E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Burgjet e Zogut dhe dėnimet me "njėqind e njė"
Burgjet e Zogut dhe dėnimet me "njėqind e njė"
Burgjet e Zogut dhe dėnimet me
Nė fakt, nuk kaloi shumė dhe Musolini iu drejtua dhe pushtoi Abisininė. Kjo ishte njė sfidė brutale ndaj tė gjitha shteteve dhe Lidhjes sė Kombeve. Kjo ngjarje, jo vetėm tregoi dobėsinė dhe pafuqishmėrinė e diplomacisė sė shteteve perėndimore. Sanksionet e pėrbashkėta tė pesėdhjetė vendeve kundėr Italisė, gjithashtu pėsuan dėshtim.

Në fakt, nuk kaloi shumë dhe Musolini iu drejtua dhe pushtoi Abisininë. Kjo ishte një sfidë brutale ndaj të gjitha shteteve dhe Lidhjes së Kombeve. Kjo ngjarje, jo vetëm tregoi dobësinë dhe pafuqishmërinë e diplomacisë së shteteve perëndimore. Sanksionet e përbashkëta të pesëdhjetë vendeve kundër Italisë, gjithashtu pësuan dështim. Për më tepër, në këtë kohë nënshkruhet edhe një marrëveshje italo-angleze, që shkaktoi habinë e të gjithëve. Thua se Foreign Office (ministria e jashtme britanike), që mban përgjegjësinë për politikën e jashtme angleze, nuk ishte ajo që nxiti 50 shtete për të ndërmarrë sanksione të përbashkëta kundër Romës?! Dhe ja, është përsëri Anglia, e përfaqësuar nga Foreign Office, e cila i shtrin dorën Musolinit, hyn në marrëveshje të fshehtë me të dhe i le në baltë të gjitha shtetet që ishin pjesë e embargos. Këto vende u tradhëtuan pikërisht nga ai aleat që i kishte tërhequr në valle.

Por më e çuditshmja është se kjo marrëveshje e turpshme, që shkaktoi një skandal të vërtetë politik, u quajt “marrëveshje xhentëlmenësh”. Fjala “xhentëlmen”, siç e dini, është pronë e fjalorit britanik. Siç duket, për këtë arsye ata nuk duan t’ia japin askujt “xhentëlmenllëkun” e tyre. Mua më duket se që nga ajo kohë, ky term i diplomacisë angleze ka marrë një kuptim krejt të kundërt. Kjo u vërtetua më vonë, sidomos në fjalët dhe veprat e anglezëve në Lindjen e Afërt, ku ndryshe thonin e ndryshe vepronin. Veç kësaj, mua më kujtohet fare mirë sesi anglezët, ose Britania e Madhe, nga mënyra sesi vepruan me Musolinin, humbën jo vetëm autoritetin e tyre moral në sytë e popujve, por edhe “prestigjin” e tyre, i cili bazohej në forcën materiale. Edhe në Shqipëri, si midis popullit, ashtu dhe në qarqet zyrtare, nuk mund të mos vihej re kjo rënie. Madje edhe banorët e Vlorës e të Durrësit, të cilët krenoheshin se kishin përballuar dy agresione italiane, na thoshin: “Siç duket, këta anglezët nuk vlejnë asnjë metelik...Ata u tërhoqën edhe përballë asaj ushtrie që ne e kemi hedhur dy herë në det”. Ndërsa anëtarët e qeverisë së Zogut, pas dështimit të Foreign Office-it, qeshnin me ironi: “Dhe ata, kanë guxim të na kritikojnë ne për shërbimet ndaj Italisë pastaj! Shihet qartë se kishte të drejtë në fillim”.

Krizën e Abisinisë, kur Italia e përplas me vendet perëndimore, mbreti Zog e shfrytëzoi si një gjendje oportune për të filluar represionin brenda vendit të tij, kryesisht ndaj atyre që konsideroheshin si armiq të regjimit. Sa njerëz të pafajshëm i pushkatoi, ashtu siç pushkatohen banditët në male, me akuzën për përgatitjen e kryengritjeve! Sa veta u dënuan me vdekje pa gjyq dhe hetime, sa të tjerë u përplasne nëpër biruca! Qindra shqiptarë të pafajshëm, të dyshuar për lidhje me britanikët, u arrestuan nga xhandarët e mbretit. Burgjet, postat e policisë, zyra shtetërore e gjysëm shtetërore, madje edhe shtëpi private, qenë mbushur plot e përplot me fatkëqinj që s’dinin përse ishin arrestuar.

