E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Kėshilla; marrėdhėniet nuse-vjehrrė
Kėshilla; marrėdhėniet nuse-vjehrrė
Kėshilla; marrėdhėniet nuse-vjehrrė
Jeta ėshtė e mbushur me personazhe dhe role nga mė tė ndryshmet. Nėse bėn tė tjerėt tė vuajnė kur je nuse, kur tė bėhesh vjehrrė, do tė jesh ti ajo qė vuan. Pėr kėtė arsye, duhet tė pėrdoret logjika, as mos vuaj e as mos bėj qė tė vuajnė...

Le të ndjekim dialogjet e mëposhtme, për të vazhduar më tej me komentin tonë...

Dy bashkëshortët:
Burri: Ra dera? Kush mund të jetë?
Nusja: Kush tjetër përveç nënës tende.
Burri: Si the? Nuk të kuptova...
Nusja: ǒka këtu për të mos u kuptuar?! Përsëri mamaja jote erdhi...
Burri: Mos e ngri zërin, do të të dëgjojë...
***
Nëna : Shpirti mamit, po kaloja këtej dhe thashë t’ju shikoj një herë. Shpresoj të mos ju kem shqetësuar..
Djali: ǒështë ajo fjalë moj mami?! Mirë e bëre që erdhe. Edhe neve na kishte marrë malli...
Nëna: Po ti moj bijë, çfarë ke që nuk flet? Mos je gjë sëmurë?
***
Nëna: Mesa duket, nusja qenka si pa qejf. Më mirë të ngrihem. Edhe babai juaj mund të merakoset. Ditën e mirë dhe kujdesuni për veten...
Djali: Po pse kaq shpejt moj mami? Ti sapo erdhe. Të kishe ndenjur për darkë të paktën. Apo jo shpirt...
Nëna: Jo, jo, një herë tjetër. Po gjetët kohë, hajdeni ju se ju presim..

***

Sado që ngacmimet e vjehrrave janë kthyer në legjenda tashmë, në ditët e sotme rastisim edhe në nuse të tilla. Edhe pse vjehrra mund të mos i përzihet në punët e saj, jo pak nuse shqetësohen nga prania e tyre në shtëpi.

Ka shumë raste kur nuset, duke parë vuajtjet që kanë hequr nënat e tyre me vjehrrat, e kthejnë këtë çështje në diçka psikologjike duke menduar se “mjaft ka vuajtur nëna ime. Unë nuk do ta lejoj një gjë të tillë”.

Ato harrojnë se rruga më e mirë është mirësjellja, mirëkuptimi dhe toleranca. Nuset harrojnë se sot janë nuse dhe nesër do të bëhen vjehrra. Harrojnë shprehjen “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”.

Besoj se asnjë burrë nuk është i kënaqur nga keqtrajtimi i nënës së tij nga nusja. Nga ana tjetër, një grua e mirë, duhet të bëj të pamundurën që të mos e mërzisë bashkëshortin e saj, gjë kjo e ndërsjelltë.

Ka edhe raste kur nuset mendojnë se “Sa do mirë që unë të sillem, vjehrra nuk më kupton. Ajo nuk më do mua”. Është shumë e lehtë që t’i japësh mirësi atij të mirit. Vlera e njeriut qëndron në atë që është më e vështirë. Ti buzëqeshësh edhe atij që të keqtrajton ...


Publikuar: 09.06.2008 05:08:48
Lexuar: 202 herė
Fjalėt kyēe: Kėshilla, marrėdhėniet, nuse, vjehrrė,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Lumturia, femrat deri nė 48 vjeē, meshkujt ndihen tė lumtur mbi 50 vjeē Lumturia, femrat deri nė 48 vjeē, meshkujt ndihen tė lumtur mbi 50 vjeē
Lumturia kundrall dėshpėrimit Lumturia kundrall dėshpėrimit
Tė dashurosh mėsohet Tė dashurosh mėsohet
Mamatė e lumtura 40-vjeēare Mamatė e lumtura 40-vjeēare
Nuk je ai qė mendon se je Nuk je ai qė mendon se je
Femrat: Nuk tradhtojmė kurrė. Pse e kundėrshtojnė? Femrat: Nuk tradhtojmė kurrė. Pse e kundėrshtojnė?
Gjashtė kėshilla pėr tė gjetur shpirtin binjak Gjashtė kėshilla pėr tė gjetur shpirtin binjak
Psikodiagnostika Psikodiagnostika
Celulari dhe tradhtia, si tė zhdukni ēdo dyshim te partnerėt tuaj Celulari dhe tradhtia, si tė zhdukni ēdo dyshim te partnerėt tuaj
U divorcuat? Po fėmijėt ... U divorcuat? Po fėmijėt ...
Google Yahoo MSN