Ekipi i drejtuar nga trajneri Marco van Basten, ka arritur tė dominojė ndeshjen pėrballė kampionit botėror, Italisė, tė cilėn e mposhti me rezultat 3-0 nė kuadėr tė ndeshjes sė dytė tė grupit C.
Një fitore mbase e befasishme, por e merituar për Holandën. Goli i parë i ndeshjes erdhi nga një pozitë e dyshimtë jashtë loje e sulmuesit të Realit të Madridit, Ruud van Nistelrooy, pas vetëm 26 minutash lojë.
Rezultatin e dyfishoi një lojtar tjetër i kampionit spanjoll, Wesley Sneijder, pas pesë minutash tjera (31), ndërsa fitoren për holandezët e vulosi Giovanni van Bronkhorst, me ndihmën e mbrojtësit italian, Gianluca Zambrotta, 11 minuta para fundit të ndeshjes (79).
Me këtë fitore Holanda kryeson në grupin C, me tre pikë të pastra, derisa ndiqet nga Rumania që më herët barazoi pa gola ndaj Francës. Në fund të tabelës aktualisht mbetet Italia, pa asnjë pikë.