E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Falimentimi i lojtarit tė bixhozit
Falimentimi i lojtarit tė bixhozit
Falimentimi i lojtarit tė bixhozit
Qė nga Adam Simith (v.1776) deri afėr viteve 1950, ekonomistėt e kanė konsideruar kapitalin absolutisht thelbėsor pėr rritjen ekonomike. Ju gjithashtu keni pasur nevojė pėr disa institucione bazė tė mira. "Paprekshmėri prone dhe drejtėsi e pranueshme", - sikurse nėnvizonte Smithi.

Që nga Adam Simith (v.1776) deri afër viteve 1950, ekonomistët e kanë konsideruar kapitalin absolutisht thelbësor për rritjen ekonomike. Ju gjithashtu keni pasur nevojë për disa institucione bazë të mira. "Paprekshmëri prone dhe drejtësi e pranueshme", - sikurse nënvizonte Smithi.

Nëse këto institucione themelore do të ishin në rregull, atëherë pronarët e tokave, tregtarët dhe industrialistët do të investonin dhe zhvilloheshin. Duke investuar dhe duke u zhvilluar, ata do të shtonin kapitalin themelor të vetin: "Në të gjitha vendet ku ka një paprekshmëri (të pronës), çdo njeri me gjykim të shëndoshë do të përpiqet të vejë në punë çdo sasi, të volitshme për atë vetë, të kapitalit (themelor) për të siguruar ose mirëqenien e sotme, ose fitimet e ardhshme... Një njeri mund të ishte thjesht anormal që në kushtet e një paprekshmërie të pronës, të mos vinte në punë të gjithë kapitalin në dispozicion, qoftë të tijin ose të huazuar te të tjerët...".

Rritja e kapitalit themelor do të nënkuptonte tregje më të ngopura, ndarje më të drejtë të punës dhe ekonomi më produktive. “Begatia e kombeve” u sigura nga një produktivitet i lartë i shoqërisë, bazuar në ndarje të sofistikuar të punës.

Por, po ta ktheni prapa procesin, do të përftonit varfërinë e popujve, të cilën Smithi mendonte se e kishte parë në Azinë e kohës së vet. Për Smithin dhe pasuesit e tij, gjatë 175 vjetve të parë, çdo rast i rritjes së qëndrueshme ekonomike ka kërkuar patjetër kapital investues. Ne, ekomomistët, ishim në përgjithësi dhe tërësi, ithtarë të zjarrtë të kapitalit, dhe formula jonë magjike e zhvillimit ekonomik ishin kursimet në banka, investimet, shpenzimet minimale dhe akumulimi i pasurisë. Shprehja e fundit dhe e plotë e këtij mendimi u shfaq në fund të viteve 1950, në librin e U.U.Rostout (W.W.Rostoë) “Etapat e rritjes ekonomike” (The Stages of Economic Growth).

Pastaj Robert Sollou (Solow) dhe Mozes Abramovic (Moses Abramovitz) e sfiduan këtë pothuajse-konsensus. Ata përllogaritën se nga 75% deri 80% e rritjes ekonomik ndodh jo nga rritja e raportit kapital-produkt - të paktën, nëse si indikator të produktit margjinal shoqëror të rritur marrim produktin margjinal privat të rritur. Në vend të kësaj, shkaqet kryesore të rritjes ekonomike dhe zhvillimit janë shfaqur tej caqeve të rritjes së intesitetit të kapitalit, që matet me raportin kapital-produkt: shprehitë, arsimi, teknologjia në kuptimin e gjerë të fjalës dhe përmirësimet në menaxhimin organizativ.

Megjithatë, kapitali, si dhe më parë, është konsideruar i domosdoshëm, ndonëse jo i mjaftueshëm. Në kuadrin teorik, të shtjelluar nga ekonomisti i zhvillimit Deni (Dani) Rodrik, pamjaftueshmëria e kapitalit mund të jetë “pengesë e rritjes” së nevojshme: kushti, në të cilin “mund të fillojë ndryshimi i mprehtë i (politikës) ekonomike”. Madje dhe kur faktorë të tjerë frenojnë rritjen më shumë, ata mund t’i ndryshojnë vetëm pasi të kenë ndryshuar karakterin dhe formën e kapitalit themelor të ekonomisë. Investimet e larta, shërbejnë dhe si shenjë e mungesës së pengesave të tjera të rritjes, prania e të cilave nënkupton prosperitet dhe ecuri normale të gjërave.

