Fizikanti i madh Enriko Fermi thoste qe me 1950 "N.q.s. jashtetoksoret ekzistojne, atėherė ku janė?" Dikush do tė thotė se ku e dimė ne se nuk janė tashmė kėtu (p.sh. si tek filmi 'Man in Black'), por ėshtė fakt, qe shkenca e sotme nuk ka arritur te gjeje ndonjė fakt te bindshm mbi ndonjė nderhyrje biologjike, kimike apo teknologjike, jashtėtokėsorė.
Ekziston fenomeni i UFO-ve, por si dhe dihet, ai është me shumë një akt besimi se sa i bazuar ne fakte te vërteta empirike. Nëse do të gjykonim sipas ligjeve te evulucionit dhe duke u bazuar ne numrin; miliarda yje vetëm ne galaktiken tonë (Udha e Qumeshtit) apo ne miliardat e galaktikave qe ekzistojne ne gjithesi, atëherë me një aryetim shumë te thjeshtë, i bie qe qyteterimet aliene-jashtëtokësorë te jenë me miliarda. Ne çdo sistem diellor me planete, ku jeta do të ishte e mundur, do të krijoheshin qyteterime. Kjo jetë mund te mendohet si e ngjashme me atë qe njohim ne, apo dhe krejtësisht e ndryshme; e bazuar ne elemente totalisht te ndryshëm.
Sipas ligjeve te evulucionit - sapo te linde një organizem primitiv, atëherë ai do të ece drejt zhvillimit dhe deri ne stadin me te lartë, pra ne krijimin e një qyteterimi. Sipas këtyre arsyetimeve, duhet te mendojeme qe jeta inteligjente, apo dhe jo, është kudo. POR historia evolutive e tokes na bën te mendojmë dhe diçka tjetër, qe do të na bënte jo dhe aq te sigurtë mbi ato arsyetimet e mesiperme. Qe nga lindja e jetës mbi toke, për 3 miliarde vite rrjesht, kanë jetuar vetëm organizma njeqelizore - dhe vetëm qe prej 700 milione vitesh ekziston një jetë shumeqelizore, madje akoma nuk dihet me siguri dhe saktë, si ka lindur jeta njeqelizore dhe me pas kalimi i befasishem ne atë shumeqelizore. POR edhe nëse jeta shumë qelizore do të lindete, nuk është e thënë se ajo duhet te shkoje drejt një krijimit te qenieve inteligjente. Këtë e tregon me së miri historia e planetit tonë. Dinosauret e mbreteruan tokën për 140 milion vitesh, por kurrë nuk evoluan drejtë një jetë inteligjente dhe kurrë nuk krijuan një qyteterim. Madje zhdukja e tyre qe një rastesi(rënia e një asteroidi). Pa përmendur me pas qe dhe shumë krijesa te tjera e kanë banuar tokën për qindra miliona vite dhe nuk kaluan kurrë ne qenie inteligjente. Pra me te vërtetë arsyetimi mbi shumesine e yjeve dhe galaktikave na bën te mendojmë se medoemos duhet te ekzistojne qyteterime te tjera, por arsyetimet e tjera, te bëra mbi historinë evolutive te tokes i vënë një pikepyetje te madhe çështjes.
Së fundi këtyre po i shtoj dhe një tjetër te bërë nga shkencetaret. Nëse e marrim si fakt te kryer ekzistencën e qeneieve jashtëtokësorë - atëherë i bie qe gjatë 12 miliarde viteve te ekzistencës se gjithesise te jenë krijuar miliona apo miliarda qyteterime. Duke u bazuar mbi një teknologji qe nuk është aspak fantastike, por shumë e mundshme. P.sh.: Nga nga një planet ku ka lindur dhe zhvilluar jeta niset një grup eksploruesish dhe kolonizatoresh. Është llogaritur qe me një udhëtim prej njeqind (100) vitesh, arrihen dy yjet me te afert dhe me pas, gjatë 500 apo 1000 viteve këto dy yjet e kolonizuara nisin nga ana e tyre, grupe te tjera kolonizuese (apo eksploruese) drejt yjeve qe ato kanë me afër dhe kështu me radhe.
Dihet qe me kalimin e viteve teknologjia ecën shumë shpejt përpara, pa folur me pas për kalimin e shekujve. Kështu brenda 2000 vjetësh do të kolonizohej një hapësirë prej dhjetra yjesh, pas 3500 vjetësh qindra yje dhe pas 5000 vjetësh një pjesë e konsiderueshme e galaktikes. Duke vazhduar llogaritjet ne këtë mënyrë del qe duhen nga 4 deri ne 50 milone vite për te kolonizuar tërë galaktiken. Foto 2:
Pra pas këtij arsyetimi te thjeshtë dhe jetës se universit, del se gjithesia, apo se pakti galaktika jonë do të ishte kolonizuar me kohe nga qyteterimi i parë qe do kish dalë. 4 apo dhe 50 milione vite janë gati asgjë me 12 (apo 20)miliarde vitet e gjithesise - dhe qyteterimi i parë qe do kishte dashur do e kishte bërë me kohe. Këto arsyetime janë shumë te thjeshta dhe nuk mund te kundërshtohen shumë lehtë. Tani ndoshta vërtetë nuk është krijuar jetë ne planete te tjerë, jashtëtokësorë, ose jeta ekziston tashmë ne miliona planete, por udhetimet nderyjore janë te pamundura, apo mund te mendojmë qe askush nuk ka dashur te ndërmarrë ekspedida eksploruese dhe kolonizuese (por natyra dhe nevojat tona na tregojnë te kundërtën) - dhe e fundit; alinet mund te jenë mes nesh prej kohësh, por nuk duan t'i shohim ne; nuk duan te dalin ne drite.