E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > 121 Publicistė: Jo me Berishėn, por Ballė pėr ballė me Entela Hyskon!
121 Publicistė: Jo me Berishėn, por Ballė pėr ballė me Entela Hyskon!
121 Publicistė: Jo me Berishėn, por Ballė pėr ballė me Entela Hyskon!
Nė Shqipėri, u shpėrfaq nė formėn mė brutale Mediokracia! Shpirti i Entela Hyskos, ende s`po gjen prehje e qetėsi nė nėnqiellin shqiptar tė Tiranės, duke u shndėrruar nė njė Gėrdec dhe kamare turpi, pėr tė gjithė ata Publicist, qė ende s`donė tė s`kuptojnė se edhe abc-ja e gazetarisė, ka themelet tek morali e respekti njerėzor pėr individin.

Si të gjejmë fijen e parë...publike...pra, se si fillojë rrëmuja nga një mort aksidental që ishte i padëshirueshëm për të gjithë...dhe si erdhëm deri te një akt shumë shumë politik e rrënues...dhe i cili, me gjasë, nuk është shkumë deti, që të ik qysh nesër nga skena shqiptare?

Fija e parë, do të thoshin cinikët, mund të ishte edhe keqpërdorimi dhe tërbimi i masave, që përzu Zogun e solli Nolin për pak ditë...atëherë në 1924-ën e largët. E ku s`dihej e s`dihet a humbëm apo fituam.
U krijua kështu, tradita e parë…e praptimeve shqiptare…pa procedurë institucionale e pa dert për Shqipërinë.

Por, le të mos shkojmë kaq larg, sepse kemi edhe 1997, si ogur, sfidë e ankth...që na bënë të frikësohemi e të jemi shumë më preventivë karshi përballjeve që mund te na shpërfaqen.

Mirëpo, kur një Mero Baze, një Andi Bushati, Mustafa Nano e Armand Shkullaku, Ylli Rakipi e Franko Egro bashkë me 120 e sa kolegë.....e ku si krushk nga Kosova në vend të R. Qosjes ka zanë vend B Haxhiu, dalin dhe marrin firma të Gazetarëve...dhe dalin me deklaratën çfarë dolën, atëherë, s`kemi si të nënçmojmë situatën dhe rrethanat.

Pak ndihmon në këtë mes fakti se nga ata 120 e sa gazetarë ishte nënshkruar një dokument, që më shumë fliste për nënshkruesit, sesa për dimensionet faktike dhe moralin e debatueshëm të luftës se sajuar me Berishën.

Në fakt gazetarët e nënshkruar, po tentonin të sh`planin vetën ...

Mundet që ndonjëri mendonte se kjo listë, më pastaj, pas përmbysjes...së Berishës, do të jetë Listë Deputetësh e parlamentit të ardhshëm dhe kishin vrapuar ta nënshkruanin. Por, siç është zakon tek shqiptarët në këso rastesh, shumë shpejt ngjanë që rreth ngjarjes të ndahen e mobilizohen shpirtrat dhe mendjet.

E krejt ngjarja, ndërkaq, filloi me një akt të pa moralit e të pa burrërisë si dhe jo profesionalizmit të mediave tona. Të shefave të tyre më të mëdhenj apo të atyre më me nam. Edhe përgjegjësinë andaj, duhet kërkuar mes tyre, korrekt, sipas hierarkisë.

Çdo gjë këtë radhë filloi kur disa Shefa të Mediave të Tiranës, me vetëm e vetëm një përjashtim të mirë, zgjodhën që vdekjen pompoze e tragjike të një vajze, ta reduktojnë në inicialet saj, E.H.
E.H ishte një zonjushe 28 vjeçe, e quajtur Entela Hysko, që kishte studiuar për Art dhe Regji e që njihej nga të gjithë, në Top Chanal...dhe tutje: “ishte e njohura, shoqe e kolege pune e punonjësve të Top Media, dhe për më tepër, ishte edhe mikja prej vitesh e pronarit të Top-it, Dritan Hoxha“!
Por kështu shkruante (sa pashë unë), vetëm një ditore e Tiranës - e që doli të ishte fati ynë!
Ngase si të dallojmë ekzistencën e të perceptojmë të bardhën pa qenien e të zezës, apo të bukurën pa shëmtinë.

Të ballafaquara me këtë pasqyrë që u kishte dalë përballë, edhe pa ndihmën e PD dhe Berishës të cilët në fakt reaguan shumë mirë, shumë figura interesante të Medias Shqiptare, u tubuan, shkruan dhe nënshkruan një dokument, që balsamos moralin e tyre të njëmendët në përballje me Jetën, figurën, kufomën dhe varrin e zonjushës Entela Hysko.
Tani ata, kanë zanë e po bëjnë Deklarata si dhe nënshkruajnë Peticione, shkruajnë Editoriale e Komente, duke mobilizuar gazetarë rreth vetes, për gjoja mbrojtje nga Sali Berisha e Qeveria e tij “persekutuese”, por duke dëshiruar në fakt, të krijojnë e prodhojnë vetëm mjegull.
Në shërbesë u ka dalë, ndërkaq, një teori e vjetër, ajo e “ndërrimit të tezave”, ngase kështu hutojnë e ç’vendosin më lehtë, vëmendjen dhe emocionet e opinionit, nga dështimi, ligësia e tyre njerëzore, morale e profesionale.

