Pėr here tė parė experience me njė pacient me Alzheimer kisha para afėr 9 vitesh. Njė mikja ime ikte ne pushime dhe me luti ta zevendesoj. Ajo ishte 24 ore ne ditė nėn pėrkujdesje, jetonte akoma ne banesen e saj dhe fėmijėt e saj ishin munduar qe tja ofrojnė gjith kushtet ne ambientin shtepiak qe mos e detyrojne te jetoje ne njė institucion te posaqem.
Me la përshtypje se ne banese e pash shtratin siç është ne spital, dhe aty kishte edhe rypa për fiksim d.m.th. ne raste nevojë kur ka qenë hyperaktive e kan lidhur për shtrati. Ne dosjen e saj shkruante se refuzon higjienen trupore, ushqimin dhe medikamentat, kolegja e nderimit te nates tha qe pjeserisht ka qenë e detyruar te aplikoje dhunë. Meqë edhe medikamentat i refuzonte, ishte edhe agresive. Personat hyperaktive kur ua ndalojsh levizjet bëhen agresive, prandaj me rëndësi është te ju ofrojsh pune dhe obligime ku mund ta shprazin atë hyperaktivitetin e tepert.
Ne dosjen shkruante se edhe gjatë nates nuk flente si duhet dhe e kalonte naten ne levizje duke u end nëpër banese dhe duke bërë levizje te perseritura.
Unë jam kundër dhunes kështu qe me mendjen time thash do të provoj diç te re me te. Rreth biografise nuk kishte asnjë te dhënë.
Kisha orar prej 12 oresh ne banese te saj, ne ora 7:00 fillonte nderimi e deri ne ora 19:00. Sa shkoja ajo ashtu e veshur me rrobat e flejtjes rinte pranë tavolines dhe bënte levizje te perseritura. Nuk bënte asgjë tjetër, nuk reagonte kur i flisja, dhe as kur mundohesha ta motivoje te beje diçka. rinte ne këmbë dhe bënte sikur rafshonte diçka, dhe rradhitke. Levizjet ishin ritmike dhe të njëjta dhe rrallë leshonte ndonjë ze nga vetja qoftë një ofshame qe tingellonte si deshperim, apo edhe tinguj qe i asociojsha me qetësi dhe lehtesim shpirtëror.
Ajo ishte ne fazen e tretë. Refuzonte ushqimin, medikamentat, me injoronte mua plotësisht dhe cfardo qe bëja apo i flisja unë, thjesht nuk isha ekzistente për te.
Nga kurreshtja thash do ta provoj ta Validoj meqë kisha lexuar pak për këtë terapi. Kur kthehesha ne shtepi i shfletoja librat dhe materialet qe kisha në lidhje me këtë teme. Kisha shumë frikë mos gaboj meqë nuk kisha experience.
Me rëndësi kur komunikojsh me dikend qe duhet ta validojsh është te zbresish ne nivel te personit, d.m.th. ne rastin e saj duheshte te perdori komunikimin nonverbal dhe levizjet e perseritura.
Një ditë qendrova pranë saj dhe fillova edhe unë mbi tavoline te "rafshoj" njëjtë si ajo duke imituar shpejtesin dhe levizjet siç i bënte ajo. Ishte momenti kur ajo për here të parë reagoj. I shiqoj një here duart e mia, me pas me shiqoj ne sy dhe si e zemeruar nxjori ca tinguj sikur deshti te me qortoje.
Me ra ka duart si kur një femijut vogël ja bejsh ndalesat mos prishe diçka te vlevshme dhe me rëndësi. Mbulesen e tavolines e mblodhi, e perplasi për dysheme dhe filloj e zemeruar te kerceje mbi te, pas ca minutash u qetesua.
Isha e deshperuar se nuk dija asgjë për te kaluaren e saj, ne dosjen siç thash me lartë nuk shkruante asgjë rreth biografise se saj. E dija qe ka fëmijë por ata nuk ishin aty ti pyes, dhe as vinin ne vizite. Kështu qe fillova te gjurmoj nëpër banese ne vitrinat e saja. Vitrinat e saja ishin përplotë libra, dominonte letërsia e vjetër si Goethe, Shaekspear, Schiller, Moliere, kishte enciklopedia të ndryshme, libra udhëtimi me pamje nga vende të ndryshme te botës, libra rreth muzikes klasike, libra rreth luleve, dhe kishte edhe ca libra interesante me mode dhe dizajn, udhezime si te qepish fustana, krijojsh modele etj. Këta te fundit ishin përplotë letra ne mbrendi me shënime dhe dukeshin sikur shumë janë shfletuar.
Gjeta edhe një album me fotografi nga e kaluara. Gjatë shfletimit te albumit pash ca foto te saja dhe menjehere i asociova rrethanat dhe situaten. Ne fotografi dukeshte ajo si e re, ulur pranë një maqine për te qepur dhe rrotull saj fëmijë shumë te vegjel. Ne foton tjetër përsëri ajo, pranë tavolines duke paluar materialin, dhe duke vizatuar modelin qe donte ta preje me gershere. Rash ne përfundim qe ose ka qenë rrobaqepese me profesion, ose pa e ka pas pasion këtë gjë. Unë me levizjet e mia bëra rremuje ne botën e saj, ia prisha rregullin prandaj ajo reagoj me zemerim.
