E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Ata ishin…
Ata ishin…
Ata ishin…
Nė fillim ata ishin dy. Me njė tė kaluar thuajse tė ngjashme plot me tituj, ndere e grada. Tė dy kishin qenė besnikė tė njė kampi, tashmė tė shpėrbėrė. Shqipėria sapo kishte dalė nga njė epokė e errėt. Vendi dukej si shtėpi e rrėnuar qė duhej rimėkėmbur. Dhe ata, si dy arkitektė, qėndronin pėrpara rrėnojės, me bazėn materiale pranė, por pa mjete dhe pa njė plan tė qartė.

Një vëzhgim historik

Në fillim ata ishin dy. Me një të kaluar thuajse të ngjashme plot me tituj, ndere e grada. Të dy kishin qenë besnikë të një kampi, tashmë të shpërbërë. Shqipëria sapo kishte dalë nga një epokë e errët. Vendi dukej si shtëpi e rrënuar që duhej rimëkëmbur. Dhe ata, si dy arkitektë, qëndronin përpara rrënojës, me bazën materiale pranë, por pa mjete dhe pa një plan të qartë.

Dhe kështu të hutuar, filluan të grindeshin e të fajësonin njëri-tjetrin. Të dy përpiqeshin të krijonin një situatë të nderë. Nuk dihej nëse e bënin këtë për zhurmë a për të fituar famë apo për t’ia nxirë jetën njëri-tjetrit.

Të gjitha këto, ndiqeshin me dhimbje si brenda dhe jashtë. Të zhgënjyer tani njerëzit ndjeheshin gjithashtu të lodhur dhe të gjithë thoshin: "Të përjashtohen përgjithmonë nga pjesëmarrja në çështjet e kombit. Për sa kohë që ishin në krye, asgjë e mirë nuk mund të pritej prej tyre".

Që të dy, dikur, kishin qenë njerëz të mëdhenj. I pari e kishte nxjerrë vendin nga sundimi e robëria në epokën e re, ndërsa tjetri kishte pronë një kryeqytet dhe gjithmonë kishte ëndërruar të bëhej mbret, me hir a pahir.

Por historianët thonë se në këtë mes ndodhej edhe një i tretë, i cili grindej jo për post a as për shtet, por donte një pjesë, dhe Republikë e shpalli krahinën e tij. Kur e pyetën, "Pse e bëre?", ai qeshi e tha: "Në doni një Shqipëri të bashkuar, na vrisni të trev".

M.E.Durham tregon se gjatë një darke të shtruar nga Princ Vidi, më 1914, në Durrës, Prenk Pasha apo Prenk Bibë Doda, kreu i Mirditës, duke iu uruar mirëseardhjen Princit, i tha atij me shaka; "Nëse doni që të keni një Shqipëri të bashkuar, ju duhet të vrisni Ismail Qemalin dhe Esad Pashën, por mos më harroni mua". Zakonisht, fjalë të tilla i merr era, por…

Ismail Qemali vdiq në Peruxha të Italisë, më 1919. Thuhet se ai u helmua, por ngjarja nuk është zbardhur kurrë. Esad Pashë Toptani u vra në Paris, më 1920. Atentatori, Avni Rustemi u kap, u gjykua dhe u shpall i pafajshëm. Si për të plotësuar profecinë e vet, edhe Prenk Bibë Doda vdiq më 1920. Ai u vra në pritë... Kreu i Mirditës nuk kishte djem, dhe vendin e zuri Marka Gjoni, i cili gëzonte simpatinë e Francës.

Ndërkohë, vetëm pak vite kishin kaluar nga shpallja e Pavarësisë dhe vendi për herë të parë ndjehej i lehtësuar. Ishte 1920, viti i Kongresit të Lushnjës, zhvillim i cilësuar si pavarësia e dytë e Shqipërisë.

shekulli.com.al

Nga: Astrit Lulushi


Publikuar: 09.06.2008 00:51:26
Lexuar: 97 herė
Fjalėt kyēe: Shqiperia, epoke, erret, rimekembur, arkitekte,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Fuqia e sė keqes Fuqia e sė keqes
"Pse rritet korrupsioni? Sepse korbi, korbit nuk ia nxjerr sytė...!"
Veriu i Kosovės dhe Lugina e Preshevės – pasoja tė kolonializmit serb Veriu i Kosovės dhe Lugina e Preshevės – pasoja tė kolonializmit serb
Dyrrenmati dhe dhuna e tė rinjve (Ftesė pėr debat) Dyrrenmati dhe dhuna e tė rinjve (Ftesė pėr debat)
Votat shqiptare pėr Greqinė? Votat shqiptare pėr Greqinė?
Korrupsioni nuk luftohet me fjalime Korrupsioni nuk luftohet me fjalime
Debati publik, nevoja pėr rikonceptim Debati publik, nevoja pėr rikonceptim
Bursa merr zemėr nga fjalimi i Bernanke Bursa merr zemėr nga fjalimi i Bernanke
Pse diskriminohen tė moshuarit? Pse diskriminohen tė moshuarit?
Tradita fatale e mitizimit Tradita fatale e mitizimit
Google Yahoo MSN