Mbrojtėsi i Chelsea, Ricardo Carvalho, i ka hapur dyert e kalimit tek kampioni i Italisė, Interi, ka shkruar sot The Sun.
Nën drejtimin e Interit tashmë është caktuar ish-menaxheri i Chelseat dhe bashkëvendësi i Carvalhos, portugezi Jose Mourinho. Do të dëshiroja të jem nën urdhrat e Jose sërish, citohet të ketë thënë mbrojtësi portugezi.
Por, miku i tij i skuadrës, Michael Essien, i cili thuhej se ishte cak kryesor i Mourinhos, ka pohuar se nuk do të largohet nga blutë. Do të jem sërish tek Chelsea gjatë sezonit të ardhshëm, ka thënë Essien.