Shembujt dramatikė, tė cilėt e kanė prezantuar Shqipėrinė dhe Kosovėn si fajtore, nuk kanė munguar asnjėherė mbi shpatullat e shqipfolėsve. Madje, ato janė fryrė nė shumė raste aq shumė sa qė dhe vetė shtypi ndėrkombėtar i kanė cilėsuar kėto shpifje si njė dobėsim tė theksuar gradual jo vetėm tė medias sė atyre vendeve, por edhe tė qeveritarėve qė i pėrkrahin broēkullat si tė mirėqena me pafytyrėsinė mė tė madhe.
Shembujt dramatikë, të cilët e kanë prezantuar Shqipërinë dhe Kosovën si fajtore, nuk kanë munguar asnjëherë mbi shpatullat e shqipfolësve. Madje, ato janë fryrë në shumë raste aq shumë sa që dhe vetë shtypi ndërkombëtar i kanë cilësuar këto shpifje si një dobësim të theksuar gradual jo vetëm të medias së atyre vendeve, por edhe të qeveritarëve që i përkrahin broçkullat si të mirëqena me pafytyrësinë më të madhe. Asosacioni i ideve ndërmjet agresionit shqiptar dhe poshtërimit të individëve të vendeve fqinje gjithmonë nga shqiptarët u frymëzua dhe u nxit gjithmonë e më shumë si pjesë e pandarë e nacionalizmit të theksuar në formën më të kulluar të "fiction"-it. Shqipëria përveçse ka qenë fatkeqe për të duruar dhunën dhe sulmet e herëpashershme të fqinjëve të saj i duhej gjithashtu të dhunohej edhe më shumë shpirtërisht me poshtërimin e identitetit të saj nga shpikjet e vendeve kufi me të, të cilët jo vetëm fabrikonin periodikisht kuaj troje, por me paturpësinë më të madhe i vinin edhe markën "Made in Albania" mbi krye.
Njëra nga ato histori perfekte me absurditet të theksuar është edhe historia e Martinoviçit.
Gjorgje Martinoviç ishte një bujk serb 56-vjeçar, i cili jetonte në një fshat në afërsi të Gjilanit dhe që gjoja kishte pësuar një sulm jashtëzakonisht të pakëndshëm dhe poshtërues. Më 1 maj 1985, atë e sollën në urgjencën e spitalit të Prishtinës, ku i hoqën një shishe nga anusi. Shishja ishte thyer dhe plagët ishin shumë të rënda. Ai vetë pohonte se atë e kishin sulmuar dy shqiptarë të maskuar në afërsi të shtëpisë se tij kur ai po punonte tokën, të cilët pasi e kishin lidhur e kishin plagosur në atë mënyrë: pastaj ai shtoi se motivi i tyre kishte qenë që ai të shpërngulej nga banesa e tij, në mënyrë që ata ti merrnin tokën. Mirëpo burimet shqiptare dolën me një sqarim krejt tjetër nga versioni i Martinoviçit. Sipas tyre, ai ishte një njeri homoseksual, i cili kishte pësuar një aksident në një akt të vetëkënaqësisë.
Martinoviç u vizitua nga shumë doktorë prishtinas dhe të huaj, mes të cilëve ishte dhe një doktor slloven që u shpreh për median se kishte marrë pjesë në operacion dhe pranoi mundësitë se një dëmtim i tillë mund edhe të vetëshkaktohej.
Ministri i Brendshëm i Jugosllavisë, Stane Dolanc, i cili ishte slloven, bëri një deklaratë zyrtare në televizionin e Lubjanës në 1987 me këto fjalë: Çështja Gjorgje Martinoviçit u mbyll. Policët e mi kanë provuar se dëmtimi ishte i vetëshkatuar dhe se nuk ka asnjë adresim ligjor te persona të tjerë. Gjorgje është i pari samuraj serb, i cili bëri hara-kiri. Por skandali nuk mbaroi me aq, ai vazhdoi fushatën e tij deri sa një vit më vonë po i njëjti gazetar, që kishte filluar këtë fushatë botoi një libër me 485 faqe me titull Slucaj Martinoviç (Rasti Martinoviç) dhe vetëm botimi i parë i këtij libri shiti 50.000 kopje, gjë që tregon edhe shkallën ku kishte arritur fushata në opinionin publik serb.
