|
Tenderi i KESH, ofertė e bollshme, ēmime tė larta
Ēmimi i energjisė elektrike tė importuar nė Shqipėri, shėnoi njė rritje tė mėtejshme nė tenderin e zhvilluar nga KESH sh.a., pėr gjashtėmujorin e dytė tė kėtij viti, duke arritur nė maksimumin historik prej 87 eurove pėr MW, e barasvlershme me 10.6 lekė pėr kWh. Gjatė vitit tė kaluar, KESH importoi energji me ēmim mesatar prej 8.77 lekėsh pėr kWh. Ēmimet u rritėn vitin e kaluar me mė shumė se 47%, ndėrkohė qė kėtė vit, shėnohet njė rritje tjetėr prej rreth 20%.
Rezultatet e tenderit të djeshëm, treguan si rrallëherë një ofertë të bollshme nga ana e kompanive pjesëmarrëse. Oferta qe zakonisht 30-40% më e lartë sesa kërkesa e KESH. Gjatë viteve të fundit, tenderat e KESH zakonisht kanë dështuar për shkak të ofertës së pakët. Dështimi i tenderave është shoqëruar gjithmonë me blerje energjie me prokurim të drejtpërdrejtë. Në raste të ndryshme, prokurimi i drejtpërdrejtë ka shënuar çmime më të ulëta sesa tenderat.
Hije oligopoli
Shqipëria organizon tendera afatgjatë për blerje të energjisë elektrike, një metodë kjo që rezulton jo shumë efikase dhe që konsiderohet si e prapambetur në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Më herët, është vërejtur se ofertat që janë marrë në tender të hapur, kanë rezultuar dukshëm më të larta sesa çmimet e energjisë që KESH bleu në periudha krize me prokurim të drejtpërdrejtë. I njëjti fenomen u vërejt edhe dje. Ofertat me çmimet më të ulëta të hedhura nga EGL Zvicër, për Lotin e Tretë dhe RE Çeki, për Lotin e Dytë, qenë oferta në sasi shumë të vogël, zakonisht më të vogla se 1 milionë euro. Nga shtatë kompanitë që morën pjesë në tender, tre ishin zyrtarisht serbe, dy qenë kompani serbe të regjistruara në Zvicër, njëra çeke dhe një shqiptare. Kompanitë konkurruese nuk janë prodhuese të energjisë elektrike, por ndërmjetësuese. Askush nuk e ka të qartë se ku prodhohet energjia elektrike që ne konsumojmë aktualisht. Disa mendojnë se prodhohet në Bullgari, Rumani, Austri e Çeki. Rritja e tregut të importimit të energjisë elektrike rrezikon të shkaktojë presion negativ për moszhvillimin e kapaciteteve prodhuese në vend.
Tenderi i KESH, për gjashtëmujorin e dytë të vitit, synoi të blejë 77 milionë euro energji elektrike. Për të gjithë vitin 2008, importet e dritave pritet të jenë më të ulëta se në vitin 2007, por humbjet e KESH do të vijojnë të jenë në përmasa të mëdha.

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|