Njė nga anglo-saksonėt, mik i mirė i shqiptarėve, nė vitet e vėshtira tė historisė sė shtetit shqiptar ka lozur rol tė rėndėsishėm, por fatkeqėsisht ėshtė shumė pak ose aspak i njohur nga shqiptarėt dhe tė papėrmendur nė traktatet historike aktuale. Harold Sherwood Spencer ishte njė pinjoll i njė familjeje kolonėsh anglezė qė kishte lindur nė SHBA.
Një nga anglo-saksonët, mik i mirë i shqiptarëve, në vitet e vështira të historisë së shtetit shqiptar ka lozur rol të rëndësishëm, por fatkeqësisht është shumë pak ose aspak i njohur nga shqiptarët dhe të papërmendur në traktatet historike aktuale. Harold Sherwood Spencer ishte një pinjoll i një familjeje kolonësh anglezë që kishte lindur në SHBA, aty nga fundi i shekullit XIX, por që qysh në moshë të rinisë së hershme kishte shkuar për të studiuar e për të shërbyer në Britaninë e Madhe. Atje ai kishte kryer arsimimin ushtarak dhe ishte futur në shërbimin informativ të Ushtrisë Britanike. Sipas një deklarimi të tij të bërë shumë vite më vonë, në Shqipëri ai kishte ardhur shumë kohë para fillimit të Luftës I Botërore, në shërbim të një aristokrati austriak, me detyrë në Shqipëri, që sigurisht do të ishte ndonjë konsull. Natyrisht pa identifikimin e tij të vërtetë. Lindur në SHBA në një familje kolonësh anglezë, sipas deklarimit të tij, ai kishte ardhur në Shqipëri para luftës dhe kishte shërbyer tek një aristokrat austriak.
Duke e njohur Shqipërinë, në fillim të vitit 1914, duke qenë me shërbim pranë ministrit amerikan në Trieste, u dërgua të vrojtonte së afërmi ngjarjet në Shqipëri. Rrethet atdhetare të migracionit në SHBA u informuan dhe e vlerësuan saktë Harold Sherwood Spencerin, qysh në fillimin e veprimtarisë së tij në Shqipëri. Me ardhjen dhe me vendosjen e Princ Vidit si mbret i Shqipërisë, Harold Sherwood Spencer ashtu sikurse kapiten Armstrongu irlandez, hyri vullnetarisht në shërbim të xhandarmërisë shqiptare. Në radhët e luftëtarëve të asaj periudhe ai njihej me emrin majori Spencer. Spenceri së bashku e xhandarmërinë shqiptare të komanduar nga kapitenët Gani Butka, De Ghillardi dhe majorët holandezë Rûller, Snellen e Vallenhofen, kapitenët holandezë Mallinkcroft, Durman, mori pjesë aktive në çlirimin e Korçës nga ushtria greke. Madje ai u bë nismëtari i rrethimit të Mitropolisë, kapjes dhe burgosjes të peshkopit grek, me veprimtari të vazhdueshme antishqiptare Jakovit edhe dërgimit të tij në Elbasan. Luftoi së bashku me Gani Butkën e të tjerë kundra rebelëve të Haxhi Qamilit, bashibozukëve turkoshakë të Esat bej Starovës, tek Guri i Prerë, në zonën e Pogradecit. Mbas asaj beteje midis forcave të pabarabarta, ku disa dhjetëra ushtarë, xhandarë dhe vullnetarë u mundën nga mijëra fshatarë dhe qytetarë të turkoshakë dhe vrasjes së kapiten Gani Butkës, Zalo Prodanit e tjerë, H.SH.Spencer së bashku me oficerët holandezë, De Ghilardin kthehen në Korçë.
