Nė kuadėr tė takimeve mujore tė ministrit tė bujqėsisė Aco Spasenovski dhe organizatave tė bujqve nė vend, disa nga kėta tė fundit kanė hedhur idenė e rikthimit tė nocionit tė kooperativave bujqėsore nė Maqedoni.
"Federata e fermerëve kërkoi mbështetje nga ministri për themelimin e kooperativa bujqësore në të cilat bujqit më lehte dhe sigurt do t'i shesin prodhimet e tyre", shpalosi propozimin Gjoko Danailov, kryetar i Federatës së fermerëve të Maqedonisë.
Ministri Spasenovski ndërkohë thekson se vetëm për dy vjet prodhimi i domateve në Maqedoni është rritur për më tepër se 50 %. Sipas tij muajin e fundit janë shënuar probleme në blerjen e prodhimeve bujqësore dhe qumështit në rajonin e Strumicës.
"Nëse në vitin 2005 ka pasur të prodhuar 5250 tonë domate, vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti kemi 11400 tonë domate të prodhuara", u shpreh ministri i Bujqësisë Aco Spasenovski.
Ndërsa organizatat e bujqve thonë se këtë vit nuk presin problem me kulturat e drithërave sepse janë mbjellë mbi 130 mijë hektarë.
"Situata aktuale me kulturat e drithërave mund të them se është e mirë me shpresë se do të kemi korrje të mirë të drithit, sepse vitin e kaluar kishim korrje më të dobët në 15 vitet e fundit", deklaroi kryetari i Lidhjes së bujqve të Maqedonisë Veljo Tantarov.
Ministri i Bujqësisë Spasenovski deklaroi se për eksport më të lehtë të prodhimeve bujqësore në kalimet kufitare janë hapur linja të gjelbërta nga ku maunet me prodhime bujqësore më lehtë mund t'i eksportojnë prodhimet e tyre.