Dhunimi i femrave serbe në Kosovë nga meshkujt shqiptarë është një tjetër shpikje groteske që i atashohet po shqiptarëve. Arkimandriti ortodoks, Atanasie Jevtiq, dhunimin e vajzave nëpër fshatra dhe të murgeshave në manastire e bëri temë kryesore të padive në një libër të botuar në Beograd në 1984. Mbresa që lënë këta autore të fiction-it është se shqiptarët bëjnë shumë dhunime mbi çdo kë si gra, plaka, miturake etj. Por e vetmja analizë serioze për dhunimin e femrave serbe u bë nga një komitet i juristëve serb dhe i ekspertëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në 1990. Duke i analizuar të gjitha statistikat e dhunimeve dhe të përpjekjeve për dhunime të viteve 80-të, ata konstatuan se së pari shpeshtia e këtij krimi ishte shumë më i ulët në Kosovë se në pjesët e tjera të Jugosllavisë dhe se së dyti ndërsa në Serbi mesatarja ishte 2,43 raste në vit në çdo 10,000 banorë, shifra për Kosovën ishte 0,96. Përpos kësaj ata konstatuan se në shumicën e rasteve në Kosovë në 71% të tyre sulmuesi dhe viktima kishin të njëjtën kombësi. Si përfundim numri i përgjithshëm i rasteve ku shqiptarët kishin bërë dhunime te femrat serbe ishte vetëm 31 gjatë periudhës prej 1982 deri në 1989 një mesatare me më pak se 5 raste në vit.
Fushata e tërbuar e shpikjeve dhe ankesave do të vijonte hovin e saj edhe me Peticionin 2.016, emër ky i vënë sipas numrit të nënshkrueseve të tij. Ky peticion u ndërmor nga Kosta Bulatoviq, një aktivist lokal, i cili formuloi këtë tekst që përmbante kërkesa për mbrojtje, por edhe pretendimin e trashë historik për praninë e 300.000 shqiptarëve të ardhur nga Shqipëria në Kosovë që nga viti 1941 dhe se ai peticion kërkonte edhe kthimin e gjithë atyre, që kishin ardhur dhe që kishin populluar Kosovën tokën serbe me shqiptar.
Një tjetër simotër e rastit të mësipërm është edhe kritika e bërë Kushtetutës serbe të 1974 nga vetë serbët se ajo e kishte ndarë Serbinë në tri pjesë dhe se nga statistika të rreme u nxorën konkluzione se ishin shpërngulur 200.000 serbë gjatë dy dekadave. Konkluzioni ishte se duhej bërë integriteti i popullit serb dhe kjo gjë duhej bërë edhe interesimi më madhor i politikës së ardhshme serbe. Shumë komunist veteran serb e kundërshtuan këtë dokument, por Slobodan Milosheviç ,anëtar i ri i Komitetit Qendror të Serbisë iu kanos veteranëve të mos publikonin dëmin formal të këtij dokumenti.
Një tjetër hipotezë foshnjake që shkon kundër çdo historie dhe faktesh është edhe ideja se Kosova iu aneksua Shqipërisë nga Adolf Hitleri, për të krijuar kështu një Shqipëri të madhe me kolonizues ilegal pra emigrantë shqiptarë, që erdhën nga Shqipëria për të vrarë dhe masakruar kristianët serbë të Kosovës.
Fatkeqësisht kjo lloj politike e komshinjve të Shqipërisë duket sikur nuk ka për të mbaruar kurrë, pasi edhe në ditët e sotme ka edhe më shpikje se atëherë. Dhe në fakt këto fjalë të liga nuk duhet të na mërzisin aspak, sepse kjo lloj politike e ndërtuar vetëm nga imagjinata nuk i gjendet as data e krijimit, as forma e as kura. Sepse për ta bërë qimen edhe më tra, po sipas fqinjëve tanë, edhe Skënderbeu ishte serb. Dhe për këtë ata kanë listuar edhe shumë të dhëna, por të dhëna që kanë lindur në shekullin 20 ashtu sikurse edhe Skënderbeu i tyre që sot plot 500 vjet pas vdekjes së heroit i bie të jetë jo më shumë se 100 vjeç. Në shekullin XX nga serbët u fillua të hipotezohet se Skënderbeu është i biri i Branilos, dukës serb të Kastorias.
