Vendet Perėndimore sot zotėrojnė ekonomitė mė tė fuqishme tė botės. Nė krye tė kėtyre vendeve ndodhet Amerika, me tė ardhura kombėtare 14.4 trilion dollar. Nė krah tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, vijnė shtetet, tė cilat janė pjesė e G-6; Franca, İtalia, Anglia, Gjermania dhe Japonia, me shumėn e pėrbashkėt tė tė ardhurave kombėtare 26 trilion dollarė.
Por, sipas një studimi të ditëve të fundit të bërë nga Goldman Sachs, ky raport ekonomik, mbas 30 vjetësh do të ndryshojë. Të ardhurat kombëtare të 4 tigrave, të cilët rriten me shpejtësi të madhe të emërtuar BRICS do tua kalojnë vendeve të G-6-ës. Vendet e emërtuara BRICS janë: Brazili, Rusia, Hindia dhe Kina. Nga këto Kina me Hindinë kanë popullsi shumë të madhe, mbi 2 miliardë banorë nga 6.3 miliardë që ka e gjithë bota. Pritet që kolosi i dytë në botë, të jetë Kina, ndërsa i treti Hindia. Të ardhurat kombëtare të këtyre vendeve në vitin 2025 do të mbërrijnë në gjysmën e të ardhurave të vendeve të G-6-ës. Ndërsa në vitin 2040 do ta kalojnë atë. Nuk është shumë. Njëri që tani është 30 vjeç, kur të mbërrijë në 60 vjeç do të shikojë se dy ekonomitë më të mëdha të botës do të jene Amerika me 27 trilion dollar dhe Kina me 26 trilion dollarë. Ndërsa Hindia do të radhitet me ekonominë e tretë në botë, me 12 trilion dollar.
Kur Japonia do të kapë 6 trilion dollarët, Rusia do të radhitet e pesta, duke prodhuar 4.5 trilion dollar. Me një herë mbas Rusisë do të vijë Brazili: 3.7 trilion dollar. Ndërsa Gjermania, Franca dhe Anglia do të jenë mbrapa këtij grupimi, deri me 3 trilion dollarë. Ndërsa İtalia do të radhitet në fund me 1.8 trilion dollarë. Me këto zhvillime, atëherë, botën nuk do ta drejtonë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do të fillojnë ta drejtojnë edhe Kina me Hindinë. Për më tepër, sipas parashikimeve, kur në vitet 2050 vendet e BRICS do të mbërrijnë në 84 trilion dollarë, vendet e G-6 ës do të fillojnë të përfitojnë 54 trilion dollar.
Kur të ardhurat kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ngelen në 35 trilion dollar, të ardhurat kombëtare të Kinës do të jenë në 44 trilion dollarë, ndërsa të ardhurat kombëtare të Hindisë do të mbërrijnë në 28 trilion dollar. Por, këtu nuk duhet rënë në përfundim të gabuar. Kur të vijë ajo kohë, të ardhurat për frymë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të afrohen tek 84 mijë dollarët, në Japoni 66 mijë, në Angli 59 mijë, në Francë 52 mijë, dhe në Gjermani e Rusi 49 mijë dollarë. Pra, nga pikëpamja e të ardhurave për frymë 5 vendet e para përsëri do të jene nga G-6. Për më tepër, kësaj do ti bashkohet Rusia. Ndërsa të ardhurat për frymë të Italisë do të jene 41 mijë dollarë.
Megjithëkëtë, të ardhurat që do ti takojnë një fryme në Kinë do të jenë 31 mijë dollarë, ndërsa në Brazil do të jenë 27 mijë dollarë. Edhe kjo, natyrisht do të sigurojë përsëri mirëqenien e vendeve të G-6...
