|
Adi Krasta, ne prag te largimit nga Top Channel
Dhe njė muaj dhe nuk kthehet mė. Fjala ėshtė pėr Adi Krastėn dhe kanalin Top Channel, televizion nė tė cilin prezentatori i njohur Adi Krasta drejton emisionin e pėrditshėm New day, qė transmetohet ēdo mėngjes, edhe nė valėt e Top Albania Radios. Nė fund tė qershorit mbyllet kontrata me kėtė televizion, gjė qė ndoshta do ta bėjė Adi Krastėn tė rikthehet sėrish nė radion Club FM. Ai ėshtė parė para pak ditėsh nė ambientet e radios Club FM, ku edhe ka pohuar se dhe njė muaj do tė qėndrojė nė Top Channel, dhe nuk kthehet mė.
Krasta mbyll kështu dhe emisionin New day, një format ndryshe që padyshim iu desh kohë të mësonte publikun, e ambientuar prej vitesh me Goodmorning Albania. Krasta e ka shprehur vazhdimisht që radio është një nga dobësitë e tij, dhe mbase programi i mëngjesit nuk ia kënaqte si duhet këtë ambicie të tij edhe pse ai shikohej në televizion, por dëgjohej edhe në radio. Por nga ana tjetër ky largim i tij na bën të mendojmë se mbase audienca nuk ka qenë në nivelet e pritshme të Krastës. Programi New Day dallohej për ndërtimin e tij, dedikuar kryesisht një publiku elitar, pasi temat që Krasta diskutonte shpesh me të ftuarit aty ishin disi impenjative. Pastaj edhe orët e para të mëngjesit mbase janë disi të papërshtatshme për këtë format të zgjedhur prej tij. Nuk dihet ende asgjë për projektin e ri, që Krasta mund ti ketë paraqitur drejtorit të radios Club FM. Projektet e reja në në këtë radio do të nisin të zbatohen në vjeshtë, në muajt shtator-tetor. Deri atëherë, le të presim.

Publikuar: 07.06.2008 16:56:48
Lexuar: 177 herė
Fjalėt kyēe: |
 |
|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|