Ne fotot e tjera shiheshte ajo duke rregulluar lulet, me fëmijët duke lozur, dhe bashkeshorti dominonte çdokund me fytyre tepër serioze dhe te mrollur. E bëra profilin e saj dhe shkruajta ca pika qe te provoj dhe experimentoj me te.
Meqë pash libra te muzikes klasike pregatita ne shtepi ca CD-ja. CD-player kishte ajo për fat te mirë.
Lule ne banese te saj nuk kishte, kështu qe morra nga shtëpia ime ca saksia me lule dhe i çova. Here pas here merrja ndonjë buqet me lule te fresketa dhe ja vendoja ne vazo.
Bera gati një kuti me materiale të ndryshme, disa te trasha për dimer, te tjerat mendafsh, saten etj i kisha ne shtepi ca qe me kishin mbetur mua nga fustanat dhe kostumet qe i kisha qepur dikur.
Ditën tjetër fillova ngadal, njëherë leshova muziken. Pamja e saj ndryshoj, me la përshtypje te qete dhe te lumtur. I pelqente muzika. Si e dyta ja vendova përpara lulet, buzqeshi dhe mori enen qe e lash ne tavoline ti ujite. I prekte gjethet me plotë perkushtim dhe lehtë i ledhatonte lulet. Me pas mori saksine dhe e la ne dritare ku kishte me shumë drite. Pash qe lulet i ka dashur shumë dhe i kishte pasion.
Dhe në fund ja vendova kutine përpara me materialet. Si fëmijë i vogël qe hap pakot për ditelindje, ashtu i nxjerte dhe me çdo cop qe nxjerte klithte plotë gezim. I palonte dhe rradhitke ne tavoline. Levizjet i bënte sikur i pregatitke për ti bërë fustana. Morri me pas karriken dhe u ul, bënte sikur ka përpara një makine dhe qepte, kemben e levizte ne mënyrë ritmike sikur e ka mbi pedale.
Ishte shumë e qete dhe e qeshur, dhe pas nja 1 ore u çuar dhe u ul ne karriken tjetër ku ja kisha lënë ushqimin, e ngreni vete, i lajti duart dhe shkoj ne shtrat te pushoje.
Dita e pare qe kisha sukses, e ngreni ushqimin vete. Ia bëra kështu një orar sikur qe imagjinova se duhet ta kishte pas ne te kaluaren. Ia vendojsha mengjesin përpara, pastaj enen me te cilën i ujitke lulet, dhe me në fund ja nxjersha kutine me materialet. Gjithat i bënte një pas një, madje edhe medikamentat i gelltitke vete kur ia ofrojsha, e pastaj i ktheheshte "punës" dhe obligimeve te saja.
Vajza e saj erdhi pas afër 1 muaj ne vizite. Pas bisedës qe bëra me te ma dha komplimentin qe duheshte ta nderoj profesionin ne detektiv meqë ia kisha bërë profilin sikur te kisha qenë ne te kaluaren prezente ne familjen e tyre.Ishte e mahnitur nga ndryshimi, gjumin e bënte gjatë nates me mirë sepse gjatë ditës "lodheshte" duke punuar, dhe kishte një ditë te plotësuar. Gjatë bisedës morra vesh qe ajo ne te kaluaren ka qenë rrobaqepese, e ka pas afër 30 vite profesion dhe e ka punuar nga banesa. Problem ka pasur me bashkeshotin, atij i pengonte profesioni i saj dhe shpesh kanë pasur grindje.
I pengonte zhurma e makines pasdarke, dhe i pengonin vizatimet, materialet mbi tavoline etj. Ka qenë fanatik i pastertise dhe shpesh e ka qortuar madje edhe aplikuar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve. Gjatë grindjeve ne shtepi thente edhe saksite me lulet, griste fustanat e qepura dhe bënte remuje.
Kjo ka qenë traume e saj, ka punuar dhe ka ndjek pasionin e saj tinez dhe me frikë tërë jetën,dhe ne periudhën e fundit te jetës se saj kur ajo ka qenë e cliruar nga bashkeshorti, fëmijët nuk e kuptuan se nëna është kthyer ne te kaluaren qe ti kryeje detyrat e saja te paperfunduar. Ata zgjodhen problemin duke blere një krevat spitali, duke e fiksuar me rrypa për te dhe duke e ushqyer me dhunë gjë qe ia riste agresivitetin.
Pas afër 2 muaj gjendja e saj u qetesua dhe ajo ne botën e saj ishte e lumtur, kishte orarin e saj dhe me rëndësi gjithat i bënte vete pa ndihmë, vetëm qe ekzistonte nevoja ti qedrojsh pranë dhe te ja ofrojsh gjërat.
Jetoj afër 2 vite tjera dhe kishte një vdekje te lehtë.
Ne situatat e tilla, nëse nuk aplikohet validacioni, mundësia qe pacienti nga njera faze te bie ne tjetrën është shumë e madhe. D.m.th. qe nga faza e pare mund te fillohet me aplikimin e kësaj terapie dhe kështu ngadalsohet procesi dhe shpetohet pacienti nga faza e katert, faza e vegjetimit.