Në datën 23 qershor 1914 shumë atdhetarë korçarë si Mihal Grameno, Themistokli Gërmenji, Qani Dishnica oficerët holandezë, De Ghilardi si edhe Spencer, ikin nga qyteti në drejtim të Voskopojës dhe një ditë më pas, më datën 24 nëpër Opar nisen për në drejtim të Beratit. (Dielli dt. 3. 3.1933) Në korrik-gusht të vitit 1914 prefekti i Beratit Behxhet Nepravishtën, me ata pak xhandarë nën komandën e kapitenëve Veis Sevranit, e Qani Panaritit, toger Pertef Asllanit dhe me vullnetarët e Ali Këlcyrës dhe të Nuredin bej Vlorës, luftuan trimërisht kundra hordhive të Haxhi Qamilit. Në ndihmë të tyre ishte edhe grupi që erdhi nga Korça, midis të cilëve edhe major Spenceri. Për ti ilustruar pikërisht ngjarjet e kësaj periudhe, këtu më poshtë po ribotojmë një pjesë të intervistës që i ishte marrë Spencerit nga gazetari N.E. i gazetës Dielli, më 16.10.1914.
Ndodhesha në Trieste me shërbim kur ministri amerikan më dërgoi në Shqipëri për të shikuar në vend dhe për të përpiluar një raport analitik mbi gjendjen dhe ngjarjet e kohëve të fundit në Shqipëri. Me të mbërritur në Shqipëri, fillova menjëherë të interesohesha dhe të informohesha mbi problemet e Shqipërisë së ngratë... Kur plasi kryengritja në Korçë unë kisha kohë që po qëndroja aty me xhandarmërinë shqiptare dhe me oficerët holandezë, me të cilët morëm në dorëzim qytetin nga grekët. Me fillimin e kryengritjes së grekomanëve (andartëve) dhe të grekëve të fshehur, unë mora përsipër komandën e një grupi vullnetarësh, të cilët luftuan shumë mirë. Më në fund grekët dhe grekomanët i mundëm ligsht, kapëm dhespot Jakovin dhe të mbesën e tij si edhe disa grekomanë korçarë si dr. Llambi Dardhën, Kosta Polenën, av. Vasil Singjellon, Vasil Kondin si edhe elbasanasin Efrim Gjinin, të cilët i çuam të burgosur në Elbasan.
Shqiptarët janë trima luftëtarë të mbaruar, por u mungonte patriotizmi. Bëmë edhe ca luftëra të tjera me ushtrinë greke dhe i copëtuam. Në fshatin e gjeneral Gani Butkës lufuam gjashtë javë duke vrarë 40 dhe plagosur 65 grekë. - Po Gani Butka nuk ishte gjeneral, - i thashë unë. Unë, - tha Spenceri - si oficer me përvojë kuptova menjëherë se i ndjeri Gani Butka ishte një gjeneral praktik i mbaruar. Kishte edhe të tjerë luftëtarë si kapedanët Kajo e Sali Butka, por trimëria, guximi dhe patriotizmi i gjeneral Gani Butkës më bëjnë të mos e harroj kurrë. Gani Butka ishte bërë vëllam me mua d.m.th. kishim pirë gjak nga njëri-tjetri, sipas zakonit shqiptar; E shikon këtë unazë me shkabën në mes të saj që unë e mbaj në gisht? Po, i them unë. Këtë unazë e kam dhuratë nga Ganiu, është shenjë vëllazërie dhe unë sdo ta heq kurrë nga gishtin deri sa të vdes. I ndjeri Gani sndahej prej meje, por edhe unë vetëm tek ai kisha besim. Po fati i keq i shqiptarëve se përveç grekëve u ngritën kundra nesh myslimanët fanatikë. Në atë kohë morëm urdhër që të niseshim nga Korça për në Pogradec kundra kryengritësve.
