E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Komunikimi me pacientėt-Naomi Feil
Komunikimi me pacientėt-Naomi Feil
Komunikimi me pacientėt-Naomi Feil
Personat ne fazen e pare i shprehin konfliktet ne mėnyrė te fshehur ne atė menyr qe diēka apo dikend nga koha e tashmja e personifikojne si simboli i dickaje nga e kaluara. Kjo mund te manifestohet p.sh. qe errėsira para gjumit ne dhome te ngjalle emocione se i kujtohet njė periudhe, apo se pamja e njė personi ia kujton dikend nga e kaluara me te cilėn ka pasur qoftė experienca pozitive apo edhe negative.

Kur të kesh përpara një pacient me rëndësi është te analizohet:
- Gjendja fizike dhe psiqike
- Sjellja e tij gjatë ditës- a është agresiv, depresiv etj
- A është pacienti i orientuar ne aspekt kohor dhe rrethit me shumë gjatë paradites apo ne mbrëmje
- Aftesia e komunikimit verbal- a din ti lidhe fjalët dhe fjalite ne kontekst apo flet pakuptimte etj

Pas analizimit te këtyre pikave mund ta klasifikojme se ne cilën faze gjendet pacienti.

Faza e pare:

Personat ne fazen e pare i shprehin konfliktet ne mënyrë te fshehur ne atë menyr qe diçka apo dikend nga koha e tashmja e personifikojne si simboli i dickaje nga e kaluara. Kjo mund te manifestohet p.sh. qe errësira para gjumit ne dhome te ngjalle emocione se i kujtohet një periudhe, apo se pamja e një personi ia kujton dikend nga e kaluara me te cilën ka pasur qoftë experienca pozitive apo edhe negative.

Karakteristikat e kësaj faze:

Qëndrimi trupor:

- Muskulatura trupore është e tendosur
- mban me duart p.sh. canten ose ndonjë objekt dhe e mban ashtu sikur ka frikë se ja merr dikush nga dora.
- Levizjet trupore janë precize dhe stabile
- Shiqimi është i perqendruar, analizon çdo gjë nga rrethi
- Gjuha dhe zëri- te folur te qartë me ze te lartë, fjalor te zgjedhur, fjali mirë te formuluara.
- Frymemarja siperfaqesore dhe e shtypur
- Aftesite kognitive- janë te orientuar ne aspekt kohor, vendor dhe situativ. Janë te aftë te lexojnë shkruajnë dhe bëjnë llograria matematikore.

Karakteristikat psiqike:

- Me rrethin e tyre janë agresiv, grinden për gjëra te vogla dhe akuzojne padrejtesisht te tjerët.
- Duan te trajtohen me autoritet, ndegjojne me vëmendje kur ju flasish. Nuk shprehin emocionet dhe ju pengon afersia dhe prekjet nga te tjerë (perqafimet dhe ledhatimet)
- Rastet e dezorientimit të tyre dhe harreses janë ne gjendje ti verejne dhe reagojne me frikë dhe deshperim.
- Shprehin pakenaqesine rreth paaftesise se tyre me agresivitet dhe te qajtura
- Fshehin gjërat dhe i mbledhin ne cante apo diku ne dhome (p.sh. ushqime dhe gjëra tjera qe gjejne)


Faza e dytë:

Ne këtë faze pacienti humb me shumë aftësinë e perceptimit real te rrethit dhe aftësinë motorike. Nuk janë me ne gjendje ti mohojne humbjet e aftësive të tyre, terhiqen ne vetvete dhe e humbin ndjenjen për realitet.

Karakteristikat trupore:

- Tonusi muskukor nuk është me i tendosur si ne fazen e pare
- Levizjet trupore nuk janë te koordinuara si duhet
- I heqin kembet zvare gjatë ecjes
- Bejne levizje te paperqendruar dhe te ngadalshme ne hapësirë dhe lënë përshtypje sikur janë ne kerkim te dickaje

- Shiqimi është i turbull dhe shpesh lënë përshtypje se kanë një shiqim te perqendruar ne largesi
- Gjuha dhe zëri- flasin ngadal, fjalive ju mungon theksi dhe melodika. Perdorin ca fjale te vetesajuara dhe te pakuptimte.
- Frymemarja është e ngadalshme dhe e qete

Aftesite kognitive:

- Ne aspekt kohor, vendor dhe situativ janë te dezorientuar
- Kercejne ne fazat e ndryshme te jetës se tyre, i jetojne ata sikur janë ne kohën e tashmë
- I harrojnë ngjarjet aktuale por i kujtojnë me mirë ata nga e kaluara, sidomos ngjarje me permbajte emocionale
- Nuk posedojne aftësi ti kategorizojne gjërat ne mënyrë korekte
- Aftesia e koncentracionit është e zvogluar
- Ju mungon të menduarit te logjikshem
- Janë ne gjendje te lexojnë por nuk mund te shkruajnë dhe bëjnë llogaritje te thjeshta matematikore
- Kendojne dhe ju pëlqen muzika

