E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > "Piktori ynė Kombėtar"
"Piktori ynė Kombėtar"
Qenan Mesarenė shtypi shqiptar i viteve ‘30, si edhe kolegėt e tij piktorė e skulptorė e emėrtonin “Piktori ynė Kombėtar”, por qė sot fatkeqėsisht nuk e njeh pothuaj shumica e shqiptarėve. Ai kishte lindur nė Janinė, nė vitin 1889, nė njė familje aristokratike leskoviqare. Asokohe i ati i tij, gjenerali Hasan Tahsim Pashė Mesarea, ishte komandanti i ushtrisė osmane tė vilajetit, qė ishte Armata e Peloponezit.

Qenan Mesarenë shtypi shqiptar i viteve ‘30, si edhe kolegët e tij piktorë e skulptorë e emërtonin “Piktori ynë Kombëtar”, por që sot fatkeqësisht nuk e njeh pothuaj shumica e shqiptarëve. Ai kishte lindur në Janinë, në vitin 1889, në një familje aristokratike leskoviqare. Asokohe i ati i tij, gjenerali Hasan Tahsim Pashë Mesarea, ishte komandanti i ushtrisë osmane të vilajetit, që ishte Armata e Peloponezit. Mbas arsimimit në Janinë, Qenani dërgohet në Stamboll të mbaronte liceun perandorak "Gallata Saray", ku edhe merr mësimet e nevojshme për pikturë. Më pas kthehet sërish në Janinë, ku kishte pronat e mëdha familja e tij dhe merret me pikturë. Qenan Mesarea në vitet e rinisë së tij përjetoi ngjarje të rëndësishme historike, por psikologjisht të dhimbshme.

Kur ai ishte në moshën 23-vjeçare, në Ballkan zhvilloheshin luftëra të egra midis ushtrive osmane dhe ushtrive të aleancës ballkanike të përbërë nga Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria. Mbasi shpartalluan ushtritë osmane, shtetet ballkanike filluan të luftojnë me njëri-tjetrin; kështu Greqia dhe Serbia luftuan kundër Bullgarisë. Babai i Qenan Mesaresë ishte graduar e transferuar në Selanik dhe ishte bërë komandanti i Armatës Osmane në Rumeli. Perandoria Osmane e mundur në Luftën Italo-Turke të vitit 1911, u mund përsëri edhe nga ushtritë e Fuqive Ballkanike. Ajo humbi vilajetin e Janinës, po ashtu edhe atë të Selanikut. Pikërisht në këto treva u bënë edhe luftimet më të ashpra gjatë të dy luftërave ballkanike. Selanikut i ishin drejtuar për ta pushtuar si ushtria bullgare, po ashtu edhe ajo greke. Kur Hasan Tahsim Pashë Mesarea vendosi t’i dorëzohej ushtrive fituese, ai preferoi ushtrinë greke. Për marrëveshjen me komandën greke ai dërgoi djalin e tij, Qenanin, të cilin e porositi të thoshte: "Selanikun ua morëm grekëve dhe vetëm atyre duhet t’ua dorëzojmë".

Këto ngjarje dhe të tjera nga Lufta I Botërore lanë gjurmë të thella në vetëdijen e artistit, ndaj për këto ndodhi ai ka pikturuar një varg të gjatë pikturash. Qenani u martua në Janinë, me vajzën e Mustafa Pashë Janinës, Rafetin. Asokohe, në periudhën shkurt 1926 deri 9 dhjetor 1931, i vëllai i saj, Remzi bej Janina, ishte dekretuar konsulli i parë i Shqipërisë në Janinë. Ai shërbeu si konsull deri në vdekjen e tij dhe kërkoi të varrosej në Libohovë.

Martesa i dha dy fëmijë, një vajzë që u martua dhe jeton në SHBA dhe një djalë, Shahin Sterjo Mesarenë, që aktualisht është një nga arkitektët më të mirë të Athinës. Jeta e Qenanit ka qenë e mbushur me veprimtari të ngjeshur në fushën e artit figurativ. Aktualisht nuk e njohim me detaje jetën e tij në Greqi, apo edhe në Lozanë pranë të atit. Ndërsa për jetën e veprën e tij në Shqipëri mund të tregojmë diçka. Duket të dy vëllezërit Qenan dhe Qemal Mesarea kanë ardhur në Shqipëri pothuaj njëri pas tjetrit. Kështu Qemal Mesarea vjen në Shqipëri në vitin 1925 dhe menjëherë punësohet si funksionar i M. P. Jashtme. Nga prilli i vitit 1926 e deri në mars të vitit 1929 ai ishte drejtor i Protokollit dhe i Ceremonisë në atë dikaster. Më pas ai dërgohet ministër fuqiplotë në Bullgari e më pas në vitin 1933 në Athinë. Qenani ishte një personalitet civil dhe saktësisht nuk kemi të dhëna se kur ka ardhur në atdhe, por nga veprimtaritë artistike të tij ai duhet të ketë ardhur me rastin e shpalljes së Mbretërisë Shqiptare, në shtator 1928.

