E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Gėrdeci, testi pėr ligj dhe moral
Gėrdeci, testi pėr ligj dhe moral
Gėrdeci, testi pėr ligj dhe moral
Jozefina Topalli, (dhe jo vetėm ajo) ėshtė tėrhequr sapo Ambasadori Amerikan, Withers, lėshoi njė deklaratė tė fortė kundėr pengimit qė po i bėhej shqyrtimit nė Parlament tė kėrkesės sė prokurorisė pėr heqjen e imuniteti tė deputetit Fatmir Mediu. Vetėm njė ditė mė vonė, ajo ėshtė shpėrfytyruar, duke u pozicionuar nė anėn e kundėrt me qėndrimet e mėparshme, tek ka deklaruar se "Mediut do t’i hiqet imuniteti".

Jozefina Topalli, (dhe jo vetëm ajo) është tërhequr sapo Ambasadori Amerikan, Withers, lëshoi një deklaratë të fortë kundër pengimit që po i bëhej shqyrtimit në Parlament të kërkesës së prokurorisë për heqjen e imuniteti të deputetit Fatmir Mediu. Vetëm një ditë më vonë, ajo është shpërfytyruar, duke u pozicionuar në anën e kundërt me qëndrimet e mëparshme, tek ka deklaruar se "Mediut do t’i hiqet imuniteti".

Njëjtësisht është shpërfytyruar edhe ish-ministri Mediu, i cili pasi kish bërë të nëntëdhjetë e nëntat për t’i mbushur mendjen publikut për pafajësinë e tij për Gërdecin; pasi kish vendosur "laptopin" përpara gazetarëve; dhe pasi "kish futur në thes" Komisionin Parlamentar të Imunitetit dhe Mandateve (në mbledhjen e tij të parë ky komision do ta akuzonte prokurorinë se i kishte dërguar një material shumë voluminoz, prej më shumë se 600 faqesh, ndërsa në mbledhjen e dytë do t’i kërkonte prokurorisë dokumente shtesë (!), të cilat me demek ajo i paska fshehur), ka dalë në podiumin e Parlamentit dhe ka kërkuar t’i hiqet imuniteti! Sinjali i ardhur nga Amerika, ka zhbllokuar menjëherë një proces me të cilin po luhej barbarisht. Përpjekjes së Topallit për ta kthyer institucionin që drejton, në një organ hetimi, për të zvarritur, e më pas për të bllokuar, hetimin e plotë të ngjarjes së Gërdecit, i është shtuar edhe bllokimi i pesë dekreteve të Presidentit për emërim e anëtarëve të Gjykatë së Lartë në vendet e mbetura vakant, pasi dihet se kjo gjykatë është institucioni kompetent që do të japë verdiktin përfundimtar për "Gërdecin".

Jozefina Topalli, me një protagonizëm të pashoq, tregoi se ka qenë mekanizmi kryesor i përdorur për të reduktuar çështjen e hetimit të ngjarjes më tragjike në historinë e 10 viteve të fundit në Shqipëri. Në një shtet të konsoliduar demokratik, ajo do të ndiqej penalisht për pengim të organit të hetimit, pse jo, për marrje në mbrojtje, nëpërmjet shkeljes së proceduarave, të të akuzuarve prej prokurorisë. (në aspektin politik, më i pamoralshëm është ai që përpiqet të fshehë një krim sesa ai që e bën krimin).

Po cila është arsyeja e përpjekjes së Topallit për të penguar hetimin e Gërdecit? Për ta kuptuar thelbin e lojës së ulët që po bëhet, duhet të analizojmë raportet e politikës me këtë ngjarje. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i futur në Parlament dhe më pas i ardhur në atë post si pasojë e skemës së degjeneruar të Megadushkut, është kthyer në nyje gordiane për zhvillimet e mëtejshme brenda PD-së në pushtet. Ky personazh ka qenë shumë i përfolur gjatë fushatës së vitit 2005, për shkak të një procesi penal si pasojë e të cilit, gjykata italiane, në dy shkallët e saj, e kish dënuar për bashkëpunim dhe favorizim të një kontrabandisti droge, që në mënyrë false figuronte si funksionar i lartë i Partisë Republikane. Mediu e pati mbyllur këtë çështje falë një vendimi për pafajësi që kish arritur të merrte në Gjykatën e Shkallës së Lartë në Itali. Skandali u bë publik nga disa segmente të së djathtës, por nuk u mor parasysh nga kryeministri Berisha pas fitores në zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Lidhja mes Sali Berishës dhe Fatmir Mediut do të përforcohej, në vijim, pa ditur askush se për çfarë arsyeje. Që kjo lidhje ishte më e thellë sesa aleanca politike e dy partive të të njëjtit spektër, kuptohej sa herë që PR e Mediut votonte në Parlament kundër thelbit të programit të saj, lidhur me pronën.

