Lufta mbaroi" ėshtė filmi mė i ri i cili po xhirohet kėto ditė nė fshatin Tanushė. Me regji dhe skenar tė Mitko Panov, filmi trajton fillimin dhe fundin e luftės sė Kosovės.
Në çdo sekuencë të tij, do të përjetohet drama kombëtare por edhe ajo ballkanike e 1999.
"Unë do të thoja se nuk është një dramë nacionale por një dramë ballkanike. Ka të bëjë me realitetin këtu në Ballkan, një realitet i hidhur fatkeqësisht. Është lufta me vetveten dhe me botën", tha aktori Muzafer Etemi.
"Është një dramë familjare e cila edhe pas shumë konflikteve që kanë mes vete këta bashkëshortë, prapë së prapë rrinë bashkë. Mesazhi që jepet është se familja është më e rëndësishme të qëndrojë e forte, u shpreh aktorja Sheqerije Buçaj.
Aktorët dhe ekipi realizues i filmit janë surprizuar nga mikpritja e banorëve të Tanushës.
"Thjesht ishte një gjendje e mjerueshme e shkollës sidomos ishin 30 nxënës që kanë mbetur sepse shumica e ka lëshuar vendin prej atje dhe nuk kanë as lapsa as shkumsa dhe i blejnë vetë katundarët aty, por prapë së prapë ata janë njerëz shumë të mirë, në brendësinë e tyre janë shumë njerëz të mirë. Është një vend i mrekullueshëm, mund të them një vend virgjrin që vetë Zoti qysh ka ditur me e kriju", tha Buçaj.
"Nuk e kam vërejtur shumë situatën si është në Tanushë, vetëm kam vërejtur mikpritjen e njerëzve atje. Janë njerëz mjaft fisnikë", shprehu konsideratën e tij për tanushasit aktori Muzafer Etemi.
Në realizimin e filmit marrin pjesë një numër i madh producentësh të njohur si Vanja Alinoviç, e cila është asistent regjisore si edhe kinematografi i njohur polak Piotër Jaksa. Filmi është financuar nga Fondi i Filmit Maqedonas si edhe nga producentë nga Polonia dhe Franca.