E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > 5 kėshilla pėr tė blerė parfume
5 kėshilla pėr tė blerė parfume
5 kėshilla pėr tė blerė parfume
Jo ēdo burrė kėnaqet duke blerė njė parfum, por ka edhe shumė nga ata tė cilėt nuk dinė ta blejnė. Shpeshherė shitėsi nė dyqanin e parfumeve tė kėshillon parfume tė ndryshme, ndėrsa ti, pa e kuptuar fare ndryshimin e aromave mes fragrancave, thjesht ble njė. Pastaj vjen nė shtėpi dhe nis tė ndiesh pendimin tipik tė njė blerėsi.

Lexoji me vëmendje një nga një. Me siguri do të jesh i aftë ta përkufizosh aromën tënde pasi të kesh përfunduar së lexuari dhe ji i sigurt për atë që kërkon, kur të shohësh shitësin që vjen drejt teje për të të spërkatur me aromë...

Kategoritë:

agrume, barëra dhe erëza

Agrume – përfshin aroma me esencë limoni ose mandarine. Nëse preferon ndjesinë e freskisë pas dushit, zgjidh esencat e agrumeve. Shembuj: Armani "Acqua di Gio" dhe Ralph Lauren "Polo Blue".

Barëra – kjo është kategori më e ëmbël. Shembuj: "Marc Jacobs for Men" (fik) dhe "Chanel Allure Homme"(anise).

Erëza – aromë tipike prej lëkure. Shembuj:"“Old Spice" dhe "Obsession For Men".

Obsession For Men
Obsession For Men


Kufizoni opsionet

Mënyra si vishesh, madje edhe tonet e lëkurës ndikojnë në mënyrën se si nuhat. Nëse je tipi i xhinseve dhe atleteve të vjetra, zgjidh esenca agrumesh. Nga ana tjetër, fragrancat me esencë erëzash përputhen me mashkullin sportiv dhe të shkujdesur. Ato me aroma më pikante shkojnë për tipin borgjez. Fragrancat si "Dior Homme" dhe "Jil Sander" i përkasin kategorisë me aromë barërash.

Testo

Një sprucim në secilin prej kyçeve të duarve nuk të lëndon. Në fakt, testi i aromave nuk është aspak ide e keqe. Nuk besoj se dëshiron të shkosh në shtëpi me një shishe 100 mili-litërshe, që e ke blerë 20.000 lekë, pa e ditur se ç’aromë ka.

Kurrë mos mendoni se, nëse një parfum vjen erë të mirë te një njeri, duhet të vijë patjetër te ty. Nuk besoj se i ble këpucët pa i provuar më parë si rrinë në këmbë, apo jo? Epo, e njëjta gjë vlen edhe për parfumet.

Prit

Të nevojiten 15 minuta që aroma të japë efekt dhe të reagojë me lëkurën.



Publikuar: 09.06.2008 04:22:47
Lexuar: 277 herė
Fjalėt kyēe: Pese, keshilla, blere, parfume,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Cilat jane shijet e kesaj vere , per kėpucet e  juaja. Cilat jane shijet e kesaj vere , per kėpucet e juaja.
Mbahet spektakli Mbahet spektakli "The Best Model of Kosova 2008"
Kur zeroja tė shpall fitues Kur zeroja tė shpall fitues
Modele e ēantave tė vjeshtės Modele e ēantave tė vjeshtės
Zbulo shpinėn! Zbulo shpinėn!
Kjo ėshtė gruaja perfekte Kjo ėshtė gruaja perfekte
Ėshtė dashuri apo dėshirė? Ėshtė dashuri apo dėshirė?
Tendenca e verės? Superaksesorė Tendenca e verės? Superaksesorė
Buzėt? Trajtoji kėshtu Buzėt? Trajtoji kėshtu
Ēizme tė bukura Ēizme tė bukura
Google Yahoo MSN