Këtu gjeneral Ganiu tregoi trimëri të madhe dhe kryengritësit i ndoqëm si galat. Po Ethem bej Starova vajti në çdo fshat të Gorës duke u thënë njerëzve të pamësuar të ngriheshin kundra qeverisë dhe se xhandarët kishin shkuar gjoja për ti ndërruar fenë. Kësisoj fshatarët u ngritën me shumicë dhe na rrethuan liksht. Bëmë luftë të përgjakshme, por u mundëm. Disa prej nesh shpëtuan, ndërsa të tjerët u vranë. Heroizmi i gjeneral G.Butkës në atë luftë nuk mund të tregohet as me gojë dhe as me pendë. Kryengritësit i kërkuan të dorëzohej, por vëllai i im u tha: Sbëhem teslim tek ju tradhtarë dhe pasi vrau disa prej tyre me revolverin e tij, plumbin e fundit i a lëshoi vetes dhe vdiq duke qeshur, me flamurin e Shqipërisë në dorë. Gani Butka ishte petrit, ishte trim i trimave. Në këto çaste Z.Spencer ishte mallëngjyer së tepërmi ndaj unë e pyeta për ta ndërruar bisedën: Pas luftës së Pogradecit ku vajtët z.Spencer?
- U nisëm që të gjithë e vajtëm në Berat, ku bëhej luftë me kryengritësit, luftuam atje së bashku me holandezët dhe me kapiten Ghilardin edhe që andej shkuam në Vlorë. Bashkë me ne erdhi edhe tradhtari Abdyl Ypi, ish-nënprefekt i Korçës, i cili u kish thënë korçarëve të mos luftonin kundra grekut. Shqipëria asokohe ishte mbushur me tradhtarë e fanatikë. Po juve zoti Spencer si oficer i rregullt a morët rrogë nga qeveria shqiptare? Jo - mu përgjigj - nuk morra asnjë dyshk, po as edhe nuk kërkova rrogë. Ishte turp të kërkoja nga Madhëria e Tij, i cili harxhonte të hollat e tij për të qytetëruar shqiptarët. Asokohe unë isha komandant i gardës së Pallatit, të cilët numëroheshin rreth 500 shpirt edhe me sugjerimin e mbështetjen time madhëritë e tyre vizituan Vlorën.
Qëndrimi dhe vetëmohimi i këtij miku të Shqipërisë i kishte lënë mbresë pothuaj të gjithë shqiptarëve të asaj kohe. Kështu një korrespondent nga Vlora, me pseudonimin Dhoran Shelcani, më 28 gusht 1914 i shkruante gazetës Dielli për vuajtjet dhe mundimet e muhaxhirëve të vendosur në kodrat e Vlorës, shkruante edhe për qëndrimin progrek të Abdyl Ypit dhe të dr. Kristo Luarasit gjatë periudhës së luftimeve kundra grekëve në Korçë. Ai nënvizonte madje se ky i fundit qëndroi bashkë me pushtuesit grekë në Korçë. Më tej ai lavdëronte: Oficeri amerikan Spencer dhe kapidani austriak Leon Ghilardi janë tepër për tu lavdëruar se luftuan trimërisht kundra grekëve dhe turkomanëve. Më pas, kur ai u kthye në Durrës nga Vlora ka luftuar në kodrat e Rashbullit kundra forcave bashibozuke të Haxhi Qamilit deri në largimin e tij përfundimtar së bashku me Princ Vidin. Me porosi të Princ Vidit, major Spenceri, si njeriu me i besuar i princit, shkoi në SHBA për tu dorëzuar tre personaliteteve politike e shoqërore amerikane, miq të shtrenjtë të Shqipërisë medaljen e «Shqiponjës së Artë» që ai u kishte akorduar atyre.
