Skuadra e Barcelonės ėshtė duke pėrgatitur ofertė tė re tė cilėn do tia paraqesė Juventusit pėr sulmuesin francez, David Trezeguet.
El Mundo Deportivo njofton se trajneri i ri i katalanasve, Pepe Guardiola, dėshiron qė nė skuadėr tė ketė njė golashėnues me pėrvojė, ndėrsa Trezegol ėshtė opsioni i parė.
Zonja e Vjetër ka pohuar se francezi nuk është në shitje, ndërsa vet Trezeguet mbrëmë ka thënë se është i lumtur në Torino.
Për tua ndërruar mendjen drejtuesve të Juves, në transferimin e përgjithshëm Barca do ta përfshijë edhe mbrojtësin meksikan, Rafael Marquez, i cili është shumë i kërkuar nga Claudio Ranieri.