E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Drama pa finale e papunėsisė
Drama pa finale e papunėsisė
Drama pa finale e papunėsisė
Kėto ditė, qeveria dhe (disa nga) mediat po bėjnė mjaft zhurmė nė lidhje me rritjen e pritshme tė pagave; (nga 1 korriku, thuhet). Bėhet fjalė qė "bamirėsia" e administratės tė prekė rreth 800 mijė vetė. Nė kushtet e rritjes sė vazhdueshme tė inflacionit dhe pėrballė pasigurisė pėr tė nesėrmen, kjo rritje e re e pagave, nuk meriton kaq shumė duartrokitje.

Këto ditë, qeveria dhe (disa nga) mediat po bëjnë mjaft zhurmë në lidhje me rritjen e pritshme të pagave; (nga 1 korriku, thuhet). Bëhet fjalë që "bamirësia" e administratës të prekë rreth 800 mijë vetë. Në kushtet e rritjes së vazhdueshme të inflacionit dhe përballë pasigurisë për të nesërmen, kjo rritje e re e pagave, nuk meriton kaq shumë duartrokitje. Por në këto radhë nuk do të bëjmë fjalë për të punësuarit, por për të papunësuarit. Sikur edhe të ishte korrekte, shifra prej 800 mijë vetësh - që do të përfitojnë nga rritja e pagave - është mjaft modeste, krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë, që përfshin të papunët. Kryeministri shqiptar, krahas turit "Shqipëria në NATO", mund të ketë parasysh edhe tematika të tjera, si "Shqipëria pa punë", "Shqipëria në lista", etj. E gjithë politika mund t’i titullojë më mirë aksionet dhe turet e veta. Vit pas viti, konflikt pas konflikti, ne kemi lënë pezull shumë sfida.

Dhe punësimi, një sfidë pothuajse e harruar, është njëra prej tyre. Askush nuk shprehet ekzaktësisht për nivelin e papunësisë në vendin tonë. Administrata dhe disa institucione nën hijen e saj, parapëlqejnë të ekspozojnë (prej shumë kohësh) një shifër prej 13.5 përqind. Pas kësaj shifre, edhe pse mjaft e lartë, fshihet e vërteta që në shumë qarqe të vendit papunësia reale shkon në mbi 20 përqind. Në disa zona të Verilindjes, ajo paraqitet pothuaj e dyfishuar edhe përtej kësaj shifre. Problemi tjetër që "harrohet", është ai i shkurtimeve të herëpashershme. Edhe pse mbyllet në skandal (të pazbardhur) Gërdeci, shifra e papunësisë mbetet po ajo. Edhe pse mbyllet ndonjë minierë tek-tuk, gjithashtu. Edhe pse paralajmërohen pushime të skajshme në ARMO (pas privatizimit), edhe njëherë norma e papunësisë është gjithnjë e njëjta(!) Një mungesë vëmendjeje e tillë, është as më shumë e as më pak, demagogji; madje shkon gjer në kufijtë e papërgjegjshmërisë qeverisëse. Dhe pasojat janë të sendëzuara në lista ushqimesh, të cilat kryeministri shqiptar premtoi t’i zhbënte. Nuk është e lehtë me sa duket. Dhe nuk bëhet vetëm duke u mburrur. Më tej, shoqëria shqiptare e njeh shumë mirë shprehjen popullore "Fukarallëk, maskarallëk"; ajo është e ndërgjegjësuar se deri diku burimi i krimeve, edhe i vetëvrasjeve apo i ngjarjeve të tjera, me "motive të dobëta", që aspak nuk janë rralluar, është edhe mungesa e të ardhurave dhe papunësia. Dhe çuditërisht, reagimet ndaj këtij fenomeni stresant, lënë ende shumë për të dëshiruar.

Sot, edhe pse botohen raporte optimiste, askush nuk e di me saktësi numrin e atyre që vijnë anës për punë, tek sheshi "Partizani i panjohur", i cili tani mund të quhet edhe "Partizani" i papunë. Po ashtu, tek kthesa poshtë Maternitetit të Ri, por edhe tek sheshet përpara Drejtorive Arsimore të Tiranës, (e qytetit dhe e qarkut). Askush nuk di gjithaq se ç’ndodh nëpër sheshet “Partizani i papunë” të rretheve. Si rregull, askush nuk merr përsipër të evidentojë ata që sillen për punë përpara selive të partive politike, sidomos PS e PD, sa herë që ato këmbejnë pushtetin. Është fakt i njohur që norma e lartë e papunësisë - midis të tjerave - është nxitur dhe vazhdon të nxitet prej lëvizjes së pakontrolluar demografike.

