E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Gorbaēovi: "Si duhet t’u pėrgjigjemi kundėrshtarėve tė Perestrojkės"
Gorbaēovi: "Si duhet t’u pėrgjigjemi kundėrshtarėve tė Perestrojkės"
Gorbaēovi:
Ajo qė mund tė konsiderohet gabim ėshtė paralajmėrimi pėr rritjen e rezistencės sė forcave konservatore, qė e shohin Perestrojkėn thjesht si njė kėrcėnim pėr interesat dhe synimet e tyre. Kjo rezistencė mund tė ndihet jo vetėm nė nivelin e menaxhimit, por edhe nė kolektivet e punės.

Ajo që mund të konsiderohet gabim është paralajmërimi për rritjen e rezistencës së forcave konservatore, që e shohin Perestrojkën thjesht si një kërcënim për interesat dhe synimet e tyre. Kjo rezistencë mund të ndihet jo vetëm në nivelin e menaxhimit, por edhe në kolektivet e punës. Realisht askush nuk mund të dyshojë se forcat konservatore do të nxjerrin pengesa, duke urdhëruar diskreditimin e Perestrojkës dhe provokimin e pakënaqësisë në radhët e popullit. Madje, tani, ka nga ata që preferojnë të shënojnë gabimet përpara se të dëshpërohen duke luftuar të metat dhe të shikojnë për zgjidhje të reja. Natyrisht, këta njerëz kurrë nuk thonë se e kundërshtojnë Perestrojkën. Për më tepër, ata përpiqen të na bëjnë të besojmë se po luftojnë kundër efekteve negative të saj; se ata janë mbrojtësit e parimeve ideologjike që pretendojnë se mund të shkatërrohen nga aktiviteti në rritje i masave.

Reagimi

Por, shokë, a është koha të ndalojmë përpjekjen, të na frikësojnë me të gjitha llojet e gabimeve? Sigurisht që efektet negative janë të pashmangshme në çdo hap që ndërmarrim; veçanërisht kur kjo është një rrugë e re. Por, konsekuencat e kohës, stanjacioni dhe indiferenca kanë një ndikim dhe kosto shumë më të madhe sesa rezultatet që prodhohen përkohësisht përgjatë misionit për të riorganizuar strukturën sociale. Ne duhet të jemi në gjendje që të turpërojmë, nënshtrojmë dhe neutralizojmë manovrat e kundërshtarëve të Perestrojkës, - ata nxjerrin pengesa në udhëtimin tonë përpara për kapërcimin e vështirësive dhe pengesat tona, përpiqen për të na kthyer pas në të kaluarën.

Ne nuk mund t’i dorëzohemi presionit rastësor të xhelozisë dhe padurimit; - ata që refuzojnë të pranojnë objektivin logjik të Perestrojkës, që flasin me zërin e dëshpërimit të tyre, që e konsiderojnë si një shkallë të ulët ndryshimi; që pretendojnë se ky ndryshim nuk do të prodhojë në një kohë të shpejtë rezultatet e duhura.

Masat

Por ne mund të shikojmë disa qytete, krahina dhe rajone, madje, disa republika, të cilat akoma nuk e kanë marrë me seriozitet Perestrojkën. Ky është një përfundim i drejtpërdrejtë i inercisë dhe mungesës së nismës politike dhe organizative, i shfaqur nga komitetet partiake dhe udhëheqësit e tyre. Kjo duhet të shqyrtohet më mirë. Po ashtu, ky është një nga realitetet tona. Momenti i kthesës për më mirë është një përgjegjësi e veçantë që varet nga organizatat bazë të partisë. Në fakt ato janë stacionet e të gjitha fijeve të Perestrojkës. Kjo është nisma e organizatave bazë të partisë, prej të cilave varet i gjithë progresi i transformimeve, aftësia në mobilizimin dhe frymëzimin e popullit, si dhe aftësia për të arritur përmirësime të dukshme.
Shokë, përmbledhtas mund të them se Perestrojka nuk do të jetë e suksesshme, pa një gjallërim rrënjësor të aktiviteteve të të gjitha organizatave partiake. Gjithashtu ne duhet të bëhemi më tepër praktikë dhe të mbajmë pozicion më tepër demokratik; ne duhet të përmirësojmë dhe forcojmë disiplinën organizative. Vetëm atëherë ne do të jemi në gjendje ta fusim Perestrojkën brenda ingranazhit të lartë dhe t’i japim shtytje të re socializmit në zhvillimin e tij.

Materiali është shpërndarë nga agjencia ruse "TASS" në anglisht me rastin e përvjetorit të Revolucionit të Kuq
Shkrimi është botuar në "The New York Times" më 3 nëntor 1987
Titulli është redaksional

Përgatiti: Albert Gjoka

gazeta-albania.net


Publikuar: 10.06.2008 03:34:12
Lexuar: 78 herė
Fjalėt kyēe: Gorbacovi, duhet, pergjigjemi, kundndershtareve, Perestrojkes,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Historia shqiptare Historia shqiptare
Ajnshtajni nė Shqipėri, nė pranverėn e vitit 1931 Ajnshtajni nė Shqipėri, nė pranverėn e vitit 1931
Garda Mbretėrore Garda Mbretėrore" Reparti prestigjoz i fuqive armate
Masakra nė Reēak…: Masakra nė Reēak…:
Revolucioni hėngri dhe bijtė e vet Revolucioni hėngri dhe bijtė e vet
Plani sovjetik pėr pushtimin ushtarak tė Shqipėrisė Plani sovjetik pėr pushtimin ushtarak tė Shqipėrisė
Anėt negative tė ideologjisė staliniste nė Bashkimin Sovjetik Anėt negative tė ideologjisė staliniste nė Bashkimin Sovjetik
Kongresi Amerikan, hetime pėr kolaboracionistėt shqiptarė Kongresi Amerikan, hetime pėr kolaboracionistėt shqiptarė
Xhamite e Tiranes Xhamite e Tiranes
Historia e bėrthamorit shqiptar Historia e bėrthamorit shqiptar
Google Yahoo MSN