Menjėherė pas pėrfundimit tė "Brenda Big Brother", Olsi dhe Najada kanė marrė udhėn drejt restorant "Austria", ku edhe sė fundmi i ėshtė ofruar njė vend punė si menaxher. Por duket se gjithė gėzimi i ka ngrirė nė buzė, teksa ka parė se nė hyrje tė restorantit ėshtė shfaqur Lusi, ish e dashura e tij, e cila i kishte zėnė "pritė", pėr tė larė hesapet e lėna pezull, qė kurse Olsi kishte hyrė nė shtėpinė e "Big Brother".
Lusi, e cila duket se ishte përgatitur për këtë moment, ka drejtuar në adresë të Olsit një lumë të sharash, madje ka guxuar ta kapë atë prej kravate. Edhe pse Olsi në fillim nuk e ka prishur fort qejfin, gjithë situata është tensionuar më shumë, kur ajo i ka kërkuar që ti kthejë të gjitha lekët që i ka dhënë gjatë kohës kur ishin bashkë. Ajo i ka kujtuar për herë të parë këtë fakt, duke i thënë ish të dashurit të saj, se gjatë kohës që ata kanë qenë të lidhur bashkë, ajo e ka "mbajtur" atë me para, prandaj edhe ka kërkuar që tia kthejë.
Për herë të parë që nga dalja e "Big Brother", Lusi ka mundur që të nxjerrë të gjithë të vërtetën rreth lidhjes së saj me Olsin, duke pohuar në sy të gjithë atyre që u ndodhën qark, se e ka ndihmuar financiarisht, kjo sajë biznesit që ajo ka nën zotërim. Këtë fakt, por në mënyrë paksa sipërfaqësore Lusi ia ka thënë Olsit edhe në momentin kur e takoi në magazinën e "Big Brother", për ti kërkuar shpjegime në lidhje me historinë e dashurisë që kishte filluar në shtëpi. Gjatë momentit kur ajo u përball me Olsin në shtëpi, i ka thënë se nuk e priste nga ai, duke i zënë në gojë të gjitha gjërat që ajo kishte bërë për të, por nuk ka thënë asgjë konkrete.
Pas daljes nga shtëpia, Lusi ka gjetur momentin për ti thënë në sy gjithçka Olsit, pa menduar se e gjithë shoqëria e tij ndodhej aty. Duket sikur Lusi ka zbrazur gjithë inatin që kishte mbledhur ndaj ish të dashurit të saj, gjatë qëndrimit 3-mujor në shtëpinë e "Big Brother", për ti thënë atij në sy gjithçka, brenda pak minutash. Por duket se kjo situatë nuk ka qenë edhe aq shqetësuese në fillim për Olsin.
Ai e ka dëgjuar qetësisht, duke tentuar herë pas here që të largohej. Por duket se situata ka marrë udhë tjetër nga ajo që kishte pasur Olsi në kokë, të hynte në lokal dhe për të festuar. Më pas Olsi është larguar i qetë, ndërkohë që Najada gjatë gjithë kohës e ka pritur në makinë, duke mos reaguar për asnjë çast nga gjithë debati që u ndez mes Olsit dhe ish të dashurës së tij. Duket sikur ajo ka preferuar të qëndrojë e distancuar nga ngjarja, ashtu siç edhe ka vepruar më përpara, kur Lusi hyri në shtëpi për ti dhënë lamtumirën Olsit, duke mos ndërhyrë në të shkuarën e të dashurit të saj.
dardania.com