit më të sigurt të vlerave demokratike perëndimore.

Votimi i tyre do të ndihmonte në zbatimin e një strategjie më të mirë kombëtare për emigracionin; mbrojtja e të drejtave, arsimimi në Gjuhën Shqipe, integrimi në vendet pritëse, konservimi dhe forcimi i lidhjeve me Shqipërinë.

Janë 115 vende në botë, prej të cilave 41 në Europë, që u mundësojnë shtetasve të tyre të votojnë edhe jashtë kufijve të vendit, ndërsa Shqipëria jo. “G99” mendon se është e palejueshme që ndërsa në asnjë prej këtyre vendeve nuk ka emigracion aq të madh sa Shqipëria, prej Shqipërisë 20% e popullsisë ndodhet në emigracion.

Kanë kaluar shumë kohë nga ikja e vrazhdë e shqiptarëve mbi anije. Prej atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Të shumtat, për mirë. Por më tepër në kuptimin material. Dhe ajo, ajo që me ankth kemi pritur gjatë gjithë këtyre viteve, kthimi i butë pas largimit të vrazhdë, nuk po ndodh. Nuk mund të presim të ndodhë vetvetiu.

Vetvetiu s'ka për të ndodhur kurrë. Duhet të krijojmë kushtet që të ndodhë. Nuk është fjala që kushtet t'i krijojmë "ne" dhe pastaj të nisin të kthehen "ata". Këtë nuk mund ta bëjmë dot veç e veç, as "ne" as "ata". Duhet të punojmë e të lodhemi të gjithë bashkë. Sa na përket "ne", një fillim i mirë do ishte t’u krijojmë kushte të votojnë. Nuk besoj se mund të ketë edhe një shqiptar të vetëm jashtë Shqipërie që nuk dëshiron të votojë. Të gjithë duan. Madje të gjithë ziejnë. Shumë politikanë kanë folur për këtë çështje, fatkeqësisht shumë pak prej tyre e kanë përdorur mandatin e deputetit për të propozuar një zgjidhje konkrete e për ta depozituar atë tek zyra ngjitur me tyren në Parlament. Sot, ky populizëm nuk ka më rëndësi, ndaj dhe na mbetet të fillojmë sot me paraqitjen e platformave konkrete se si do realizohej e sa do kushtonte ky projekt.

Shqipëria mund të kthehet në një vend të mundësive për shqiptarët jashtë atdheut. Por mundësia e parë që duhet të ofrojë, është që ata të bëhen aksionerë të vendimeve tona të mëdha për të ardhmen. Në ditët dhe javët në vazhdim, nuk do të rreshtim përpjekjet për një mobilizim të publikut me ide konkrete, iniciativa ligjore zgjedhore, lobim dhe debat kudo e me këdo, gjersa t’ia dalim për këtë vendim historik. Jam i bindur se të gjithë bashkë, me vullnet të mirë, do t’ia dalim!


Publikuar: 06.06.2008 02:53:12
Lexuar: 94 herė
Fjalėt kyēe: Pse, duhet, votojne, emigrantet,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Gratė, stabiliteti dhe zgjedhjet 2008 nė Maqedoni Gratė, stabiliteti dhe zgjedhjet 2008 nė Maqedoni
Proskinezi fizike apo mendore?! Proskinezi fizike apo mendore?!
Ekonomia amerikane nė recesion? Ekonomia amerikane nė recesion?
Ēfarė po bėjmė ne pėr shtetin e Kosovės? Ēfarė po bėjmė ne pėr shtetin e Kosovės?
Si mund tё reanimohet mjekёsia e Kosovės? Si mund tё reanimohet mjekёsia e Kosovės?
Hallet e Ballkanit... Hallet e Ballkanit...
Lehtėsi e vėshtirė nė ambasada Lehtėsi e vėshtirė nė ambasada
Fazė kritike nė ekonominė kineze - Prodhuesit botėrorė po i transferojnė porositė nė vende tė tjera Fazė kritike nė ekonominė kineze - Prodhuesit botėrorė po i transferojnė porositė nė vende tė tjera
Tė ndėrtojmė strategji tė pėrbashkėta me diplomacinė e re kosovare Tė ndėrtojmė strategji tė pėrbashkėta me diplomacinė e re kosovare
(Jo)Indiferenca e Opozitės ndaj gjashtė pikave tė Ban Ki Moon-it (Jo)Indiferenca e Opozitės ndaj gjashtė pikave tė Ban Ki Moon-it
Google Yahoo MSN