Kėngėtarja, Vesa Luma, rrėfen pėr herė tė parė pėr Panorama Plus, historinė e saj tė dashurisė me administratorin e njė agjencie marketingu nė Prishtinė, Genc Dobroshi, dhe miqėsinė e veēantė qė ka me motrėn e tij, aktoren e njohur, Arta Dobroshi. Ajo ishte vetėm nė ceremoninė e ndarjes sė ēmimeve te Netėt e Klipit, nė Tiranė, por natyrisht jo e vet- muar. Edhe pse priste ndonjė ēmim pėr klipin e saj Ex relax, mendjen i rrinte diku tjetėr, pikėrisht tek Festivali i Kanės, ku aktorja e njohur kosovare Arta Dobroshi, po atė natė konkurronte pėrkrah Angelina Jolie.
Dhe Genc Dobroshi, një regjisor në profesion nuk mund ta humbiste atë rast, për të qenë kësaj here pranë së motrës, Arta, ku ishte përqendruar vëmendja e të gjithë shqiptarëve. Vesës natyrisht nuk do ti ngelej qejfi aspak, sepse Arta është mikja e saj më e mirë. Ndoshta u desh ky eveniment, që Vesa të pohonte lidhjen me Gencin, një djalë rreth të tridhjetave, që ka vendosur ti ndjekë hap pas hapi në karrierë të dyja, si Artën ashtu dhe Vesën.
I DASHURI IM BRUN
Është 30 vjeç, brun dhe që asnjëherë nuk ka qenë i martuar. Vesa thekson këtë fakt duke qeshur, për të hedhur poshtë thashethemet që se lënë rehat. Sepse realisht është vetëm i dashuri im. Me Gencin, u njohëm 3 vite më parë, në një studio regjistrimi në RTK për aktivitetet televizive të Vitit të Ri, por në të vërtetë u lidhëm 1 vit më vonë. Ai më vardisej natyrisht, por dhe unë e ndihmova shumë, që lidhja të bëhej realitet. Tani nuk kemi asnjë plan, thjesht dashurohemi,
por e rëndësishme është që ndihemi mirë. Dikur ai punonte në televizion të Prishtinës si regjisor, tashmë drejton një agjenci mar- ketingu në Kosovë, dhe
këshillat që i jep Vesës janë: Qëndro profesioniste dhe e aftë për të fituar.
GENCI, VËLLAI I ARTËS DHE KUSHËRIRI I SHPAT DEDËS
Ajo i ka miq të dy. Arta përveç një aktore shumë e mirë, është dhe mikja ime me të cilën ruaj një shoqëri të sinqertë, tregon Vesa. Dhe natyrisht. Të dyja presin këshilla dhe ide, nga ai sidomos për mënyrën se si të marketojnë veten me profesionalizëm.
Janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, dhe Arta si më e vogël që është, e pyet për gjithçka dhe ia dëgjon fjalën. Ata janë tre fëmijë dhe jam e lumtur që janë familje artistësh. Këngëtari i ri Shpat Deda, është djali i dajës së tyre dhe kështu së bashku bëhemi një shoqëri e mirë artistësh, shprehet Vesa.