Karakteristikat psiqike

- Nuk janë ne gjendje ti kontrollojne sjelljet sociale
- E ndjejne kush është i sinqertë ndaj tyre dhe kush shtiret dhe tallet me to (është e vërtetë kjo e them nga experienca se mahnitese është te shohish se si shpirterisht e ndjejne sinqeritetin dhe qëllimet e tjerëve!)
- Nuk i ndegjojne njerzit e rrethit tyre d.m.th. ne një mënyrë i ignorojne dhe lënë përshtypje se janë ne një botë tjetër.
- Gjatë lojave dhe kendimit nuk ju permbahen rregullave
- Reagojne ne mënyrë pozitive ndaj ledhatimeve dhe perqafimeve, d.m.th. pëlqejnë afersine dhe ngrohtesine.
- Shprehin emocionet pa hezitim
- Kerkojne plotesimin e menjehershem te nevojave tyre personale d.m.th. janë te padurueshem
- I kujtojnë me endje kujtimet e këndshme te femijerise dhe flasin rreth to
- Nuk janë ne gjendje te kontrollojne vetveten

Faza e tretë : Levizjet e perseritura

Njerzit ne këtë faze nuk janë ne gjendje ti shprehin ndjenjat e tyre. Ata terhiqen ne vetvete dhe bëjnë levizje te perseritura, shpesh artikullohen me tinguj te pakuptimte për te tjerët dhe ne këtë mënyrë i perpunojne konfliktet e pazgjidhura nga e kaluara. Pjeset e trupit shenderohen ne symbole dhe levizjet i zevendesojne artikulimin verbal. P.sh.. një person perplas kembet ne dysheme derisa ti kaloje nervoza, ose një grua ledhaton doren e saj duke imagjinuar se mban ne krah një foshnje.

Karakteristikat fizike:

- Muskulatura është e cliruar
- Levizjet janë gracioze dhe ritmike ne dy drejtime
- Ne aspektin motorik janë shumë te shkathet kur duan te clirohen nga ndonjë vend i mbyllur
- Kane levizje te perseritura

Shiqimi nuk është i perqendruar dhe sytë shpesh i mbajnë te mbyllura.

Gjuha

- Nuk janë ne gjendje te formulojne fjalia
- Gjuha normale e një te riturit zhduket
- Levizjet ritmike e zevendesojne të folurit shpesh here këta levizje janë te kombinuar edhe me tinguj

Frymemarja është e qete dhe ritmike.

Aftesite kognitive

- Nuk dinë te shkruajnë e as te lexojnë
- Janë ne gjendje te kendojne kenge te lehta për fëmijë nga fillimi deri në fund
- Kane faza te shkurta te koncentracionit
- Nuk janë ne gjendje te koncentrohen ne me shumë se një person apo send njekohesisht


Karakteristikat psikologjike

- Nuk janë ne gjendje ti kontrollojne te shprehurit e tyre emocional
- Zhduket nevoja për komunikim verbal
- Nëse janë te motivuar ekziston mundësia e një integrimi social te pjesërishëm
- Reagojne vetëm ne shiqim direkt, ledhatime dhe prekje, d.m.th. ignorojne kur ju flasish
- Nuk janë ne gjendje te luajnë simbas rregullave qe dikush tjetër ua percakton, ata sajojne individualisht rregulla tjera
- Nepermes levizjeve krijojne kenaqesi, kontrollojne friken, menjanojne bezdisjen nga monotonia dhe sigurojne existencen
- Tingujt qe i perserisin qetesojne dhe ndihmojne ne perpunimin e emocioneve te mbrendshme
- Terhiqen ne izolim dhe vetmi
- Posedojne mençuri qe nëpërmes levizjeve ti perpunojne konfliktet e pazgjedhura nga e kaluara
- I kujtojnë experiencat nga e kaluara
- Qajne shpesh

Faza e katert: Vegjetimi

Njerzit ne këtë faze nuk reagojne ndaj botës se jashtme, me validation dhe komunikim nonverbal mund te arrihen reakcione te vogla. Ne këtë periudhe personi ka nevojë për prekje, mirenjohje dhe përkujdesje. Reshqitja ne këtë faze mund te mënjanohet nëse Validacioni aplikohet ne një nga fazat e mëhershme.

Karakteristikat fizike

- Muskujt janë te dobesuar dhe rin te kerusur si ne pozite embrionale te shtrire ne shtrat ose ne karroce në rast se mobilizohen. Vuajne nga kontraktura muskulore
- Levizjet janë te pakta

Shiqimi

-E shte i shprazet dhe i paperqendruar, me shumë i mbajnë sytë e mbyllur

Karakteristikat Psiqike

- Nuk reagojne ndaj rrethit te jashtem dhe nuk tregojnë emocione.



Publikuar: 06.06.2008 05:17:37
Lexuar: 145 herė
Fjalėt kyēe: Komunikimi, pacientet, Naomi, Feil, faza,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Familja, vater e ekuilibrit psiko-emotiv Familja, vater e ekuilibrit psiko-emotiv
Largojeni lodhjen kronike (2) Largojeni lodhjen kronike (2)
Gjashtė kėshilla pėr tė gjetur shpirtin binjak Gjashtė kėshilla pėr tė gjetur shpirtin binjak
Nėna, babai, foshnja Nėna, babai, foshnja
Tė heqėsh dorė nga duhani Tė heqėsh dorė nga duhani
Terrori psikik nė vendin e punės/shkollės... Terrori psikik nė vendin e punės/shkollės...
Si t’i dėgjojmė fėmijėt tanė kur flasin? Si t’i dėgjojmė fėmijėt tanė kur flasin?
Foshnja nuk duhet tė flejė nė njė krevat me prindėrit Foshnja nuk duhet tė flejė nė njė krevat me prindėrit
Rregulla pėr njė jetė tė suksesshme Rregulla pėr njė jetė tė suksesshme
Shenjat qė tregojnė se marrėdhėnia ėshtė nė finish Shenjat qė tregojnė se marrėdhėnia ėshtė nė finish
Google Yahoo MSN