E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Ėshtė zbuluar vendbanimi dardan qė i takon epokės sė bronzit
Ėshtė zbuluar vendbanimi dardan qė i takon epokės sė bronzit
Ėshtė zbuluar vendbanimi dardan qė i takon epokės sė bronzit
Nė lokalitetin Keqekollė, rreth 20 kilometra larg Prishtinės, ėshtė zbuluar vendbanimi dardan i epokės sė bronzit dhe njė kėshtjellė e antikitetit si ajo e Kekoles.

Kjo shënon zbulimin e parë të një vendbanimi parahistorik dardan të epokës së bronzit dhe të një kështjelle të antikitetit, zbulime këto të bëra nga ekspedita e Institutit të Monumenteve të Kosovës dhe dhe Muzeut rajonal të Prishtinës, e kryesuar nga arkeologu Haxhi Mehmetaj. Vendbanimi parahistorik në Malësinë e Gollakut ngrihej mbi një kodër të butë në anën e majtë të bregut të lagjës së Kaçotëve, rreth 300 metra në jug të varrezës dardane të gjurmuar gjatë viteve 2000 - 2005 po nga Instituti i Monumenteve dhe Muzeut rajonal të Prishtinës. Vendbanimi dardan i takon epokës së bronzit të vonë (1300 - 1100 p. Kr.). Ai paraqet fenomen të rrallë kulturor dhe shkencor për njohjen e kulturës dardane, ngase për herë të parë në Kosovë ndeshen shtresime të qarta të epokës së bronzit të vonë. Kështjella ngrihej mbi një kodër me pozitë të jashtëzakonshme strategjike, 864 m mbi nivelin e detit. Ajo në të gjitha anët është fortifikuar me mure të ngritura me gurë mesatar dhe të vegjël, të lidhur më llaç. Muret rrethuese të trasha rreth 2m ruhen mirë në të gjitha anët. Kështjella në anën veriore është përforcuar me dy kulla drejtkëndore, të ngritura në dy faza. Në fazën e parë kulla lidhet në mënyrë organike me muret rrethuese. Gjetjet arkeologjike dëshmojnë se kështjella është ngritur në shek. IV pas Krishtit, ndërsa është rindërtuar gjatë shek. VI, sikurse edhe shekujve IX -XI, pa përjashtuar mundësinë e përfaqësimit të fazave dardane te epokës parahistorike. Kështjella mund të identifikohet me kështjellën Kekola, të cilën e përmend Prokopi i Cezaresë, historiani i oborrit mbretëror të mbretit më origjinë dardane Justinianit, në veprën "Mbi ndërtimet", në shek. VI pas Krishtit, thotë Haxhi Mehmetaj, drejtor i Institutit të Monumenteve dhe Muzeut Rajonal të Prishtinës.


Publikuar: 09.06.2008 02:09:41
Lexuar: 82 herė
Fjalėt kyēe: Zbuluar, vendbanimi, dardan, epokės, bronzit,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Libri shqip pėr bashkatdhetarėt nė Athinė Libri shqip pėr bashkatdhetarėt nė Athinė
Pėrfundon mozaikun “Mesdheu”, Sajmir Strati nė Gines pėr tė tretėn herė Pėrfundon mozaikun “Mesdheu”, Sajmir Strati nė Gines pėr tė tretėn herė
Festivali ndėrkombėtar i poezisė Festivali ndėrkombėtar i poezisė "Ditėt e Naimit"
Nje koncert ne kujtim te Lef Nosit Nje koncert ne kujtim te Lef Nosit
Farsa me emrin “schengen” Farsa me emrin “schengen”
Shkodėr, sot hapja e Festivalit tė 46 tė Kėngės pėr Fėmijė Shkodėr, sot hapja e Festivalit tė 46 tė Kėngės pėr Fėmijė
Rrėfenja moderne, nga Insbruku nė Ankara Rrėfenja moderne, nga Insbruku nė Ankara
Klubi 27, kthimi i tė vdekurve Klubi 27, kthimi i tė vdekurve
Vdiq legjenda e Holivudit Ēarlton Heston Vdiq legjenda e Holivudit Ēarlton Heston
Vangjush Furxhi, kritiku postum Vangjush Furxhi, kritiku postum
Google Yahoo MSN