E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Si u bė superfuqi Bashkimi Sovjetik, si Shtetet e Bashkuara
Si u bė superfuqi Bashkimi Sovjetik, si Shtetet e Bashkuara
Si u bė superfuqi Bashkimi Sovjetik, si Shtetet e Bashkuara
Lufta e madhe patriotike tregoi talentin e plotė tė udhėheqėsve tė famshėm tė ushtrisė, qė u dolėn nga radhėt e popullit: Georgi Zhukov, Konstantin Rokossovsky, Aleksandr Vasilyevsky, Ivan Konev dhe tė tjerė mareshalė, gjeneralė dhe oficerė tė shquar qė drejtuan nė vijėn e parė tė luftės ushtritė, korpuset, divizionet dhe regjimentet, kompanitė dhe togat ushtarake.

Lufta e madhe patriotike tregoi talentin e plotë të udhëheqësve të famshëm të ushtrisë, që u dolën nga radhët e popullit: Georgi Zhukov, Konstantin Rokossovsky, Aleksandr Vasilyevsky, Ivan Konev dhe të tjerë mareshalë, gjeneralë dhe oficerë të shquar që drejtuan në vijën e parë të luftës ushtritë, korpuset, divizionet dhe regjimentet, kompanitë dhe togat ushtarake. Një faktor në arritjen e fitores ishte dëshira e jashtëzakonshme, vendosmëria dhe këmbëngulja, aftësia për të organizuar dhe disiplina e popullit e shfaqur në vitet e luftës nga Josif Stalini.

Abuzimet me fitoren

Por pesha kryesore e luftës kishte buruar nga ushtarët e thjeshtë sovjetë, - mundi i madh i vetë popullit, freskia dhe gjaku, guximi dhe devotshmëria për vendin e tyre.
Çdo fitore e ndershme dhe e përjetshme i takon atij. Ishte heroizmi i punës së përditshme në ato vite të vështira të pasluftës që u bë burim i arritjeve tona, i progresit ekonomik, shkencor dhe teknik, i shfrytëzimit të energjisë atomike, i lançimit të të parës anije fluturuese në hapësirë dhe i rritjes së standardeve ekonomike e kulturore të popullit.
Por, në të njëjtën kohë, - një kohë e shpërthimeve të reja nga populli, në emrin e socializmit, - kontradikta midis asaj që shoqëria jonë kishte bërë dhe metodat e vjetra të udhëheqjes, filloi të ndihej në mënyrë gjithnjë e më të dukshme. Abuzimi i pushtetit dhe dhunës së legjitimuar socialiste vazhdoi: U fabrikuan “Rasti i Leningradit” dhe “Rasti i doktorëve”. Shkurt, ekzistonte një mungesë serioze për respektimin njerëzor ndaj popullit. Në mënyrë të devotshme populli ishte duke punuar, studiuar, marrë njohuri të reja, pranuar vështirësitë, por kishte përshtypje se frika dhe shpresa ishin shtuar ndjeshëm në shoqëri, dhe e gjitha kjo, shpejt sundoi ndërgjegjen publike pas vdekjes së Stalinit.

Lëvizjet e Hrushovit

Në mesin e viteve '50, veçanërisht pas Kongresit XX të Partisë Komuniste, një erë ndryshimi përfshiu vendin, ngriti shpirtin e njerëzve, u mori zemrën, u bë më e guximshme dhe më e sigurt në vetvete. Që të kritikoje kultin e personaliteti dhe konsekuencat e tij dhe të rikrijojë trashëgiminë socialiste, nuk kërkonte kurajë të vogël nga partia dhe udhëheqja e saj e drejtuar nga Nikita Hrushovi. Stereotipat e vjetër në politikën e brendshme dhe të jashtme nisën të shkërmoqen. Po bëheshin përpjekje për të thyer të gjithë metodat e drejtimit burokratik të administratës së krijuar në vitet ‘30 dhe ‘40 dhe që socializmi të bëhej më dinamik duhej të ngriheshin lart idealet dhe vlerat humane dhe të ringjallej në teori dhe praktikë shpirti kreativ i leninizmit.

