Njė studim anglez reflekton pėr konsumin e vaktit tė parė tė ditės ose pėr sa i pėrket efektet e mos konsumimit tė vaktit tė mengjesit. Mind the gap ky ėshtė titulli i hetimit qė flet pėr efektet negative tė mosngrėnies sė mengjesit dhe pėr pasojat e tij tė dėmshme.
Të mos hash vaktin e mëngjesit duke ngrënë gjatë ditës në mënyrë jokorrekte, krijon një deficit në organizëm, një vrimë në ekulibrin e të ushqyerit. Kujdes, sepse ndjesia e të qenit bosh krijon pasoja negative në organizëm. Ndërsa ngrënia në shtëpi e qumështit, pirjae kafes ose kos frutash e shoqëruar me fruta ose bukë të ndihmon ta nisësh mirë ditën. Kështu ka komentuar profesori Roberto Ostuzzi, presidenti i ANSISA dhe Përgjegjësi i Qendrës së Shqetësimeve të të Ushqyerit në Itali. Ngrënia e drithërave mund të konsideorhet korrekte nga pikëpamja e të ushqyerit. Pasi përmbajnë karbohidrate dhe fibra duke përmbajtur në të njëjtën kohë vitamina B6, B12 etj.
Ndërsa një studim australian ka vërejtur se adoleshentët që hanë mirë në mëngjes kanë më pak të ngjarë të jenë depresivë, të kenë ankth apo tension. Ndërsa studime të tjera kanë deklaruar se adoleshentët që nuk hanë mëngjes janë më të përqëndruar dhe më të shqetësuar për peshën e tyre, janë më shumë në ankth dhe peshojnë më shumë. Bëhet fjalë edhe për vajza që shpesh kanë shqetësime në të ngrënë.
Por jo vetëm kaq- shton Ostuzzi- të hash mëngjes me familjen pakëson rrezikun e sjelljeve problematike dhe favorizon harmoninë dhe ul tensionin në familje. Për të arritur këtë është e nevojshme ti kushtosh vaktit të parë të ditës kohëne duhur, të paktën 10 minuta. Këto janë objektivat e projektit Më parë mëngjesi! 10 minuta duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme e promovuar nga Kelloggs. ekspertët e ushqimit u mësojnë familjeve të ftuara në këtë takim që të hanë sëbashku për 10 minuta duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme.