E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > INSIG rinis rrugėn drejt privatizimit
INSIG rinis rrugėn drejt privatizimit
INSIG rinis rrugėn drejt privatizimit
Tenderi pėr tė gjetur njė kompani analize financiare pėr vlerėsimin e INSIG pritet tė zhvillohet edhe njė herė mė 13 qershor, pasi kishte dėshtuar mė herėt pėr shkak tė mosinteresimit tė kompanive tė fushės, njoftuan burime nga Ministria e Financave. Procesi i vlerėsimit tė kompanisė pėr llogari tė shitėsit pritet tė kushtojė rreth 100 mijė euro, sipas dokumenteve tė tenderit. Vlerėsuesi ka pėr detyrė tė japė mendimin e vet brenda dy javėve nga shpallja fituese.

Kjo nuk është hera e parë që INSIG vlerësohet para se të dalë në shitje. Disa vite më parë, një kompani e huaj e vlerësoi kompaninë me 28 milionë dollarë, shifër kjo e konsideruar si tepër e ulët nga ekspertët e fushës, për shkak se në atë kohë, INSIG kishte gjendje financiare të investuar në bono thesari prej 40 milionë dollarësh.

INSIG u nxor në shitje për herë të parë në vitin 2002 së bashku me kompani të tjera të sektorit publik, por procedurat për privatizimin e saj nuk ecën asnjëherë në rrugën e duhur, kryesisht për shkak të mungesës së vullnetit politik. INSIG u shit me negocim të drejtpërdrejtë në masën 40% te dy institucione financiare ndërkombëtare, IFC dhe BERZH, veprim që kishte për synim të përmirësonte imazhin e kompanisë. Pjesa tjetër e aksioneve mbeti nën pronësinë e Ministrisë së Financave. Gjatë viteve në vijim, pati shumë premtime nga qeveritë e ndryshme për t’i dhënë fund privatizimit, për shkak se ndërkohë kompania po humbiste terren kundrejt konkurrentëve privatë në tregun e saj kryesor, në Shqipëri.

INSIG operon edhe në Maqedoni e Kosovë. Aktiviteti në këto dy vende e ka ndihmuar kompaninë të kompensojë humbjet financiare në tregun shqiptar, ku përballet tashmë prej vitesh nga konkurrenca e ashpër e operatorëve privatë të tregut, të cilët kanë fleksibilitet shumë të madh në krahasim me procedurat burokratike në një kompani shtetërore. INSIG ka rreth 250 punonjës në të tre vendet. INSIG ka aktualisht rreth 75 milionë dollarë asete.



Publikuar: 09.06.2008 04:45:11
Lexuar: 95 herė
Fjalėt kyēe: INSIG, rinis, rrugėn, privatizimit,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Rroga mesatare nė Maqedoni 15 820 denarė Rroga mesatare nė Maqedoni 15 820 denarė
Kėrkohet bashkėpunim mes punėdhėnėsve dhe punėtorėve Kėrkohet bashkėpunim mes punėdhėnėsve dhe punėtorėve
Kriza financiare goditi edhe aerotransportuesit Kriza financiare goditi edhe aerotransportuesit
Bankat nuk i rritin kamatat e kredive Bankat nuk i rritin kamatat e kredive
Zvogėlohet numri i tė punėsuarve nė industrinė e Maqedonisė Zvogėlohet numri i tė punėsuarve nė industrinė e Maqedonisė
Maqedoninė e kanė vizituar 170 kompani, por asnjėra nuk ka investuar Maqedoninė e kanė vizituar 170 kompani, por asnjėra nuk ka investuar
Bllokohet eksporti i Kosovės nga vendet e CEFTA Bllokohet eksporti i Kosovės nga vendet e CEFTA
G7 do ndihmojė ekonominė nė Gjeorgji G7 do ndihmojė ekonominė nė Gjeorgji
Ēmimi i naftės shėnoi rritjen e radhės Ēmimi i naftės shėnoi rritjen e radhės
Fitorja e Obamės solli optimizėm nė bursat aziatike Fitorja e Obamės solli optimizėm nė bursat aziatike
Google Yahoo MSN