Operatori i dytė celular nė Maqedoni "Cosmofon" i demantoi tė dhėnat se kompania do tė mbyllet duke vlerėsuar se bėhet fjalė pėr spekulime tė pabazuara.
"Cosmofon është investim i rëndësishëm, multimilionësh për grupacionin "Cosmote" dhe do të vazhdojë t`i përmbushë planet e veta me qëllim që ta rrisë vlerën dhe potencialin e vet në tregun", thuhet në kumtesën e lëshuar mbrëmë.
Nga kompania informojnë se janë tërësisht të përkushtuar në realizimin e obligimeve ndaj aksionerëve, të punësuarve dhe ndaj shfrytëzuesve që tregojnë besimin e vet.
Paraprakisht gjatë ditës së djeshme gazeta greke "Ta nea" dhe më shumë mediume në Maqedoni lajmëruan se Cosmofon do të mbyllet që të mos i dëmtojë interesat e kompanisë "Deutsche Telekom", e cila para do kohë u bë pronare dominante e "Cosmote".
Siç është e njohur "Deutsche Telekom" është pronare e operatorit të parë celular në Maqedoni "T-Mobile".