Në fakt, që nga fillimi i viteve ‘90, kur shumica e subjekteve shtetërore, në qytet dhe në fshat, u shkrehën për t’u shitur më pas me çmimin më të lirë që mundej, papunësia u bë shoqe udhe e shqiptarëve. Nga ana tjetër, mundësitë për punësim kanë qenë dhe mbeten minimale. Nuk është më sekret që një pjesë e madhe e pasurisë së këtij vendi, për rrjedhojë edhe një pjesë e punësimeve, u është besuar të huajve. Një sërë kompanish të huaja, që i kanë marrë me koncesion apo po i blejnë ndërmarrjet dhe pasuritë e këtij vendi, shumë pak përgjigjen për të ardhmen e qytetarëve që "dalin tepër". Në njëfarë mënyre, autoritetet shqiptare nuk kanë më "kredi" punësimi në këto fronte. Madje autoritetet shqiptare as nuk ngrenë zërin edhe kur keqpërdoren të punësuarit e pakët nga investitorët e huaj. Janë të shumtë faktorët pse papunësia mbetet një prej sëmundjeve më të dhimbshme që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë tranzicionin shqiptar. Janë të pakta alternativat që sillen për lehtësimin e kësaj barre.

Thuhet rëndom, thuhet edhe zyrtarisht, që çereku i popullsisë shqiptare, pothuaj 800 mijë, janë në emigracion. Të tjerë ikin çdo ditë, sikundër ka edhe që kthehen; sidomos kur gjejnë mbështetje tek partitë në qeveri. Dhe sërish niveli i papunësisë mbetet i lartë. E ndërkaq, janë të pakta gjithashtu edhe institucionet e organizmat, vendase apo të huaja, që kanë treguar njëlloj vëmendjeje për të zbutur sadopak papunësinë dhe varfërinë. Përpara disa vitesh, Instituti Italian për Tregtinë me Jashtë (ICE) ka organizuar disa takime, në Korçë dhe Mirditë, për të nxitur bashkëpunimin e biznesit vendas me partnerë italianë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës ka organizuar për disa vite një konkurs, përmes të cilit iu krijonte mundësi të rinjve të sapodiplomuar për të nisur një biznes, duke dhënë për fituesit nga 4 mijë dollarë (USD). Shuma modeste, por më së pari kishte rëndësi simbolika. Po ashtu, Dhoma Amerikane e Tregtisë për vite të tëra organizonte (në maj ose qershor) një panair pune; aty ftoheshin të rinjtë e sapodiplomuar për t’u ballafaquar me kërkesat e kompanive private. Më së fundi, një program i kahershëm i BE-së frymëzoi dikur një nismë për çeljen e rreth 500 bizneseve të vogla në Veri të vendit; në to inkurajoheshin kryesisht të rinj që kishin kryer shkolla apo kurse.

Edhe pse në një rafsh pothuaj shoqëror dhe pa bujë, këto nisma kanë patur rëndësi të jashtëzakonshme, sepse pasqyronin një prirje pozitive, paçka se shqetësimet për fenomenin e papunësisë nuk mund të përmbushen me kaq pak përpjekje. E pafalshme është kur nuk lëviz fare. E pafalshme është që përplasjet politike dhe institucionale nganjëherë ndodhin për "bishtin e dhelprës", kurse problemi i papunësisë ceket vetëm për demagogji dhe vetëm në fushata zgjedhore. Kështu, drama e mërzitshme dhe pa finale e papunësisë vazhdon; sfida mbetet e hapur.



Publikuar: 11.06.2008 01:45:26
Lexuar: 91 herė
Fjalėt kyēe: Drama, finale, papunesise, qeveria, mediat,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Zemėr e dhimbsur apo vizion? Zemėr e dhimbsur apo vizion?
Pse shumė shtete arabe hezitojnė ta njohin Republikėn e Kosovės? Pse shumė shtete arabe hezitojnė ta njohin Republikėn e Kosovės?
Pėr sa konflikte kemi nevojė? Pėr sa konflikte kemi nevojė?
Kėmbėt e qelqta tė shtetit tė Kosovės Kėmbėt e qelqta tė shtetit tė Kosovės
Invadim qė pėrkujton vitet ‘79 dhe ‘68 Invadim qė pėrkujton vitet ‘79 dhe ‘68
Komentohet rritja e ēmimeve ushqimore Komentohet rritja e ēmimeve ushqimore
Fundi i epokės sė naftės Fundi i epokės sė naftės
Mediet dhe politika Mediet dhe politika
Edhe nje paturpesi e Carla Del Ponte! Edhe nje paturpesi e Carla Del Ponte!
Kultura politike Kultura politike
Google Yahoo MSN