Qenan Mesarea ishte autori i stemës mbretërore shqiptare dhe të disa dhjetëra portreteve të Mbretit Zog I , të përgatitura me akuarel dhe me karbon.

Nga shtypi i asaj periudhe informohemi se aty nga fundi i atij viti, duke jetuar nëpër hotele, siç ishte hoteli “Pallas”, ai ftohet sëmurët rëndë, me bronkoperipneumoni. Rrethet intelektuale të kohës, shtypi i përditshëm preokupohen seriozisht për shëndetin e “Piktorit Kombëtar”. Ata alarmohen se në Tiranë, asokohe, nuk paska pasur aparat oksigjeni për të ndihmuar në frymëmarrjen e të sëmurit dhe atë aparat farmacia "Nazif" e sjell nga Vlora, madje edhe me aeroplan (Gazeta e Re 1928).

Sërish shtypi i kohës i a bëjnë të njohur opinionit publik shqiptar se shëndeti i "Piktorit Kombëtar" ishte përmirësuar dhe ai kishte filluar, sërish, jetën aktive. Në prag të ditëlindjes së Mbretit Zog, në fillim të tetorit të vitit 1930, Qenan Mesarea hap një ekspozite pikturash vetjake në mjediset e gazetës "Rilindja e Arbërit" Tiranë.

Për atë ekspozitë, Odise Paskali, më 8.10.1930 kishte botuar në atë gazetë një artikull të gjatë kritikë pozitive, por ashtu edhe në gazetën "Ora" më datë 11.10.1930.

Odise Paskali e shkruan artikullin me titull: «Arti i Qenan Mesaresë», duke quajtur pa mëdyshje me titull: “Piktori ynë Kombëtar”. Në atë artikull që në vetvete është një ese e bukur skulptori i popullit i bënte një analizë të thellë veprës së piktorit leskoviqar, duke e vlerësuar atë me superlativa.

Ai asokohe me një stil induktiv shkruante kështu: "Me rastin e inaugurimit të kësaj ekspozite personale të piktorit Qenan Mesarea dhe për interes të artit shqiptar, na pëlqen të bëjmë nja dy fjalë mbi vlerën e këtyre veprave, po jemi të shtrënguar të ndjekim një rrugë të gjatë duke vënë në bashkëbisedim çështje të ngatërruara dhe të errëta (të paqarta) që kemi mënjanë në jetën tonë shpirtërore. Se nuk është e mundur të shkruhet mbi artin figurativ në gjuhën tonë po mos të merremi vesh më parë mbi disa parime të përgjithshme, pa pranimin e të cilave s’ka kuptim të kthjelltë biseda jonë". Odise Paskali, Qenan Mesarenë e konsideron jo vetëm artist, por madje artist të madh. "Artisti për arsye morale a fizike, nga hera nuk mund të shtjerë në formën e jashtme realitetin shpirtëror, atëherë edhe forma e jashtme paraqitet pa art, me fjalë të tjera, vepra është e pashpirt... Përveç ndjenjave dhe kulturës, na ndihmojnë, për të dalluar një vepër me art nga një vepër pa art, disa elemente që janë brenda çdo vepre të goditur artistike. Janë elementet që shfaqen në mënyrë të njëllojtë në të gjithë veprat e një artisti, është me një fjalë, stili i tij që na tregon sinqeritetin në shprehjen e ndjenjave dhe në shfaqjen e artit të tij", - shkruan Paskali.

Le të analizojmë tani veprën e piktorit Qenan Mesarea. Përpara këtyre akuareleve të zgjedhura, mjafton një vështrim i përgjithshëm për të krijuar përshtypjen e menjëhershme se njeriu e ndjen e veten e tij në një atmosferë të lartë, sipërore, të kulluar, ku ngjyrat shijohen në nuancat e tyre më të pastra, me të vërteta. Ndjenë një shpirt fisnikërie, i cili u jep jetë edhe hollësirave më të vogla, duke i pushtuar ato me një këngë të një bukurie të pastër, hyjnore, atë të ngjyrës. Kënga e ngjyrës, pra, është cilësia e parë dhe e pangatërrueshme, që shquan stilin e Mesaresë.