Vëllai i Skënderbeut ishte Stanisha, ndërsa motrat Valica dhe Jela që ishin po të tre me emra serb. Por faktet serbe nuk mbarojnë me kaq për heroin tonë, ata madje kanë investiguar edhe më tej deri te Arbëreshet e Shqipërisë, që e kujtojnë Skënderbeun si serb dhe nëse po sipas tyre Skënderbeu do të ishte shqiptar, a do të kishte shqiptarë që do ta mohonte këtë siç bëjnë disa arbëreshë të Shqipërisë?
Për sa i përket mediave serbe, komentet për informacionet e pasakta janë bërë botërisht të ditura jo vetëm nga stacionet e shqipfolësve, por nga stacione mediatike me famë botërore si BBC, CNN etj. Për shembull rasti i RTS, Stacionit Televiziv të Shtetit Serb, sipas BBC, gjatë trazirave në Kosovë raportonte gjithmonë e më shumë lajme të rreme. Në pothuajse çdo lajm të këtij stacioni nuk kishte asnjë mbikëqyrje zyrtare nga serbët, asnjë pamje për trupat e ashtuquajtura të vrara nga shqiptarët dhe lajmi vinte gjithmonë nga burime dëshmitarë serbë, besueshmëria e të cilëve me të vërtetë vihej në dyshim.
Kështu që në një nga lajmet që buronte nga vetëm dëshmitarë okular serb, paraqitej vetëm nga një televizion në të gjithë botën, me lajmin se stadiumi i Prishtinës ishte transformuar në një kamp përqendrimi të improvizuar ku mbaheshin dhe vriteshin shumë civil serb. Por lajmet ekskluzive nga Serbia nuk mbaronin me kaq. Kronika vazhdonte me lajmin se Fehmi Agani drejtuesi i delegacionit të shqiptarëve të Rambujes ishte vrarë dhe se Ibrahim Rugova lideri i kosovarëve gjatë trazirave fshihej pasi I kishin djegur shtëpinë.
Por vetëm pak kohë më vonë këto histori të të gjitha ngjyrave u ekspozuan si të pavërteta. Stadiumi i Prishtinës nga një vend i mbushur me trupa dhe të burgosur të torturuar sipas RTS-së kishte qenë gjatë gjithë kohës bosh dhe nuk shfaqte as më të voglin fakt se aty kishte pasur njerëz e jo më tortura. Raportimet për vdekjen e Aganit ishin më se të rreme sepse ndodhi që pas vdekjes së tij Agani u ringjall ndoshta, ndërsa për sa i përket Rugovës, ai vazhdonte të jepte intervista nga oborri i shtëpisë së tij, që për të qenë sa më i sinkronizuar me median serbe Rugova duhej ta kishte shtëpinë feniks.
Ndërsa po sot pas pavarësisë së Kosovës lajmet vinë të parat (dhe sigurisht vdesin po aty) vetëm nga Serbia. Pra vetëm disa muaj pas formimit të shtetit më të ri në botë media serbe prononcon: Kosova po rrit depërtimin e Al-Kaedës dhe është e lidhur me xhihadët myslimanë. Madje bashkë me Al-Kaedën, Kosovën e drejton edhe mafia. Vetëm gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, 42 drejtues të mafies lëvizën drejt Kosovës që të ndërtonin kështu organizata kriminale ku si nëpër filma disa prej të 42-ve ishin edhe politikanë të njohur sot.
Së fundmi është bërë edhe një prononcim i ri sipas një oficeri që punonte me mision në Kosovë I cili ka thënë duke ruajtur anonimatin (si të gjithë) se eksplozivët e përdorur nga terroristët e Al-Kaedës në marsin e 2004 në Madrid kishin ardhur nga Kosova.
"Na ishte njëherë një shqiptarë apo një Shqipëri që..." vazhdon rrjedhën e saj sot dhe me shumë siguri edhe mot, por nëse thonë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra në rastet e mësipërme kjo shprehje e urtë duhet ndryshuar në "gënjeshtra nuk paska këmbë fare".