Duke ndjekur me vëmendje rrjedhën, duke vlerësuar të dhënat publike që deri tani kemi në dorë, duke vlerësuar deklaratat e kryeministrit Berisha dhënë pas ngjarjes së Gërdecit, e në këtë kuadër edhe intervistën e fundit të para pak ditëve dhënë në “CORRIERE DELA SERA”, ku flet për armët që i paska falur Afganistanit & CO (që do të thotë se Berisha e paska ditur mirë këtë punën e armëve), me një abstragim të thjeshtë, arrijmë në konkluzionin se “Gërdeci”, të paktën deri tani, rezulton të jetë një projekt madhor korruptiv me dy protagonistë kryesorë: Fatmir Mediun, në pozicionin e Ministrit të Mbrojtjes, që luante fuqishëm në mes të skenës, dhe kryeministrin Sali Berisha që luante në prapaskenë (nëpërmjet familjarëve të tij). Nëse kjo lidhje do të verifikohet edhe juridikisht nga organet e drejtësisë, atëherë politika shqiptare do të merrte një drejtim të ri.

Të gjitha zhvillimet e rëndësishme në kampin e së djathtës pritet të kalojnë nëpërmjet "Gërdecit". Kjo ngjarje pritet të jetë beteja më e fortë mes presidentit Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha. Në anën e Presidentit, që, tani për tani, përfaqëson vullnetin politik për zbardhjen e së vërtetës, është natyrshëm në pozicionin e saj kryeprokurorja Ina Rama. Ndërsa në anën e Kryeministrit, që përfaqëson përpjekjen për mbulimin e ngjarjes, është rreshtuar hapur Kryetarja e Parlamentit e cila, në këmbim të këtij shërbimi të madh, pretendon të jetë pasardhësja e tij në krye të PD-së. A po kërkon Topalli të ndërtojë karrierën e saj të mëtejshme politike në kurriz të dhjetëra-qindra viktimave të Gërdecit, në kurriz të fshehjes së krimit të organizuar që udhëheq sistemin e sotëm qeverisës?

Opozita e majtë e ka shfrytëzuar këtë moment krize brenda shumicës duke kërkuar një mocion tjetër për shkarkimin e Kryeparlamentares. Këtë radhë, Kryeparlamentarja nuk mund t’i shmanget votimit të fshehtë, me kuti, pasi, me ndryshimet e bëra, ky lloj votimi është i detyruar nëse e kërkojnë të paktën 7 deputetë. Brenda grupit parlamentar të PD-së është ravijëzuar një grup prej disa deputetësh, që njihen si mbështetës të presidentit Topi, të cilët në një votim të fshehtë, do të votonin kundër Kryeparlamentares. Votat kundra janë deklaruar edhe nga grupi prej 7-8 deputetësh i Partisë Demokristiane të Nard Ndokës, i cili e akuzon Topallin se ka përçarë PDK-në. Nëse opozita do të jetë kompakte në këtë iniciativë, shumë shpejt Parlamenti i Shqipërisë mund të ketë një tjetër njeri në krye të tij. Zhvillimet brenda kampit të djathtë mund të jenë aq të papritura saqë nuk përjashtohen as zgjedhjet e parakohshme. Rrëzimi i Topallit do të shënonte një goditje të pariparueshme për shefin e shumicës, Sali Berisha, i cili me siguri do të duhej nxitonte drejt zgjedhjeve të parakohshme sa pa u zbardhur mirë "Gërdeci". Të gjitha kartat janë hedhur mbi tavolinë. Ndër protagonistët kryesorë të zhvillimeve të mëtejshme politike, vetëm Jozefina Topalli nuk është në lojën e duhur.

Nga: BASHKIM MUÇA

shekulli.com.al



Publikuar: 09.06.2008 01:44:20
Lexuar: 107 herė
Fjalėt kyēe: Jozefina, Topalli, Ambasadori, Amerikan, Withers, deklarate,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Mendimi politik i Ukshin Hotit, konkurrent me politikologėt botėrorė Mendimi politik i Ukshin Hotit, konkurrent me politikologėt botėrorė
Loje fjalėsh Loje fjalėsh
Njohja dhe investimet Njohja dhe investimet
Mumjet dhe Faraoni Mumjet dhe Faraoni
Pasojat dhe pėrfitimet nga zgjimi rus Pasojat dhe pėrfitimet nga zgjimi rus
Antagonizmi serb ndaj Kosovės Antagonizmi serb ndaj Kosovės
Bursa merr zemėr nga fjalimi i Bernanke Bursa merr zemėr nga fjalimi i Bernanke
Rusia rikthehet nė njė rrezik tė madh Rusia rikthehet nė njė rrezik tė madh
SHBA: sulm mbi bankat SHBA: sulm mbi bankat
Pushime evropiane nė Shqipėri Pushime evropiane nė Shqipėri
Google Yahoo MSN