E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kosova, vend autoritar
Kosova, vend autoritar
Kosova, vend autoritar
Qė prej vitit 1999, secila qeveri e re/tjetėr nė Kosovė synon tė kontrollojė mediat. Nė praktikė, ky kontrollim i bie qė gazetarėt (ose reporterėt) edhe tė rrejnė vetėm e vetėm pėr tė pėrhapur (propaganduar) politikat qeveritare nė emėr tė vlerave tė shoqėrisė por tė cilat vlera shpesh janė kundėr vet shoqėrisė.

Që prej vitit 1999, secila qeveri e re/tjetër në Kosovë synon të kontrollojë mediat. Në praktikë, ky kontrollim i bie që gazetarët (ose reporterët) edhe të rrejnë vetëm e vetëm për të përhapur (propaganduar) politikat qeveritare në emër të vlerave të shoqërisë por të cilat vlera shpesh janë kundër vet shoqërisë. Pra, kontrollimi i mediave mbetet qenësor, vital, së pari për të marr pushtetin e pastaj për të zbatuar qeverisjen. Shkurt, asnjë parti politike (deri më tash) ende nuk po arrin të fitoj zgjedhjet (elektoratin) dhe të marr pushtetin pa ndihmën e mediave. Strategjia është e thjeshtë dhe e qartë: kontrolloji mediat nëse do pushtet.

Kjo sidomos kur politikanët tanë e dinë shumë mirë që mediat janë qendër e fuqishme e forcës publike. Kështu, në Kosovë ashiqare vërehet bashkëpunimi i ndërsjellë mes qeverisë, grupeve të ndryshme të interesit (bizneseve dhe OJQ-ve) dhe grupeve private mediale. Pastaj këto duke bashkëpunuar me faktorin e jashtëm ndërkombëtar. Krejt ky bashkëpunim duket të ketë vetëm një qëllim: kontrollin mbi sferën publike, fillimisht mediale, e pastaj edhe të tjerat (politike, ekonomike). Si rrjedhojë, bashkëpunimi i tillë sjellë ndikime marramendëse, në fakt, të pamatshme në shoqëri. Për shembull, shpesh shtrohet çështja: pse shoqëria jonë, përkundër tërë këtyre padrejtësive që po na ndodhin, është kaq pasive? Edhe një herë, bashkëpunimi i tillë (interesat katërpalëshe media-biznes-qeveri-ndërkombëtarë) ka bërë që shoqëria Kosovare të jetë aktive në tru (mendje) por pasive në veprime, si akt final i një ndërmarrje psikike. Çështjet fillojnë dhe mbeten në nivelin e diskutimeve. Kur përfundon diskutimi, secili qohet e shkon në shtëpinë e vet.

Në shoqëritë autoritare vlen parimi: sa më pak media aq më pak mundësi për informatë "të pahijshme" për qeverinë sepse sa më shumë të ketë media aq më shumë pluralizëm medial dhe më pak mundësi kontrolli mbi to do të ketë edhe qeveria edhe ndërkombëtarët. Në sipërfaqe, ndërkombëtarët dalin të jenë përcaktues/vendimmarrës për gjithçka që ndodhë në Kosovë por në fakt (në praktikë) as ky faktor nuk bën asgjë pa "aminin" e faktorit të brendshëm. Dhe kështu, ky koncentrim medial po ndikon jo vetëm në përmbajtjen mediale (atë që publiku kosovar e sheh, dëgjon e lexon) por edhe në mënyrën e raportimit (si ofrohet ajo përmbajtje).

Është thënë shumë herë që mediat në Kosovë janë mbushur me gazetarë servilë, që në praktikë, dalin të jenë gjithçka pos gazetarë. Tjetër: në Kosovë po zbatohet gazetari nënshtruese ku interesat e qeveritarëve, nëpërmjet interesave të pronarëve të mediave, po kanë përparësi karshi interesave të lexuesve, shikuesve e dëgjuesve (shoqërisë-publikut). Përmbajtjet mediale (emisionet e programet e ndryshme informative, reklamat, programet argëtuese, muzikore, etj) janë në funksion të propagandimit dhe reklamimit. Kështu, sikur rastësisht përputhet përmbajtja mediale-informuese me përmbajtjen propaganduese-qeveritare. Në këtë rast, censura (mosinformimi i publikut se çfarë po ndodhë në Kosovë) bëhet shumë më efikase sepse interesat e pronarëve të mediave çuditërisht pajtohen me interesat e informimit.

