Pas analizave tė bėra nė treg, bankat e vogla dhe tė mesme do tė shqyrtojnė mundėsinė pėr rritjen e kamatave pėr kreditė pėr personat juridik dhe fizik.
Drejtori i dytë i TTK bankës Nikolçe Petkovski thekson se rritja e kamatave është e pashmangshme nëse një gjë të tillë e kanë bërë Banka Popullore e Maqedonisë dhe bankat më të mëdha.
"Atë që mund ta them në këtë moment është fakti se deri në fund të muajit nuk do të ketë rritje të kamatave të kredive, ndërsa pas përfundimit të analizave do të shohim se a do të ketë ndonjë ndryshim tek niveli i kamatave", paralajmëroi drejtori i dytë i TTK Bankës Nikolçe Petkovski.
Ndërkohë TTK prezantoi prodhimin e saj të ri me anë të të cilit fëmijët me karta krediti dhe në llogari të posaçme mund të kursejnë paratë e tyre.
"Në kuadër të këtij prodhimi do t'u ofrojmë mundësi prindërve dhe familjarërve të fëmijëve që përmes vauçerave fëmijëve të munden t'u blejnë dhurata", tha Elena Mlladenovski, drejtore marketingu në bankën TTK.
Numri dy i kësaj banke theksoi se nga fondet e bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim në vlerë prej 5 milion euro, 50 kompani vendase kanë shfrytëzuar mbi 2 milion euro. Banka TTK dhuroi edhe 85.000 denarë fshatit të fëmijëve SOS.