E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Pėrgjigjet e vakėta ndaj Ballkanit
Pėrgjigjet e vakėta ndaj Ballkanit
Pėrgjigjet e vakėta ndaj Ballkanit
Pėrgjigjja e Perėndimit ėshtė pothuajse e vakėt. Sot, duket se Brukseli, NATO-ja dhe Kombet e Bashkuara po i mbyllin sytė, duke treguar mosgatishmėri ose lidership pėr t'i zgjidhur problemet nė Ballkan, qė pėrfshijnė ringjalljen e nacionalizmit serb, qė mė tepėr e preferon historinė e tij ballkanike sesa tė ardhmen evropiane.

(MOS)REAGIMET E BRUKSELIT

Përgjigjja e Perëndimit është pothuajse e vakët. Sot, duket se Brukseli, NATO-ja dhe Kombet e Bashkuara po i mbyllin sytë, duke treguar mosgatishmëri ose lidership për t'i zgjidhur problemet në Ballkan, që përfshijnë ringjalljen e nacionalizmit serb, që më tepër e preferon historinë e tij ballkanike sesa të ardhmen evropiane.

Në vitin ‘99, NATO-ja intervenoi në mënyrë masive në Kosovë dhe dy vjet më vonë në Maqedoni, për t'i ndalur armiqësitë antishqiptare të nacionalistëve maqedonas.

Në vitin 2001, zyrtarët e lartë të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, Xhorxh Robertson, Kris Paten dhe Havier Solana shkuan në Maqedoni dhe e detyruan shumicën sllave, që popullatën pakicë shqiptare ta trajtojnë me respekt.

Por, tash, NATO-ja dhe të tjerët e kanë lënë Kosovën që të zbresë nga lista e tyre e prioriteteve. Trupat franceze dështuan të ndalin sulmin e serbëve në muajin mars në ndërtesën e Gjyqit në Mitrovicë dhe pritën për shumë ditë, derisa mesazhi politik nëse duhej të përdorej forca për t'i ndalur serbët, shkonte para dhe prapa ndërmjet Nju Jorkut dhe Parisit.

Liderët e Bashkimit Evropian, po ashtu, e kanë zbutur presionin ndaj serbëve. Aktualisht, Brukseli është tërhequr nga kërkesat e tij që serbët ta dorëzojnë kasapin e Srebrenicës, Ratko Mlladiqin, në Hagë, si parakusht për bisedime për anëtarësim.

Por, ajo që është edhe më e keqe qëndron në faktin se përderisa shumica e vendeve të BE-së e kanë pranuar Kosovën, Spanja dhe Greqia janë radhitur me kundërshtimin e rusëve dhe serbëve.

Duke e dëmtuar rëndë perspektivën e arritjes së paqes shumë të pritur në rajon, Spanja tash po i ndihmon nacionalistët serbë duke ndërmarrë fushatë diplomatike në Amerikën Latine, për t'ua ndërruar mendjen liderëve të rajonit, që të mos e njohin shtetin e Kosovës.

Nga ana e vet, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar se do t'i hapin dyert e NATO-s për fqinjin e Kosovës, Maqedoninë. Por, në fund të presidencës së Xhorxh Bushit, Shtetet e Bashkuara kanë pak mundësi të këmbëngulin, kështu që Greqia mbetet në vetëbesim se mund të mos e përfillë Uashingtonin dhe kështu t'i shkatërrojë shpresat e Maqedonisë për praninë në NATO, për shkak të kontestit joreal për emër.

Në këtë vakuum, në skenë doli Rusia, e cila gjithnjë e sheh Ballkanin si oborr të vetin dhe është përzier në mënyrë të pafund në rajon. Për shumë sllavë në Ballkan, Rusia mbetet e popullarizuar si çlirimtare e Ballkanit nga pushteti otoman në shekullin e 19-të.

Sot, Moska po synon ta shtrijë autoritetin e vet në këtë rajon, në përpjekje për t'i treguar Uashingtonit dhe Brukselit se është kthyer si lojtar i fortë në politikën e jashtme.

Vendet e Bashkimit Evropian, si Qiproja, Greqia dhe Spanja, haptas e kundërshtojnë qëndrimin e pjesës tjetër të BE-së, për njohjen e Kosovës. Në vend që të bashkohen, anëtarët e BE-së dhe të NATO-s po grinden mes vete, duke i vënë interesat e tyre kombëtare në rend të parë, e jo politikën e përbashkët evropiane.

Ky trend e rrit shqetësimin se në vend që të shohim evropianizimin e Ballkanit, ne jemi dëshmitarë të një ballkanizimi të ngadalshëm të Evropës.

Nga: Denis McShane

Analist i periodikut të njohur "Newsweek". Titulli është i Shekullit. Titulli në origjinal: "Ballkanizimi i Europës"

shekulli.com.al



Publikuar: 10.06.2008 02:53:58
Lexuar: 96 herė
Fjalėt kyēe: Pergjigjja, Perdendimit, pothuajse, vaket, Brukseli,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Bashkimi Europian dhe korrupsioni Bashkimi Europian dhe korrupsioni
Betimi i Hipokratit apo Hipokritit? Betimi i Hipokratit apo Hipokritit?
Ėndrra pėr njė telefon mes Europės e Amerikės Ėndrra pėr njė telefon mes Europės e Amerikės
Feneri Olimpik, Kina dhe liria Feneri Olimpik, Kina dhe liria
Lufta ndaj korrupsionit Lufta ndaj korrupsionit
Dilemat shqiptare ndaj euros: tė ndėshkuar apo privilegjuar? Dilemat shqiptare ndaj euros: tė ndėshkuar apo privilegjuar?
Manastiri i Fojnikės pėrfaqėson trashėgiminė e BiH Manastiri i Fojnikės pėrfaqėson trashėgiminė e BiH
Namik Resuli dhe letėrsia arbėreshe Namik Resuli dhe letėrsia arbėreshe
Patetika e NATO-s dhe shqiptarėt e thjeshtė Patetika e NATO-s dhe shqiptarėt e thjeshtė
Jepuni shans klounėve Jepuni shans klounėve
Google Yahoo MSN