Dëshira për të ndryshuar prioritetet e zhvillimit ekonomik futi në lojë lehtësirat e lidhura me interesin individual në rezultatet e punës, gjë që dominoi në vendimet e marra në takimet plenare të Komitetit Qendror të Partisë në vitet 1953 dhe 1955.
Më tepër vëmendje nisi t’i kushtohej zhvillimit të bujqësisë, strehimit, industrisë së lehtë, sferës së konsumit dhe gjithçkaje që lidhej me plotësimin e nevojave humane. Shkurt, ekzistonin ndryshime për më mirë, - në shoqërinë sovjetike dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Megjithatë, një numër jo i vogël gabimet ishin kryer dhe ato po pengonin ecjen e socializmit në fazën e re, megjithëse po bëhej shumë për të diskretituar nismat progresive.

Reformat e kryera

Fakti është se thelbësisht problemet e reja të politikave të brendshme dhe të jashtme, si dhe të zhvillimit partiak, shpesh u zgjidhën me mënyra vullnetare, me ndihmën e mekanizmit të vjetër politik dhe ekonomik. Por dështimet e reformave të ndërmarra në atë periudhë erdhën kryesisht për faktin se ato nuk u orientuan drejt rrugës së gjerë të proceseve demokratizuese. Në takimin plenar të Komitetit Qendror të Partisë, i mbajtur në tetor të vitit 1964, kishte ndryshim të udhëheqjes së partisë dhe të vendit dhe në vendimet që u morën për të kapërcyer tendencat vullnetare dhe shtrembërimet e politikave të brendshme dhe të jashtme. Partia arriti të sigurojë një stabilitet politikë dhe t’i japë asaj tipare dhe vendosmëri realiste. Takimet plenare të Komitetit Qendror të Partisë, të mbajtura në mars dhe shtator të vitit 1965, arritën të formulojnë orientimet e reja te menaxhimi ekonomik.

U përpunuan reforma ekonomike dhe programet e mëdha për zhvillimin e hapësirave të reja dhe promovimi i fuqive produktive, që nisën të jepnin efekt. Brenda pak vitesh kjo ndryshoi situatën në vend për më mirë. Potenciali ekonomik dhe shkencor ishte rritur, kapaciteti mbrojtës ishte forcuar dhe po përmirësoheshin standardet e jetesës. Shumë lëvizje në politikën e jashtme nxitën prestigjin ndërkombëtar të shtetit tonë. Ishte arritur barazia strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshimet në shoqëri

Vendi kishte në dispozicion burime të gjëra për një përshpejtim më të madh të zhvillimit të tij. Por, që t’i bëje të dobishme këto burime dhe t’i vendosje ato në punë, ishin të nevojshme ndryshime të reja kardinale në shoqëri dhe sigurisht edhe në lidhje me politikën. Por ishin të pakta ndryshimet edhe tek njëra, edhe tek tjetra. Madje, shumë prej tyre që ishin vendosur kishin mbetur në letër, kishin mbetur pezull në ajër. Ritmet e zhvillimit tonë ishin frenuar në mënyrë thelbësore. Në takimin plenar të Komitetit Qendror të Partisë, që u zhvillua në prill të vitit 1985 dhe në Kongresin e 27-të të tij, partia identifikoi në mënyrë të sinqertë shkaqet e situatës që kishin dalë, nxori sheshit lakuriq mekanizmin që po pengonte zhvillimin tonë dhe i dha atij një vlerësim themelor.

Përgatiti: Albert Gjoka


Publikuar: 06.06.2008 06:12:39
Lexuar: 120 herė
Fjalėt kyēe: Superfuqi, Bashkimi, Sovjetik, Shtetet, Bashkuara,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
20 shkurti me sytė e njė 20 shkurti me sytė e njė "tė vrari"
Kongresi Amerikan, hetime pėr kolaboracionistėt shqiptarė Kongresi Amerikan, hetime pėr kolaboracionistėt shqiptarė
Historia shqiptare Historia shqiptare
Si u grabitėn dhe dėnuan tė mėdhenjtė e Ēamėrisė nga shovinistėt grek Si u grabitėn dhe dėnuan tė mėdhenjtė e Ēamėrisė nga shovinistėt grek
E panjohura 7 Prillit 1939 E panjohura 7 Prillit 1939
Roman mbi jetėn e izoluar nė kazermat e tė internuarve nė Selenicė Roman mbi jetėn e izoluar nė kazermat e tė internuarve nė Selenicė
Njė homazh qytetar pėr Entelėn Njė homazh qytetar pėr Entelėn
Zbulohet testamenti i Midhat Frashėrit Zbulohet testamenti i Midhat Frashėrit
“Herezitė” e femrave shėronjėse “Herezitė” e femrave shėronjėse
“Si dhame jeten per clirimin e Tiranes” “Si dhame jeten per clirimin e Tiranes”
Google Yahoo MSN