E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Benzinat shtrenjtohen pėr dy denarė
Benzinat shtrenjtohen pėr dy denarė
Benzinat shtrenjtohen pėr dy denarė
Ēmimi me pakicė i benzinave prej sonte nė mesnatė rritet pėr dy denarė, pėrderisa dizeli shtrenjtohet pėr gjysmė denari.

Kështu vendosi Komisioni rregullator për energjetikë në seancën e sotme të rregullt, dedikuar korrigjimit të çmimeve të derivateve të naftës.

Në pajtim me vendimin, çmimi i MB-96 prej 76.50 den/lit rritet në 78.50 den/lit, i EUROSUPER-95 prej 73.50 den/lit rritet në 75.50 den/lit, ndërsa i EUROSUPER-98 prej 74.00 den/lit rritet në 76.50 den/lit.

Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E IV) prej 74.00 den/lit rritet në 74.50 den/lit, i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri prej 62.50 den/lit rritet në 63.00 den/lit dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri - 1 (EL-1) prej 63.00 den/lit rritet në 63.50 den/lit.

Njëherit është vendosur të shtrenjtohet edhe mazuti për 1,042 den/kg, kështu çmimi i mazutit M-2 rritet prej 31.371 den/kg rritet në 32.413 den/kg.

Shtrenjtimi më i ri i derivateve të naftës në Maqedoni arsyetohet me shtrenjtimin e çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregjet botërore, e cila gjatë dy javëve të fundit mesatarisht shitej për 127.714 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës gjatë fundjavës së shkuar u ngjit në 138 dollarë rekord për fuçi, që do të thotë se nëse kjo mesatare qëndron aty edhe gjatë dy javëve të ardhshme, mund të pritet shtrenjtim i ri i madh i benzinave në Maqedoni.


Publikuar: 09.06.2008 05:32:20
Lexuar: 106 herė
Fjalėt kyēe: Benzinat, shtrenjtohen,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Energjia elektrike shtrejtohet pėr 10 pėr qind Energjia elektrike shtrejtohet pėr 10 pėr qind
Shkalla e papunėsisė arrin 33,8 pėr qind Shkalla e papunėsisė arrin 33,8 pėr qind
Bankat nuk do ti ulin kamatat pėr kreditė Bankat nuk do ti ulin kamatat pėr kreditė
SHBA: Njė fuēi naftė bie nėn 38 dollarė SHBA: Njė fuēi naftė bie nėn 38 dollarė
Bursa e Zagrebit ka dashur ta blejė Bursėn e Maqedonisė Bursa e Zagrebit ka dashur ta blejė Bursėn e Maqedonisė
Grevė pa afat pėr rritje rrogash nė kompaninė “Lufthansa Grevė pa afat pėr rritje rrogash nė kompaninė “Lufthansa
Qeveria s’di t’ua kthejė paratė afaristėve! Qeveria s’di t’ua kthejė paratė afaristėve!
BE pajtohet pėr bisedime kompromisi mbi planin e shefit tė OBT-sė BE pajtohet pėr bisedime kompromisi mbi planin e shefit tė OBT-sė
OKB, pėrparimi drejt luftimit tė varfėrisė po kėrcenohet OKB, pėrparimi drejt luftimit tė varfėrisė po kėrcenohet
Rumania gjithnjė mė e volitshme pėr investime tė huaja Rumania gjithnjė mė e volitshme pėr investime tė huaja
Google Yahoo MSN