E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > "Dorezimi" i zonjes Klinton
"Dorezimi" i zonjes Klinton
Hilari Klinton paralajmeroi daljen perpara perkrahesve te saj ne Uashington D.C. Ajo tha se do t'u shprehe atyre mirenjohje por njekohesisht, do te shprehe publikisht perkrahjen per Obamen. Megjithate Klinton tha se nuk do te perfundoje zyrtarisht fushaten e saj per kandidaturen si presidente, vetem do ta pezulloje. Ne kete menyre ajo mund te vazhdoje te mbledhe donacione dhe te ruaje edhe te "deleguarit" qe i kane dhene votat e tyre.

Me shume se tete vjet me pare Hilari Klinton njoftoi se do te kandidonte per postin e senatores ne shtetin federal te Nju Jorkut. Atehere ne shkurt te vitit 2000 ajo ishte ende zonje e pare ne Shtepine e Bardhe. Ardhja nje dite ne krye te Shtepise se Bardhe jo me si zonje e pare, por si Presidente, ishte objektivi i saj qe nuk u shpall atehere publikisht. Hazel Price, e cila njeh Klintonin qe nga femijeria, nuk kishte asnje dyshim per ambiciet e atehershme te saj: "Kur ajo kandidoi per postin e senatores, une e dija se puna nuk do te mbaronte me kaq".

E palodhur Hilari Klinton punonte per realizimin e endrres se saj: rikthimin ne Shtepine e Bardhe. Si senatore e Nju-Jorkut, ajo u vleresua dhe u rizgjodh. Me ne fund, me 20 janar 2007 koha kishte ardhur: 59-vjecarja beri publike kandidaturen e saj per Presidente te SHBA.

Hilari Klinton i ftoi amerikanet ne nje bisede. "Mendoj se do te jete shume interesante", u shpreh Klinton. "Shume interesante", eshte pak te thuash, gara ishte tensionuese dhe shume, shume e lodhshme. Gjate 15 muajve te fundit, ajo nuk ka pasur mundesi te fleje vecse pak ore. Ne mengjes ishte serish ne tribune diku neper SHBA dhe kishte nje pamje rrezelluese qe te habiste.

Por punet nuk shkuan mire per Hilari Klintonin. Ajo thjesht e kishte nenvleftesuar teper konkurrentin e saj Barak Obama, personalitetin e tij karizmatik dhe mesazhin e tij per ndryshim. Dhe Klinton nuk kishte llogaritur me vazhdimin e gares elektorale pas se martes se madhe ne fillim te muajit shkurt.

"Vetem mos u dorezo", therrisnin perkrahesit e saj. Dhe 60-vjecarja nuk u dorezua. Edhe pse gjithnje e me shume demokrate ndiheshin te irrituar ajo luftonte, dhe me cfare force: "Ajo behej gjithnje e me e mire", konstaton Carole Simpson nje figure e njohur ne televizionin e SHBA.

Nga 13 zgjedhjet preliminare Klinton fitoi shtate, por Barak Obama nuk mund te arrihej me. Te marten e 3 qershorit, ai fitoi perfundimisht dhe Klinton nuk e pergezoi. Nje gabim i rende. 60-vjecarja u cilesua nje humbese e keqe, shume e keqe. Por kolegu i saj, senatori Chuck Summer, e kupton sjelljen e Klintonit. Ka qene teper e veshtire per te, thote ai. "Ti ben nje fushate elektorale nje vit e gjysme te gjate, e nis diten cdo dite ne oren 6 te mengjesit, punon si nje kafshe dhe shkon te flesh pas mesnate. Dhe ne fund humbet per pak vota. Natyrisht qe eshte e veshtire."

Por kete fundjave, eshte paralajmeruar se Hilari Klinton pritet t'i ofroje Obames mbeshtetjen e saj. Historiania Doris Kearnes-Goodein eshte e bindur se Hilari Klinton nuk ka hequr dore nga endrra per t'u rikthyer ne Shtepine e Bardhe. Si presidente ose si zv/presidente pas kater ose tete vjetesh: "Nuk mendoj se ajo mund ta fshije kete enderr. Para se gjithash pasi ajo ka jetuar tete vjet ne Shtepine e Bardhe dhe tani ishte kaq prane saj. S'ka rendesi se cfare do te beje tani. Ajo shpreson te mbledhe edhe me shume pervoje dhe ta provoje serish".

Nga Uashingtoni, Anna Engelke


Publikuar: 10.06.2008 00:09:21
Lexuar: 75 herė
Fjalėt kyēe: Hilari, Klinton, paralajmeroi, daljen, Uashington,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Ēka fitojmė nga promovimet e panevojshme? Ēka fitojmė nga promovimet e panevojshme?
Ahmedinexhadėt’ dhe kriza financiare nė ‘’Wall Street’’ tė Amerikės Ahmedinexhadėt’ dhe kriza financiare nė ‘’Wall Street’’ tė Amerikės
Debati nė krizė Debati nė krizė
Kosovė, pėrqendrohu tek ekonomia! Kosovė, pėrqendrohu tek ekonomia!
Para realitetit mos t'i mbyllim sytė Para realitetit mos t'i mbyllim sytė
Certifikatat, vetėm me ligj Certifikatat, vetėm me ligj
Evropa ka shume per t'i ofruar Shtepise se Bardhe Evropa ka shume per t'i ofruar Shtepise se Bardhe
Pse diskriminohen tė moshuarit? Pse diskriminohen tė moshuarit?
Luftė Luftė "politike" mes Beogradit dhe Prishtinės
Tė ndėrtojmė strategji tė pėrbashkėta me diplomacinė e re kosovare Tė ndėrtojmė strategji tė pėrbashkėta me diplomacinė e re kosovare
Google Yahoo MSN