E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Nga qiriu tek superfuqia?
Nga qiriu tek superfuqia?
Nga qiriu tek superfuqia?
Ndoshta, Berisha kėrkon tė thyejė rekordin e kryeministrave qė bėjnė premtime qė nuk mbahen kurrė. E nisi me katėrfishimin e pensioneve. E vazhdoi me Shqipėrinė njė euro. Tani vjen rrezatimi-ekzaltim atomik: Shqipėria njė superfuqi prodhimi energjie nė Ballkan!

KRYEMINISTRI DHE ENERGJETIKA

Ndoshta, Berisha kërkon të thyejë rekordin e kryeministrave që bëjnë premtime që nuk mbahen kurrë. E nisi me katërfishimin e pensioneve. E vazhdoi me Shqipërinë një euro. Tani vjen rrezatimi-ekzaltim atomik: Shqipëria një superfuqi prodhimi energjie në Ballkan! A thua se për këtë mjafton një deklaratë befasuese dhe ngazëllyese, ku nuk ka asnjë afat, asnjë strategji, por dallohet vetëm entuziazmi i tij i zakonshëm dhe shpesh i pakuptueshëm.

Pas dhjetëra shkeljesh në premtimet elektorale dhe shumë të tjera të lëna rrugës, është e vështirë ta marrësh seriozisht kryeministrin. Por kur shpall ambiciet e qeverisë së vet, për t’u bërë superfuqi prodhuese dhe importuese e energjisë elektrike në Ballkan, i duhet thënë: Sa vlerë ka ekzaltimi juaj si figurë kryesore politike e këtij vendi të varfër? Ai u shkoka nga qiriu i verës 2007 tek superprodhimi elektrik? Kalime të tilla pindarike ndoshta u shkojnë për shtat poetëve, por jo kryeministrave.

Edhe nëse do arrinim të bënim ndonjë central atomik me shkopin magjik dhe me buzëqeshjet pa kuptim të fushatave kryeministrore, si do ta shpërndanim këtë energji? Është struktura jonë përçuese e energjisë tejet e amortizuar që nuk lejon shpërndarjen e këtij prodhimi. Duhet kohë dhe shumë para të ripërtërihet rrjeti shpërndarës. Pa këtë rrjet, mund të prodhojmë energji, por askush nuk na e merr dot. Duhet të presim deri sa të shtrihen linjat moderne dhe me kapacitete shumë të mëdha të Interkonjeksionit. Dhe përtej këtyre arsyetimeve të bëra larg “logjikës” poetike dhe të ëndrrës, qëndron problemi ynë i përhershëm: pasiguria energjitike. Atë energji që prodhojmë, në një masë të madhe, ne e vjedhim. Vjedhja vijon në dritë të diellit, kryhet vendçe e fshatçe nga kompanitë private të vogla e të mëdha konsumatore të energjisë dhe nga dhjetëra mijëra familje mes nesh që kanë zgjedhur të jenë "të zgjuara" dhe t’ia hedhin pjesës tjetër që paguan rregullisht. Kështu që ndërmarrja shtetërore që kryen shërbimin e prodhimit dhe shpërndarjes-shitjes së energjisë, KESH nuk ka asnjë gjasë të duket tërheqëse pranë investuesve të mëdhenj seriozë të huaj. Si mund t’i besojnë para sipërmarrësit seriozë një kompanie, së cilës gati gjysma e prodhimit i vidhet nga klientët-konsumatorë që tolerohen se janë kontigjente votuesish të sigurtë?

Pa u privatizuar KESH (të paktën funksioni shpërndarës dhe shitës i saj), pa u kaluar në duar të privatit kontrolli i sahatëve matës dhe i gjithë energjisë së harxhuar, ne do të vijojmë ta shohim nga shumë larg zgjidhjen e problemit tonë energjetik. Mund të prodhojmë energji duke bashkëjetuar me lëndët radioaktive, por kjo s’do të thotë aspak se do ta kemi të garantuar mungesën e ndërprerjeve të furnizimit me këtë mall parësor. Ndërsa tani, pa iluzionin dhe ekzaltimin atomik, pa të ardhmen e centraleve termike, për shkak të naftës që kap rekorde pas rekordesh në çmime, tek ne mjafton një thatësirë e zgjatur dhe kthehemi sërish tek qiriu. Prandaj dhe ëndrrat në diell nuk na bëjnë mirë, sidomos kur vijnë nga përgjegjësit kryesorë të qeverisjes së keqe. Ata bëjnë mirë të përqendrojnë vëmendjen dhe forcat tek hapat e veckël, por konkretë të reformës në energji.

shekulli.com.al




Publikuar: 11.06.2008 01:53:59
Lexuar: 101 herė
Fjalėt kyēe: Ndoshta, Berisha, kerkon, thyeje, rekordin,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Ideologji shfarosėse e programuar Ideologji shfarosėse e programuar
Politikanė vampirė! Politikanė vampirė!
Burgu i Hagės – parajsa Burgu i Hagės – parajsa "Hilton" e kriminelėve tė luftės
Bashkėrisht pėr tė shpėtuar “jofunksionalitetin” Bashkėrisht pėr tė shpėtuar “jofunksionalitetin”
Kur Kosova mbrohet te Sheshi i Republikės Kur Kosova mbrohet te Sheshi i Republikės
Burgu, veēantia skandinave Burgu, veēantia skandinave
Fundi i alibisė... Fundi i alibisė...
Socializėm pėr tė pasurit Socializėm pėr tė pasurit
Mesazhi i presidentit tė Republikės sė Kosovės pėr 12 qershorin, Ditėn e Lirisė Mesazhi i presidentit tė Republikės sė Kosovės pėr 12 qershorin, Ditėn e Lirisė
Ēfarė dua nga politika e re... Ēfarė dua nga politika e re...
Google Yahoo MSN