Deklarata me nënshkrimet demonstrative, shërben ne fakt vetëm për një arsye: Autorët dëshirojnë që të ç`vendosin dritën e fortë të Reflektorëve që është drejtuar nga ata. Dritë e cila ka shpërfaq e cullakuar, mendësinë e tyre primitive, atë sjellje jashtë kornizave të çfarëdo shoqërie civilizuese dhe të dënueshme edhe me Kanunin e para qindra viteve.
Kjo listë, gazetarësh e publicistësh, kishte zgjedhë e vendosë njëzëri, që të varros zonjushën Entela Hysko, si të pa emër!
Për tre arsye jo-njerëzore:
1. se ishte femër;
2. se ishte mikja (dhe jo gruaja), prej vitesh e pronarit të Top Chanel, dhe
3. se si e pa fat, apo me fat, u gjend në veturën e tij, dhe vdiqën bashkë, kur ndodhi aksidenti!

Të sqarohemi krejt...
Ajo çfarë në fakt dua të them është se: Të 121 nënshkruesit e pamfletit çorientues, kanë përballë jo Sali Berishën, si duan ta paraqesin, por shpirtin e Entela Hyskos!

Rasti i Entela Hyskos shpërfaq Gërdecin e Medias në Shqipëri!
Deklarata e tyre mbetet Dokument interesant edhe për dy çështje të tjera që lidhen drejtpërdrejt me shoqërinë e sotme shqiptare!
Në Shqipëri, u shpërfaq në formën më brutale Mediokracia!
Jo si forcë e katërt, siç ngjanë gjithandej, por si forcë kërcënuese me të cilën Qeveritë, cila do çoftë, “medoemos” duhet të ndaj pushtetin dhe pajën.
Deklarata e publicistëve shqiptarë ulurin nga tërbimi ngase PD dhe Berisha u`a prishën këtë mizanskenim!

Po si duket kjo mizanskenë?
Publicistët: Dritan Hoxha, Tani ynë, nuk kishte dashnore dhe pikë! Nëse themi se Entela Hysko s`ishte në makinë, atëherë ajo s`ishte aty! Dhe nëse ishte, se meritonte ajo të vdiste aty ku vdiq, dhe pikë! Nuk guxon të ketë as të pame mortore në shtëpinë e sajë! Pikë!
Dhe pjesa edhe me tragjike që del nga deklarata e Publicistëve:
Femrat ose janë të martuara, nëna e bëjnë fëmijë, ose janë të përdala, kurva dhe s`kanë emra...Pikë!

Kurse kërcënimi politik i Padrinove Medial është: “Berisha është ai i `97-ës! Duhet të shkoj si atëherë!
Ne, që nga sot do ta dëshmojmë këtë”! Pason vargoi i Editorialeve! Alla Mustafa Nano!

Ndërkohë, Shpirti i Entela Hyskos, ende s`po gjen prehje e qetësi në nënqiellin shqiptar të Tiranës, duke u shëndruar në një Gërdec dhe kamare turpi për të gjithë ata Publicist, që ende s`donë të s`kuptojnë se edhe abc-ja e gazetarisë, ka themelet tek morali e respekti njerëzor për individin. Po çoftë edhe një femër shqiptare!
Sikur “harrojnë” se edhe Kodet e Etikës profesionale gazetareske, te cilat me shumë zell e pasion i citojnë, janë fillimisht prurje të qytetërimit - të kulturës e njerëzisë.

Shoqëria shqiptare, dhe jo vetëm këta të nënshkruarit e deklaratës, filluar nga Mustafa Nano, Armand Shkullaku, Ylli Rakipi, Mero Baze, Andi Bushati e Franko Egro si dhe argatë tjerë të nënshkruar me urdhëresë, duhet që sa më parë të shkojnë e të përballen me kamaren e tyre të turpit…!

Të shkojnë dhe tek varri i Entela Hyskos (dhe Dritan Hoxhës), e të kërkojnë ndjesë për përçmimin e ofendimin që i kanë bërë fillimisht asaj dhe familjes Hysko, e pastaj edhe femrës dhe gjithë shoqërisë shqiptare.

Të kërkojnë ndjesë, ngase realitetet, për fatin tonë, janë sot tjera në Shqipëri:
Entela Hysko ishte artiste, kishte mbaruar për regji dhe punonte në Top Media - e jo në Bordello! Pikë!
Ishte edhe dashnorja Tanit! Dhe vdiqën bashkë! Pikë!
Berisha i 2008-ës nuk është ai i `97-ës! Pikë!
Organizatat Ndërkombëtare nuk do të solidarizohen me Deklaratën e Publicistëve, përkundrazi, do ta gjykojnë si akt shumë të shëmtuar dhe të papresedan, ku shpërfaqet botërisht primitivizmi ndaj gjinisë femërore! Këto Organizata, ndërkaq, nuk venë pikë, por mbeten të vëmendshme...

Bardhyl Metaj, Zürich
Telegrafi.com


Publikuar: 07.06.2008 16:51:16
Lexuar: 130 herė
Fjalėt kyēe:
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Pa Prizrenin, pa Manastirin, Vlora nuk do tė ishte Pa Prizrenin, pa Manastirin, Vlora nuk do tė ishte
Do kemi krizė nė 2009? Do kemi krizė nė 2009?
Investimet vendase e tė huaja qė na duhen Investimet vendase e tė huaja qė na duhen
10 falimentimet mė tė mėdha tė bankave nė histori 10 falimentimet mė tė mėdha tė bankave nė histori
Sytė e diktaturės Sytė e diktaturės
Was America Borned in the Streets? Was America Borned in the Streets?
Nocioni Modern Turk, Perėndimi-Vlerat “ Amorale” Nocioni Modern Turk, Perėndimi-Vlerat “ Amorale”
Loje fjalėsh Loje fjalėsh
Tė shpėtojmė Kosovėn! Tė shpėtojmė Kosovėn!
Katėrpikėshi nuk ėshtė plan Katėrpikėshi nuk ėshtė plan
Google Yahoo MSN