I shihni liderët tanë partiak (fillimisht Ibrahim Rugovën, pastaj Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, dikur Nexhat Dacin e sot Jakup Krasniqin, etj). Krejt këta njerëz flasin në emër të popullit në të njëjtën kohë duke mos e përfillur këtë popull. Na thonë: ne edhe mendojmë, edhe flasim edhe marrim vendime për juve. Ju veç rrini! Mos bëni asgjë! Kështu, autoriteti në Kosovë është bërë vlerë (vlerë shoqërore). Sa për ilustrim, askush nga ta as nuk merret e lëre më të respektoj ligjet (sepse fjala e tyre del të jetë ligj).

Edhe një herë, qëndrimi qeveritar dhe kumtimi i informatës së tillë përmes mediave "Ju veç rrini, mos bëni asgjë!" përfshin të gjitha palët e interesave: dy palët e para - qeverinë e Kosovës dhe faktorin ndërkombëtar (bashkë) dhe në anën tjetër mediat-pronarët e tyre dhe biznesin (gjithashtu bashkë). Vetëm përmes kësaj përmbajtje mediale, faktori ndërkombëtar siguron hapësirën e mjaftueshme dhe të nevojshme për të vepruar (në çdo mënyrë) në Kosovë edhe politikisht edhe ekonomikisht (p.sh, decentralizimi). Qeveria e Kosovës sigurohet nga faktori ndërkombëtar që nuk do të humbas pushtetin (kujto LDK-në – krejt partitë vijnë e shkojnë e ajo mbetet). Qeveria, në të njëjtën kohë, përmes ndihmës së faktorit ndërkombëtar, lirshëm mund të korruptohet ndërkohë që faktori ndërkombëtar heshtë dhe nuk ndërmerr asgjë sepse shfaqet të jetë i tillë edhe vet. Në anën tjetër ose karshi këtyre dy palëve është biznesi, që nuk ngucet në veprimtarinë e vet sepse për biznesin shoqëria e Kosovës mbetet asgjë më shumë sesa konsumator ndërsa Kosova si një minimarket në të cilin nuk investon kurrë asgjë sepse e trajtojnë si të huaj. Ndërsa mediat përfitojnë nga këta të tre faktorë: as nuk ngucen nga qeveria, as nuk mbyllen nga ndërkombëtarët (kujto RTV Mitrovicën) por as nuk trazohen nga konkurrenca. Në mes, mbetet publiku pasiv në veprime.

(Shkrimi është frymëzim nga libri "Mediat-agjensë faktorët", autori Ibrahim Berisha)

Nga:Skënder Limani

telegrafi.com


Publikuar: 09.06.2008 01:54:03
Lexuar: 103 herė
Fjalėt kyēe: kosove, qeveri, synon, kontrolloje, mediat,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Gjashte krizat qe po tronditin boten Gjashte krizat qe po tronditin boten
Sherr pa logjikė Sherr pa logjikė
Bulqizė e tatėpjetė... Bulqizė e tatėpjetė...
Mia Farow: Ėshtė koha e ndalimit tė gjenocidit Mia Farow: Ėshtė koha e ndalimit tė gjenocidit
Nė Kosovė s’ka asgjė Perėndimore Nė Kosovė s’ka asgjė Perėndimore
A mund tė fitojė Barak Obama? A mund tė fitojė Barak Obama?
Pėr njė festim dinamik tė ditės sė Evropės Pėr njė festim dinamik tė ditės sė Evropės
Rruga pėrpara Rruga pėrpara
A po ndodh nė Turqi, njė “puē i drejtėsisė”? A po ndodh nė Turqi, njė “puē i drejtėsisė”?
Luani, shenjė e kujtesės sonė kombėtare Luani, shenjė e kujtesės sonė kombėtare
Google Yahoo MSN