Ata ishin Theodhor Ruzvelti, ish-presidenti i SHBA-së, diplomati Charles Crane dhe rev. Lyman Abbot. Majori H.Sh.Spencer mbasi e kreu detyrën arriti në Boston, të enjten e kaluar dhe në radhë të parë vizitoi selinë e «Vatrës» si edhe zyrat e gazetës «Dielli». Ai u gëzua dhe iuroi atdhetarët shqiptarë për zyrat dhe makineritë e reja të shtypshkrimit, që ata i kishin blerë me kursimet e tyre. Ai gjithashtu pëlqeu tematikën e artikujve që kishim botuar, duke thënë: You are doing a great work for Albania. (Po bëni një punë të madhe për Shqipërinë). Majori H.Sh.Spencer si një individ që njihte mirë problemet e Shqipërisë dhe Ballkanit në atë takim që pati tek Vatra me migracionin shqiptar mbas interesimit të tyre, i sinjalizoi se Italia do të merrte pjesë në Luftën I Botërore duke e pushtuar Shqipërinë. Veprimtaria e këtij miku të Shqipërisë i tërhoqi vëmendjen e shtypit amerikan.
Madje disa prej tyre kanë botuar edhe disa artikuj te H.Spencerit, ku ai ka shkruar ato për të demaskuar propagandën antishqiptare të silogjeve greke. Pikërisht në këtë kohë në gazetën Dielli botohet një artikull, mbi detyrat e migracionit dhe të Federatës «Vatra», midis të tjerave shkruhej kështu : Midis problemeve dhe detyrave të ndryshme që kemi, është krijimi i një komisioni që do të përfaqësonte atdheun nëpër konferencat e paqes, që do të zhvillohen nëpër Evropë dhe ka mundësi edhe në Uashington. Në krye të këtij komisioni të caktohej një nga filoshqiptarët amerikanë si kryetar nderi. Nga mbi 40000 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA mund dhe duhet të nxirret një bërthamë djemsh për të organizuar këtu në SHBA, xhandarmërinë shqiptare. Nga kjo bërthamë të formohet një trup i shenjtë nën emrin. «Legjion i Shkabës» nën komandën e majorit Harold Sherwood Spencer, amerikanit filoshqiptar që luftoi bashkë me ne shqiptarët kundra grekëve dhe osmanllinjve. Ky trup kur të vejë në Shqipëri të vihet nën komandën e xhandarmërisë shqiptare.
Këtë legjion ta organizojnë Komisioni i Qendrës dhe kryetarët e Degëve të «Vatrës». Në vitin 1915 ai u fut në Ushtrinë Britanike me gradën kapiten, ku luftoi në të tre frontet e Luftës I Botërore duke shërbyer gjithmonë në Shërbimin Sekret Ushtarak Britanik. Në vitin 1917 ai sëmuret nga një krizë e sistemit nervor, del në invaliditet dhe largohet nga lufta duke u kthyer në një veprimtar antihomoseksual edhe antisemit. Bashkëpunon si gazetar me gazetën apo revistën Imperializmi të botuesit Noel Pemberton Billing. Pikërisht në atë periudhë shkruan dhe botoi dy artikuj. Në artikullin e parë sulmon gjermanët, të cilët sipas bindjes së tij, kishin kryer një vepër kriminale duke i detyruar 47000 anglezë të kalonin vuajtjet e Sodomas dhe Lesbias. Sipas tij, këta emra i kishte gjetur në Librin e Zi të Berlinit (Berlin Black Book). Artikulli i dytë ishte shkruar kundra aktores Maud Allen e cila me shoqatën e saj, e trajtuar si komplotiste, doli në një fushatë të madhe shpifjesh dhe intrigash, për të cilën vet Spenceri doli dëshmitar në gjyq.
Ai tregonte se e gjithë struktura shtetërore angleze ishte e përbërë nga çifutë. Po në vitin 1918 ai botoi edhe veprën e tij të titulluar: Democracy or Shulockracy ku për shkruhen përpjekjet e disa burrave dhe grave që punonin dhe sakrifikonin për ta bërë botën e tërë më demokratike dhe për ti çliruar njerëzit nga skllavëria e kapitalizmit që po kontrollohej nga monopolet. Për këtë mik të madh të shqiptarëve nuk kemi mundur të gjejmë të dhëna të mëtejshme.