E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > U pėrurua libri “Kongresi i Berlinit 1878”, tė autorit Jusuf Buxhovi
U pėrurua libri “Kongresi i Berlinit 1878”, tė autorit Jusuf Buxhovi
U pėrurua libri “Kongresi i Berlinit 1878”, tė autorit Jusuf Buxhovi
Biblioteka Kombėtare Universitare e Kosovės, bashkė me Institutin e Historisė sė Prishtinės dhe Shtėpinė Botuese Faik Konica, hapėn manifestimin “130 vjet tė Lidhjes shqiptare tė Prizrenit”, i cili organizohet nėn patronazhin e kryetarit tė Republikės, Fatmir Sejdiu. Me kėtė rast u pėrurua libri “Kongresi i Berlinit 1878”, tė autorit Jusuf Buxhovi.

Libri “Kongresi i Berlinit 1878”, i autorit Jusuf Buxhovi, u vlerësua si një ndihmesë e madhe për studiuesit e ardhshëm dhe gjithë ata që merren me çështjen shqiptare.

Autori Jusuf Buxhovi, gjithë veprën e tij e ka mbështetur në të kaluarën tonë historike. Ai duke njohur kulturën dhe gjuhën gjermane, gjurmoi dokumente burimore për ngjarjen politike të Kongresit të Berlinit, dhe arriti që të sqarojë me argumente të reja Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, njërën ndër ngjarjet më të mëdha të historisë sonë kombëtare, vlerësuan referuesit, në promovimin e librit “Kongresi i Berlinit 1878”.

Drejtori i Institutit të Historisë, Jusuf Bajraktari, vlerësoi se autori e ka cilësuar Kongresin e Berlinit si ngjarjen kryesore politike, që ndikoi në krijimin e Lidhje së Prizrenit, vazhdimësia e së cilës unifikoi dhe ngriti vetëdijen kombëtare të popullit.

“Sipas autorit, Kongresi i Berlinit, në raport me shqiptarët, nuk kishte vetëm efekte negative. Ai ofroi mundësi për shqiptarët që të realizojnë aspiratat e tyre historike me rënien e Perandorisë Osmane në Ballkan. Buxhovi më tej shtron paralelizmin e vështirë se çfarë do të thoshte për shqiptarët mbetja në fuqi e Paqes së Shën Stefanit, përballë vendimeve aspak të lehta të Kongresit të Berlinit, që lanë kohe e hapësirë për veprime të ardhshme politike për popullin tonë”, tha Bajraktari.

Libri i Jusuf Buxhovit, duke sjellë dokumentet origjinale, është një ndihmesë e madhe për studiuesit e ardhshëm dhe për të gjithë ata, që në çfarëdo mënyre merren me çështjen shqiptare, vlerësuan pjesëmarrësit e tjerë në këtë promovim.
Autori Jusuf Buxhovi, tha se këtë libër e bën edhe dualizmi mes shkencës dhe aktualitetit.

“Me këtë botim nuk përfundon e gjitha. Këtu kemi dhënë vetëm dokumentet bazë, janë edhe 2 mijë e sa dokumente në të cilat në tri katër botime të ardhshme do të gjejnë vend. Do të thotë janë dokumente të diplomatëve gjermanë...pa këto dokumente me siguri edhe Kongresi i Berlinit mbetet jashtë kontesti të zhvillimeve...”, tha Buxhovi.

Me rastin e 130 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, u hap edhe ekspozita e botimeve për Lidhjen e Prizrenit nga fondi i Bibliotekës Kombëtare Universitare.


Publikuar: 10.06.2008 00:16:48
Lexuar: 156 herė
Fjalėt kyēe: Pėrurua, libri, Kongresi, Berlinit, autorit, Jusuf, Buxhovi,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Si shpėtohet Gjirokastra Si shpėtohet Gjirokastra
Adelina: J’accuse Adelina: J’accuse
Promovohet drama pėr fėmijė dhe filmi i animuar “Ura” Promovohet drama pėr fėmijė dhe filmi i animuar “Ura”
The Godfather filmi mė i mirė i tė gjitha kohėrave The Godfather filmi mė i mirė i tė gjitha kohėrave
Mbrojtje pėr parkun arkeologjik tė Antigonesė Mbrojtje pėr parkun arkeologjik tė Antigonesė
Jessye Norman hap verėn e Ohrit Jessye Norman hap verėn e Ohrit
Divi dhe gjahtari Divi dhe gjahtari
Berati nė UNESCO, ceremonia katėr muaj mė pas Berati nė UNESCO, ceremonia katėr muaj mė pas
Ekrem Kryeziu “Ngacmon” mitet shqiptare Ekrem Kryeziu “Ngacmon” mitet shqiptare
Greqia para grekėve Greqia para grekėve
Google Yahoo MSN