Validacion ėshtė njė metodė e komunikimit me te cilėn arrijme qe personi te cilin e Validojme ta perpunoje te kaluaren dhe te jetoje i kėnaqur ne te tashmen, ne botėn e tij ashtu siē e percepton dhe jeton sot.Kėtė metodė e ka krijuar dhe perpunuar Naomi Feil dhe aplikohet tek pleqet te cilėt vuajne nga Alzheimer.
Naomi Feil ka lindur 1935 ne Munih te Gjermanise. Është ritur dhe ka jetuar ne SHBA ku ka studijuar Psikologji Sociologji dhe Gerontologjine. Prindet e saj kanë udhehequr një Azil Pleqesh ne Cleveland Ohio ku ajo ka kaluar një pjesë te madhe te ditës gjatë femijerise se saj. Kohen kur moshataret e saja luanin me fëmijë te tjerë ajo ka lozur me pleq. Puna me pleqet e ka fascinuar qysh nga kontaktet e para ashtu qe ajo jetën ia ka perkushtuar kësaj teme se si te akceptohen pleqet me problemet e tyre fizike dhe psiqike te cilët lindin me kalimin e viteve, dhe si te ju ofrohet përkrahje qe ta perfundojne jetën e tyre ne paqe duke ua lehtesuar këtë faze përfundimtare te jetës, si atyre, njeashtu edhe anëtarëve te familjes, dhe punetoreve te cilët punojnë ne institucionet qe perkujdesen për pleqet.
Një pasion dhe talent tjetër i Naomit është edhe aktrimi. Ajo se bashku me bashkeshortin e saj ka zhiruar shembuj nga puna praktike dhe mënyrën se si mund me lehtë te aplikohet kjo metodë gjatë jetës se përditshme. Është një artiste e mrekullueshme dhe mënyrën se si i aktron ajo pacientet alzheimer metevertet e fascinon shikuesin. Filmat e saja përdoren gjatë kurseve te Validimit për prezantim dhe mësim me te lehtë te kësaj metodë.
Ne një intervistë Naomi është shprehur:
"Unë kam jetuar ne azilin e pleqeve derisa isha e vogël, i njoha njerzit qe jetonin aty dhe për mua ata nuk ishin as te desorientuar e as te cmendur, për mua ishin "shokë" dhe "shoqe", tepër te dashur dhe çdonjëri prej tyre i veçantë ne natyren e vete."
Validacioni te meson ta akceptosh tjetrin ashtu siç është, ajo e ndihmon pacientin ti arrije qëllimet e veta dhe jo neve qe punojme me te. Pacienti meson ti shprehe ndjenjat dhe agresionet e grumbulluara ndërsa ne vetëm jemi ndegjues dhe ngushellues. Kur te thotë dikush "Ohh jam duke folur me nënën!" duhet ta akceptosh dhe mos e korrigjosh. Cfar dobie i sjell pacientit nëse i thua: "Je 80 vjeç dhe nënën e ke te vdekur!"? Pacienti ka nevojë të flasë me nënën, ti shprehe gjërat te cilët nuk ka arrit ti shprehe derisa ajo ishte gjallë. Të shprehe ndjenjat dhe emocionet i sjell atij lehtesim dhe çlirim, kjo i ndihmon atij ta mbyll kapitullin e jetës dhe te vdese ne paqe.
Duhet te jemi ne gjendje te ndjejme Empathie d.m.th. te ndjejme njëjtë siç ndjen ai, ta shohim botën nga perspektiva e tij dhe në vend qe ta konfrontojme me realitetin duhet ta pyesim: "Si duket nëna juaj ne këtë çast? Çka jeni duke biseduar?" Ti kujtojmë çaste te bukura nga e kaluara me pyetjet: "A është veshur bukur sot nëna?" apo "Cfar parfumi ka venduar sot?"
Pyetjet e tilla e stimulojne te shpraze barkun, ta kujtoje te kaluaren po edhe te ju rikthehet casteve te këndshme te jetës. Nuk duhet te genjejme dhe të themi: "Edhe unë e shoh nënën tuaj!"
Validation d.t.th te akceptosh gjendjen e pacientit, ta marrësh atë nga vendi ku gjendet dhe ti ndihmosh ta pregatite valixhen për udhetimin e tij te fundit- vdekjen.
Çdo njeri i ri kur e mendon vdekjen ka dëshirë qe kur ti vijë momenti te lënë çdo gjë nga jeta e perparshme ne këtë botë te rregulluar. Njejte edhe pleqet, ata te cilët janë te desorientuar ne mënyrën e vete mudohen ti mbyllin kapitujt e jetës dhe ti rregullojnë gjërat ne këtë botë qe do ti lënë pas. Dikush duhet te perpunoje perjetime negative nga e kaluara, dikush ndonjë humbje te hidhur, ndërsa dikush te pajtoje me dikend me te cilin ka mbajt gjatë kohe hidherim.