Korporata nėn pronėsi publike dhe Buxheti i Shtetit po kthehen nė subvencionues tė energjisė sė prodhuar privatisht
Enti Rregullator i Energjisė Elektrike ka miratuar njė ēmim prej 9.37 lekėsh pėr kWh pėr hidrocentralet e rinj qė janė ndėrtuar apo qė po ndėrtohen aktualisht privatisht nė Shqipėri, duke e kthyer Shqipėrinė ndoshta nė tregun mė lukrativ pėr energjinė hidro.
Tarifa prej 9.37 lekësh, sipas rregullave ekzistuese, duhet të paguhet me detyrim nga KESH sh.a., pavarësisht faktit se KESH del me humbje nga ky biznes. ERE, e cila mbikëqyr çmimet e energjisë në të gjitha hallkat, ka miratuar në shkurt të këtij viti një tarifë tjetër prej 6.5 lekësh për kWh, e vlefshme për hidrocentralet e vegjël ekzistues që operojnë gjithashtu privatisht.
Gjatë vitit të kaluar, prodhimi privat i energjisë elektrike arriti sipas të dhënave të INSTAT në 55 mijë më/h, që i kushtoi arkës së KESH rreth 3 milionë euro. Hidrocentralet e reja do ti kushtojnë Korporatës nën pronësi publike, duke filluar nga viti i ardhshëm, miliona euro të tjera. Megjithatë, energjia e prodhuar privatisht në Shqipëri zë ende më pak se 1% të totalit të energjisë së qarkulluar.
Për KESH, një biznes me humbje
KESH e shet aktualisht energjinë me çmim mesatar prej 8.1 lekësh për kWh. Nga këto, rreth 2.3 lekë do ti takojnë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Duke shtuar këtu edhe koston e humbjeve teknike e joteknike, nga energjia e prodhuar privatisht, KESH do të akumulojë humbje të konsiderueshme nga blerja e energjisë nga prodhuesit privatë.
Çmimi i blerjes së energjisë nga KESH përcaktohet në bazë të një skeme të re të miratuar nga qeveria e sotme, në prill të vitit të kaluar, që merr për bazë mesataren e çmimit të importit gjatë vitit paraardhës. Kjo metodologji shmang burokracitë në përcaktimin arbitrar të çmimeve përmes metodës së vjetër që merrte parasysh kostot dhe konceptin e fitimit të drejtë. Por në të njëjtën kohë, duket se ka krijuar një skemë subvencionimi për prodhuesit e vegjël të energjisë me paratë e taksapaguesve.
Subvencion për një biznes fitimprurës
Skemat e subvencionimeve për biznesin e energjisë janë të zakonshme në Europën Perëndimore, por zakonisht ofrohen në formë shpërblimi për burimet energjetike eksperimentale si energjia e erës, jo për burime energjie konvencionale, rentabiliteti ekonomik i të cilave është provuar tashmë që prej një shekulli. Termocentralet konsiderohen si burimi më i lirë i energjisë elektrike sot për sot. Ato cilësohen si energjia e vendeve të varfra. Vetë KESH, ka një kosto të prodhimit të energjisë elektrike prej 0.78 lekësh për kWh, ndërsa në hidrocentralet e vegjël, të ndërtuar nga e para, kostoja vlerësohet se nuk i kapërcen 2-3 cent të euros për kilovat.
Shkurt
Amerikanët, në mbrojtje të dollarit
Ky është një lajm i mirë për shqiptarët që marrin rroga në dollarë dhe një lajm shumë i keq për ata që kanë marrë kredi në dollarë. Gazeta britanike Financial Times, njofton se qeveria amerikane e ka marrë seriozisht problemin e zhvlerësimit të dollarit dhe po shigjetojnë tregun me mesazhe që sjellin pothuajse automatikisht forcimin e kësaj monedhe. Së fundmi, qe presidenti i Rezervave Federale, Ben Bernanke i cili dha sinjale se do të rrisë normën bazë të interesit në SHBA, gjë që shkakton automatikisht lëvizje te dollari. Z.Bernanke, deklaroi se mezi po duronte për rritjen e interesave për të ndalur inflacionin. Dollari pësoi një rritje të menjëhershme prej 1% kundrejt euros, pak minuta pas deklaratës së tij. Kjo gjë në tregun shqiptar u pasqyrua dje me një rritje të dollarit prej 1.15 lekësh, një rritje e konsiderueshme brenda një dite të vetme. Edhe zyrtarë të tjerë të SHBA-ve kanë dhënë komente në mbrojtje të dollarit. Sekretari i Thesarit, Hank Paulson, deklaroi të hënën se nuk do të përjashtojë kurrë mundësinë e ndërhyrjes në treg në mbrojtje të monedhës amerikane.
Edhe vetë presidenti Bush deklaroi se është i angazhuar për të forcuar monedhën e SHBA-ve dhe se do ta diskutojë këtë çështje me kolegët e tij europianë. Një dollar i fortë, është në interesin tonë kombëtar,- tha ai.- Është në interesin e ekonomisë botërore.
Nafta, amerikanët heqin dorë nga Hummer
U desh ca kohë, por duket se çmimet e larta të naftës po ndryshojnë edhe faqen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi ku konsumi mesatar për 100 kilometra është një pyetje që nuk shtrohet kurrë dhe një koncept që nuk njihet nga askush. General Motors, prodhuesi më i madh i makinave në SHBA, deklaroi se do të ulë prodhimin në divizionin e makinave Hummer, makina më e stërmadhe mes makinave të stërmadhe të rrugëve rurale të Amerikës. Në të njëjtën kohë, makina mikroskopike Smart, duket se po shitet më shumë në SHBA. Gjatë marsit të këtij viti, sasia e udhëtimeve të amerikanëve me makina u ul për herë të parë që nga viti 1979, shenjë e reduktimit të konsumit të naftës në ekonominë më të madhe të botës. Departamenti i Energjisë në SHBA deklaroi se konsumi pritet të ulet shpejt gjatë vitit të ardhshëm, me ritëm më të madh nga sa mendohej më herët.