|
Rrumpalla e politikės shqiptare
Pėrjetimet, rrėmimet nė Shqipėrinė e para dhe pas 90-ės tė gazetarit amerikan me origjinė shqiptare, Peter Lucas vijnė pėrmes dy librave tė tij. Misioni amerikan nė Shqipėri, i cili ka disa kohė nė qarkullim dhe Rrumpalla, prej dy ditėsh nė treg vijnė pas njė pėrvoje tė gjatė tė gazetarit Lucas.
I pranishëm në Tiranë, studiues dhe politikanë kanë qenë në promovimin e organizuar nga shtëpia botuese Bota Shqiptare. Rrumpalla është cilësuar si një skaner i plotë i shoqërisë shqiptare dhe personazheve politikë që drejtuan dhe drejtojnë vendin në dy dekadat e fundit. Në të, Lucas rrëfen takimet dhe përshtypjet për Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Kadarenë, Berishën, Meidanin, Ramën, Gramoz pashkon, Milon etj. Lucas nuk ndalet të komentojë gjatë se pse libri i tij është titulluar Rrumpallë, një cilësim i dëgjuar shpesh nga Edi Rama për kryeministrin Berisha. Sipas tij, libri ka përfunduar së shkruari në vitin 2002 dhe ai shpreson të ketë sjellë një pamje realiste të Shqipërisë së asaj kohe. Mes faqeve të librit ai hedh përshtypjet e takimit të parë me Berishën, atëherë kur ishte pragu i rrëzimit të komunizmit, thëniet e tij për komunizmin, situatën e vitit 1997. Por nuk mungon as figura e Edi ramës, kur i shkon në zyrë për ti marrë një intervistë. Peter Lucas ishte gazetari i parë amerikan që në vitin 1986 u lejua nga shteti shqiptar i asaj kohe të vizitonte Shqipërinë e bunkerizuar. Njerëzit ishin të friësuar. Nuk kishin radio, televizione, nuk kishin liri, nuk kishin asgjë. Ishin të çuditshëm. Tani që i kthehem, mendoj se kam bërë mirë që kam regjistruar gjithçka që tia paraqes publikut, shprehet Lucas. Sipas tij, sa herë që kthehet në Shqipëri, gjen diçka të re dhe kjo e frymëzon vazhdimisht për të shkruar. Peter Lucas e lidh edhe origjina me Shqipërinë. Prindërit e tij ishin nga Korça. Ai e ka vizituar më se 20 herë vendin tonë dhe shprehet se ka shkelur pothuajse në të gjitha krahinat.

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|