Pėrvejtori Jubilar i 130 i Lidhjes sė Prizrenit, ka ndikuar qė nė Prishtinė tė mblidhen shumė personalitete mbarė shqiptare, si nga sfera e politikės, shkencė dhe artit.
Këtë vit nën patronatin e Presidentit të vendit, ngjarje të ndryshme kulturore që shënuan këtë përvjetor u organizuan në kryeqytetin e Kosovës.
Presideni i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se kjo ngjarje duhet të na shërbej të gjithë neve për të ndërtuar institucione demokratike.
"Lidhja e Prizrenit do të na shërbej për të nxitur ndjenjën tonë për më shumë punë, zhvillim dhe intëgrim, duke qenë të hapur për të gjitha vlerat e reja që ndihmojnë në marrjen e një roli dhe përgjegjësie të meritueshme të shqiptarëve në bashkësinë e kombeve të lira dhe në institucionet ndërkombëtare", tha Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Kreyetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Rexhep Ismaili, tha se Lidhja e Prizrenit, konsiderohet si një ndër lidhjet më të mëdha të Evropës Juglindore.
" Përvejtorët si ky janë raste të mira për të pasqyruar sa më objektivisht të kaluarën, për të nxjerr në pah rrugët, kushtëzimet, veprimet dhe lidhjet shoqërore, varësitë ndërkombëtare dhe elementet tjera të rëndësishme që një ngjarje si Lidhja e Prizrenit, i kanë dhënë peshën e njëres nga lëvizjet e mëdha të Evropës Juglindore", u shpreh akademiku Rexhep Ismaili/
Përvjetori i sivjem i Lidhjes së Prizrenit, sipas të pranishmëve, këtë vitë e ka një karakter shumë të veçant, sepse pas 130 viteve, tani më festohet në dy shtete të pavaraura, në Kosovë dhe Shqipëri.