Shikoni me vëmendje elementët artistikë që ka përdorur piktori, dhe do të shijoni kurdoherë e më tepër vleftën e vërtetë të këtij arti të kthjelltë e të shëndoshë. Kurdoherë e më tepër do t’ju tërheqë ky art, kur sytë janë të etur për të bukurën. Mos të çuditeni pse hijet në pikturat e Mesaresë janë ngjyrë manushaqe dhe toka e verdhë. Kur impresionistët e parë fiksuan mbi tablotë e tyre këtë të vërtetë fizike të dritës, gjithë publiku mbeti i skandalizuar, po pastaj gradualisht e kuptoi dhe i pranoi, e madje i pëlqeu si çdo gjë të natyrës dhe të artit. Vëreni dhe do të shijoni bukurinë tërheqëse të hijeve në çdo vepër të piktorit tonë. Hija tek veprat e piktorit tonë nuk shfaqet me një cipë pak a shumë të zezë, po element artistik i përkryer, me një ngjyrë me tonalitete më të thellë e në bashkim tonal me ngjyrën e dritës. Kur shikoni pikturat e tij ju ndjeni, se sikur të ishte e mundur që burimi i dritës të zhvendosej nga vendi i tij, pjesët në hije do të merrnin ngjyrën e dritës së përbashkët. Veprat e tij të përkryera si akuarelet "Parthenoni" dhe "Plaku shkodran i menduar", portrete të tjerë, peizazhe natyrore të mrekullueshme shqiptare, janë vepra madhore të paarritshme dhe që kanë vlera shumë të çmuara për artin tonë kombëtar.

Me kaq urojmë që ky manifestim artistik i rrallë të jetë një hov për një lëvizje masive përparimtare, për një interesim të vërtetë, si e lyp nevoja e atdheut, - shkruan Paskali. Shpërblimi i parë e më i madh për një artist vjen nga kënaqësia vetjake që ndjen ai nga vepra e tij, prej të tjerëve ai nuk kërkon veç atë të kuptimit të artit të tij, jetën e një çasti në bashkim ndjenjash. Natyrisht ne aktualisht nuk kemi mundësinë e njohjes së inventarit të asaj ekspozitë, por po mjaftohemi plotësisht nga vlerësimi i artistit të madh Odise Paskalit. Ndërsa në Janinë ka një rrugë me emrin Qenan Mesarea, këtu tek ne në atdheun e tij, as që bëhet fjalë, sepse ende në emërtimet e rrugëve të qyteteve tona ka emra njerëzish të panjohur as nga historia, as edhe nga arti e kultura, madje as edhe nga njerëzit e thjeshtë. Në shkurt të vitit 2002 në Qendrën Kulturore të Janinës u përurua një ekspozitë retrospektive me pikturat e tij, të cilat janë himne për natyrën dhe për lirinë e popujve. Album me fotografitë e veprave të tij, është botuar nga Prefektura e Janinës, qysh në vitin 2002, ku ka përkushtimin dhe kujtime nga miqtë e tij si skulptori Pavlo Vreli, por edhe nga i biri, Shahini.

Albumi përmban gjithsej 178 riprodhimesh të pikturave të Qenan Mesaresë, kryesisht me akuarel, por shumë prej tyre edhe me bojë vaji e disa të tjera me karbon dhe lapës (skica). Duke qenë e botuar në Greqi vihet re tendenca për të ekspozuar, kryesisht, pikturat që kishin të bëjnë me fitoret e grekëve gjatë dy luftërave, asaj ballkanike, në vitin 1912 edhe asaj botërore në vitet 1914-1918. Kështu në album gjejmë 37 piktura me akuarel dhe me bojë vaji me subjekte betejash, parakalimesh, çaste të kapitullimit dhe të dorëzimit të Ushtrisë Osmane, kolona robërish osmanë, të rraskapitur e të tjera motive luftimesh dhe betejash të ndryshme të improvizuara. Përveç këtyre pikturave me bojëra, organizatorët e botimit të albumit kanë përdorur edhe skicat me karbon dhe me kalem me subjekte luftarake, ndonëse piktori shqiptar ato skica nuk i kishte kthyer në piktura me vaj, për shkaqe që ne nuk i dimë.

