Fėmijėt janė dy herė mė tė rrezikuar nga vdekja, nė moshė fėmijėrore ose nė adoleshencė, nėse prindėrit e tyre janė mė tė moshuar se 45 vjet kur vendosin tė kenė fėmijė.
Shkencëtarët, të cilët kanë analizuar kualitetet e spermës, besojnë se faktori kryesor është mosha e babait.
Në bazë të rezultateve të një studimi të ri britanik, fëmijët të cilët i kanë prindërit më të moshuar se 45-vjeç, janë më shumë të rrezikuar nga sëmundjet e rënda dhe nga vdekja, në krahasim me ata fëmijë prindërit e të cilëve janë të moshave ndërmjet 25 dhe 30 vjet.
Sipas shkencëtarëve fëmijët të cilët i kanë prindërit e moshuar janë të prirë edhe për tu sëmurë nga sëmundjet kongjenitale, siç janë autizmi, skizofrenia dhe epilepsia.