Problemi është se ekonomitë e dobëta e kanë të vështirë të gjejnë kapitalin që kërkohet për zbutjen e pengesave të rritjes. Prandaj, në vitet 1990, bota fitoi bastin me neoliberalizmin: lëvizshmëria e kapitalit ndërkombëtar ndihmoi në zbutjen e kufizimeve ndaj kapitalit, atje ku ato pengonin, duke ulur korrupsionin dhe kërkimin e kamatës së paligjshme, që shpesh pengojnë së tepërmi rritjen.

Shpresa ishte se ashtu si në epokën para vitit 1913, kur investimet britanike të përtejdetit financonin një pjesë kolosale të industrializimit të vendeve që ndodheshin në periferinë e vdekur të ekonomisë botërore dhe që zotëronin resurse të mëdha, flukse të kapitalit neto nga qendra industriale do të financonin pjesën më të madhe të industrializimit në fund të shekullit ХХ dhe në atë ХХI.

Por rezultatin e njohim mirë: pavarësisht rritjes së konsiderueshme të flukseve ndërkombëtare të kapitalit, fluksi i fortë i kapitalit neto nga vendet e pasura në ato të varfra, nuk u materializua kurrë. Përkundrazi, rezultati kryesor ishte një fluks shumë i madh kapitali nga periferia në drejtim të bërthamës së vendeve të pasura. Për shumicën e brezave të kaluar, por dhe për shumë breza të ardhshëm, mesazhi i tregut është se përfitimet nga lëvizshmëria e kapitalit ndërkombëtar nuk janë në vetëvete zbutje pengesash ndaj kapitalit dhe, për rrjedhojë, përshpejtim rritjeje ekonomike në periferinë globale.

Shkaku nuk është se periferia ofron fuqi punëtore me çmim të ulët, prej së cilës ka leverdi kapitali, por ka gjasa që bërthama - veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës - ofron një mekanizëm proteksioni për kapitalin në raste trazirash politike të paparashikuara.

Por, dhe pse flukset ndërkombëtare të kapitalit neto nuk shkojnë ashtu siç duhet, flukse të konsiderueshme të kapitalit bruto shkojnë dhe nga bërthama e ekonomisë botërore në periferi. Dhe mund të shpresojmë se këto flukse kapitali do të shoqërohen me institucionet dhe kompetencën menaxheriale, të cilat e bënë bërthamën kaq të pasur.

Ndërkaq, një vëzhgues i paanshëm mund të vërejë se për ata, resurset e të cilëve dhe mundësitë e reformimit të kursit politik janë të kufizuara, vënia vazhdimisht e basteve të mëdha me neoliberalizmin është strategji, me një emër plotësisht të merituar - "falimentim i lojtarit të bixhozit" ("Gambler’s Ruin" - term i përdorur në kazino dhe në teorinë e probalitetit - shënim i përkthyesit).

Titulli në orgjinal: "Gambler’s Ruin"

Xhejms Bredford Delong (James Bradford DeLong) është profesor i Ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë në Berkli (Berkeley) dhe ish-zëvendëssekretar i Departamentit Amerikan të Thesarit.

Përktheu: Vladimir Mustaqi


Publikuar: 11.06.2008 01:38:32
Lexuar: 91 herė
Fjalėt kyēe: Falimentimi, lojtarit, bixhozit, Adam, Smith,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Gjashte krizat qe po tronditin boten Gjashte krizat qe po tronditin boten
Sherr pa logjikė Sherr pa logjikė
Bulqizė e tatėpjetė... Bulqizė e tatėpjetė...
Mia Farow: Ėshtė koha e ndalimit tė gjenocidit Mia Farow: Ėshtė koha e ndalimit tė gjenocidit
Nė Kosovė s’ka asgjė Perėndimore Nė Kosovė s’ka asgjė Perėndimore
A mund tė fitojė Barak Obama? A mund tė fitojė Barak Obama?
Pėr njė festim dinamik tė ditės sė Evropės Pėr njė festim dinamik tė ditės sė Evropės
Rruga pėrpara Rruga pėrpara
A po ndodh nė Turqi, njė “puē i drejtėsisė”? A po ndodh nė Turqi, njė “puē i drejtėsisė”?
Luani, shenjė e kujtesės sonė kombėtare Luani, shenjė e kujtesės sonė kombėtare
Google Yahoo MSN