Për këto arsye është përhapur shumë mendimi se për shkak të mos suksesit që pritej në Luftën e Irakut, humbjen e vlerës së dollarit, rritjes së pa ndërprerë të çmimeve të karburanteve, Amerika për ditë e më tepër po e humbet forcën e saj dhe për këtë arsye po i vjen fundi i polit të vetëm në botë. Midis atyre që e mbrojnë këtë mendim është Richard Haas, kryetar i këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë që ndodhet ne New York. Ai, në shkrimin e numrit të fundit të revistës "Foreign Affairs", nënvizonte, se sot në botë ndodhen disa qendra të fuqishme dhe të gjitha këto nuk formohen nga një shtet kombëtar. Sipas kësaj, shteteve kombëtare në sistemin ndërkombëtar që po formohet u kanë ikur nga duart monopoli fuqisë.
Organizatat globale dhe rajonale, institucionet që janë jashtë autoritetit shtetëror, shoqëritë dhe grupimet, shoqëritë tregtare ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile po krijojnë qendrat e fuqisë së pa varur. Në gjendjen e re Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa dyshim do ta ruajnë prioritetin në fushën ushtarake për shumë kohë. Amerika, me të ardhura kombëtare 14 trilion dollarë, e cila përveç shpenzimeve që po bën për luftën e Irakut dhe Afganistanit, për çdo vit mund të sigurojë 500 miliardë dollarë për buxhetin e mbrojtjes. Ajo ka një forcë detare dhe ajrore të një përmase që nuk mund të gjendet në asnjë vend tjetër, të cilës i shtohen edhe 12 mijë mbushje bërthamore.
Por, konkurrenca me të cilën përballët Amerika në fushën ekonomike është shumë më e shpejtë. Megjithëse, ajo ka 25 % të të ardhurave kombëtare të botës, për arsye të rritjes më me shpejtësi të vendeve të tilla, si Kina dhe Hindia, do tia zvogëlojnë patjetër këtë përqindje. Po kështu, rajoni EURO-s prej viteve 2000 ndodhet në një rritje të madhe. Një botë pa pol, a do të jetë më e sigurt dhe më me stabilitet?. Është e vështirë ti përgjigjesh tani. Por mund të thuhet se do të fitojë më shumë rëndësi raporti i forcave brenda rajoneve. Ndoshta, në rajone do të përcaktohen një ose disa forca të cilat do të mbajnë rolin kryesor të zhvillimeve rajonale. Që të trajtosh të ardhmen e botës dhe ndryshimet e raporteve strategjike natyrisht që nuk është e lehtë. Për këtë është e nevojshme të njohësh mirë se kush janë dinamikat e rritjes dhe të rënies në periudhën tonë. Vetëm mbi bazën e këtyre mund të bësh analiza.
Për këtë studiuesve që merren me zhvillimet strategjike do tu rekomandoja dy shkrime të botuara në numrin e fundit të Foreign Affairsit. Njëri është shkrimi prej 26 faqesh i Fareed Zakarias me titullin E ardhmja e Pushtetit të Amerikës, shkrimi që mbështet në librin e tij Bota Mbas Amerikës. Tjetri, është shkrimi i Prof.Kishore Mahbubanit nga Universiteti Singapurit me titull Teoria Kundër Perëndimit, Amerika dhe Evropa në Epokën e Azizë. Në këto analiza jepen faktorët e ngritjeve dhe uljeve të shteteve të mëdha, siç janë mendimet e lira të dinamikave kryesore të rritjes në periudhën tonë, aftësia krijuese, teknologjia bashkëkohore, kapaciteti shkencore, të cilat do të japin rezultanten në pjesën që do të mbajnë në kuadrin global.
Këto faktor janë të rëndësishëm në çdo vend, edhe në vendin tonë të vogël që është në zhvillim. Po të zbatohen dhe të realizohen këta faktorë Shqipëria do të kishte pasur zhvillime më të shpejta dhe më produktive. Si një vend në zhvillim mbas anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian ritmet e zhvillimit do të shumëfishohen.
Nga:Hajro Limaj
Drejtor i Institutit te Politikave të Sigurisë Kombëtare
gazetametropol.com