Kompania Asus nė panairin Computex, i cili ėshtė mbajtur ditė mė parė nė qytetin kinez Taipei, ka shfaqur laptopin me projektor mbi monitor.
Pa ndonjë paralajmërim dhe paraqitje të veçantë, Asus në stendën e vet në Computex ka shfaqur një laptop paksa të çuditshëm. Në shikim të parë duket se bëhet fjalë për një laptop të zakontë me dimensione diç më të mëdha, por ky laptop mbi monitor ka një shtojcë me të cilën dallohet nga konkurrenca.
Bëhet fjalë për një projektor rrotullues të integruar në shtëpizë. Ndriçimi i madh në panair i ka ndaluar gazetarët të vlerësojnë se sa është i mirë projektori i integruar, mirëpo duke pasur parasysh se ky kompjuter është një prototip, mund të priten edhe përmirësime nëse shihen si të nevojshme.
Duke marrë parasysh dimensionet ky laptop ndoshta edhe nuk do të jetë edhe ëndërr e biznesmenëve të cilët gjenden në udhëtim, por derisa Asus ta sjellë atë deri tek prodhimi serik edhe dimensionet e tij mund të ndryshojnë. Natyrisht, me kusht që prototipi edhe në të vërtetë të arrijë deri tek prodhimi serik.