Në atë album një vend interesant zënë pikturat me subjekt Liqenin e Janinës, veçanërisht ato që kanë në sfond ishullin me Kështjellën e Xhaminë e Ali Pashë Tepelenës, të tilla janë 12 copë, të cilave po t’i shtojmë edhe pikturat që kanë si subjekte peshkatarët janinjotë, atëherë numri i tyre arrin në 26. Në të gjitha këto piktura vihet re për bukuri përdorimi i ngjyrave të gjalla, të qarta, të ndritshme, karakteristikë e stilit të Mesaresë.

Në subjektet e preferuara të Qenan Mesarese janë natyrë mortet, me lule të bukura në tufa dhe në vazo, me fruta, qershi, mollë, shegë e tjera në tavolina apo në shporta. Por me shumë mjeshtëri janë të pikturuar edhe shpendët e gjahut të vendosura në tavolinë. Mendojmë se pikërisht në këto dy tematikash pikture, ai ka pasur një mundësi të madhe të përdorte gamën e pambaruar të mbi 12 ngjyrave e tonaliteteve te tyre. Natyrisht subjekte të punuara me shumë mjeshtëri dhe me dashuri janë dhe pikturat familjare, ato të babait të tij, Hasan Tahsim Pashës, si me kostum kombëtar, po ashtu edhe si gjeneral, të bashkëshortes Refat, të kunatit diplomat Remzi bej Janinës e të tjerë. Është interesant fakti se në pikturat e bukura të tij janë edhe ato të portreteve të pleqve dhe plakave, të klerikëve bektashi, sunitë, çifutë, të fshatarëve grekë dhe shqiptarë duke udhëtuar me qerre e karro, madje edhe duke kërcyer e duke bërë aheng. Janë me të vërtetë piktura të realizuar me shumë dashuri dhe art.

Në ato piktura ai ka derdhur stilin e tij për të realizuar hijet karakteristike tipike shumë interesante. Në album gjenden edhe piktura me subjekte kostume kombëtare grash, që ka shumë mundësi të jenë grekë, por mundet të jenë edhe shqiptare. Një vend të rëndësishëm në pikturat e tij zënë edhe peizazhet me subjekte detin, anijet, malet dhe rrugët malore me ura antike. Në ato piktura gjenden edhe subjekte me skena baleti, sportistësh olimpikë, madje edhe një pikture nudo. Në vargun e gjatë të pikturave të tij shohim pothuaj piktura të gjithë zhanreve, por kurdoherë duke arritur kulminacionet. Mbas Luftës II Botërore atij nuk iu dha mundësia të vinte në atdheun e tij të dashur. Dashurinë dhe mallin për atdhe ai ia transmetoi djalit të tij, i cili ndonëse nuk ka bërë shkollë në gjuhën amtare, me një gjuhë shqipe të pastër dhe të bukur, albumin e babait të tij, me një dedikim ia dhuroi Galerisë së Arteve në Tiranë, ku patën rastin ta shfrytëzojmë. Ai vdiq në Athinë në vitin 1964.


Publikuar: 09.06.2008 03:39:17
Lexuar: 140 herė
Fjalėt kyēe: Qenan, Mesarenė, shtypi, shqiptar, piktorė,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Origjina ilirike e Arbėrve Origjina ilirike e Arbėrve
Kontributi  pėr shndėrrimin e Manastirit  nė vendlindje tė Alfabetit Shqiptar Kontributi pėr shndėrrimin e Manastirit nė vendlindje tė Alfabetit Shqiptar
Mesjeta shqiptare, sipas dorėshkrimeve e dokumenteve qė ruhen nė bibliotekat e arkivat kroate Mesjeta shqiptare, sipas dorėshkrimeve e dokumenteve qė ruhen nė bibliotekat e arkivat kroate
Kur gratė nuk kanė asnjė tė drejtė Kur gratė nuk kanė asnjė tė drejtė
Kush ishte Salvatore (Totņ) Riina dhe si e mori ai pushtetin Kush ishte Salvatore (Totņ) Riina dhe si e mori ai pushtetin
Amnisti pas burgut, por pa skivaninė e shkrimtarit Amnisti pas burgut, por pa skivaninė e shkrimtarit
Kur ndaheshim nga gratė ruse Kur ndaheshim nga gratė ruse
Tradhtia e Filbit, si u asgjesua grupi i pare me agjente shqiptare dhe britanike Tradhtia e Filbit, si u asgjesua grupi i pare me agjente shqiptare dhe britanike
Gjirokastra, atje ku ndėrtonin italianėt Gjirokastra, atje ku ndėrtonin italianėt
Projekti i Sami Frashėrit pėr zhvillimin e Shqipėrisė Projekti i Sami Frashėrit pėr zhvillimin e Shqipėrisė
Google Yahoo MSN