Midis këtyre njerëzve të arrestuar kishte disa të njohur të mij, miq e shokë. Për shembull, flitej se në krye të komplotistëve që po përgatisnin një grusht shteti kundër mbretit, ishte vënë Qamil-beu nga Berati. Me atë njeri isha takuar shumë herë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Stamboll. Një tjetër i arrestuar ishte Nuredin Vlora, i biri i sadrazemit Ferit Pashai nga Vlora dhe vëllai i mikut tim të ngushtë, Rizait. Dy të mësipërmit u dënuan me vdekje dhe u rrasën në një birucë të burgut të madh, që ishte fare afër me ambasadën tonë. Më bëri përshtypje të hidhur sidomos fakti që Rizai, i cili i kishte bërë rezistencë policisë dhe xhandarëve gjatë arrestimit të të vëllait, ishte lidhur e ishte plasur në të njëjtën birucë me dy të tjerët.
Por çdo e keqe e ka një të mirë. Rizai, duke u ndodhur në një qeli me të tjerët, arriti t’u shpëtojë atyre jetën.

Në mesnatë, kur të gjitha korridoret ishin bosh dhe të qeta, Nuredin Vlora theu një shishe që ndodhej në një cep të birucës dhe preu damarët e duarve. Në këtë çast, Rizai dëgjoi krismën e thyejres së shishes dhe u hodh përpjetë, duke grushtuar me sa fuqi kishte derën e rëndë të qelisë. Ai ulëriti derisa erdhën rojet. Kjo zhurmë çoi në këmbë gjithë burgun e nga kjo situatë e krijuar, Rizai përfitoi dhe mundi të dalë deri në korridor. Nga dera gjysëm e hapur e birucës ai pa të vëllain të përgjakur. “Gjëja e parë që më vajti në mendje, tregonte më vonë Rizai, ishte atentati kundër jetës së Nuredinit. U futa me vrap në qeli dhe pasi mësova të vërtetën, iu drejtova policëve e xhandarëve, duke u kërkuar të sillnin mjekun”.
A u hutuan vërtetë rojet e xhandarët? Mundet, por besoj se ata dëshëronin ta linin të burgosurin në atë gjendje, në mënyrë që kundërshtari i mbretit të mbaronte nga hemorragjia. Mund të mos jetë edhe kështu. Unë për një gjë ama jam i sigurt: po të mos ishte ndërhyrja energjike e të vëllait, Nuredinit nuk do t’i jepej ndihma në kohën e duhur.

Kjo ngjarje, do të thoja, është e denjë për skenat më dramatike të romaneve të Dostojevskit. Reaksioni publik rreth kësaj ndodhieqe aq i fortë sa mbreti Zog u detyrua që t’i transformonte të gjitha dënimet e paekzekutuara me vdekje, në burgime me njëqind e një vjet.
Në atë kohë sapo isha kthyer në Tiranë, pas kurimeve në Vishi të Francës. Në ambasadën tonë vinin tufa njerëzish të ndryshëm – burra, gra, madje edhe fëmijë. Të gjithë kishin ndonjë të afërm të arrestuar. Dikush burrin, dikush xhaxhanë, një tjetër djalin apo babain. Të gjithë vinin me shpresë se unë do t’i ndihmoja. Kjo do të thoshte së Turqia kishte ende prestigj në sytë e bashkëqytetarëve dhe, sipas tyre, ajo kishte ende mundësi të ndërhynte në çeshtjet shqiptare. Unë e konsideroja këtë krejt të natyrshme. Katërqind-pesëqind vjet fat i përbashkët nuk mund të shlyhej aq lehtë në 15 apo 20 vjet ndarje. Rrënjët e një pjese të popullit, që e flisnin turqishten si gjuhën e tyre, ishin akoma në Turqi. Prindërit, farefisi, vëllezërit, apo motrat e të persekutuarve, jetonin në Turqi si qytetarë turq. Nëna dhe motra e miqve të mi nga Vlora jetonin në Stamboll, në vilën e tyre në Nishantashe. Shoqja e dashur e gruas time-Selma hanëm, me prejardhje po nga ajo familje, ishte rritur në Bujukada dhe erdhi këtu pasi kishte mbetur jetime.

Të gjithë ata, ashtu si dhe vetë mbreti Zog, kishin mësuar në shkollat tona. Ata i lidhte me Shqipërinë ose toka, që e kishin pronë të tyren, ose ndonjë pasuri tjetër. Tani, në këto orë të vështira, nga kush mund të kërkonin ndihmë, veçse nga unë?
Mund të them se që ditën e parë të fillimit të punës time në Tiranë, nuk e ndjeja veten si ambasador, por si guvernator. E si të mos e ndjeje veten në rolin e guvernatorit, kur disa persona që s’kishin qenë asnjëherë në Turqi, më dërgonin “deklarata” dhe “lutje” të shkruara me gërmat e alfabetit të vjetër të turqishtes? Disa prej tyre më kërkonin mua t’iu kthej tokat që ua kishin marrë në mënyrë abuzive, të tjerë më kërkonin të ndihmoja për emërimin e ndonjë nëpunësi në një zyrë shtetërore. Këto letra, nga një anë më bënin për të qeshur, por nga ana tjetër më shkaktonin dhimbje dhe lot.

Megjithatë situata që po përjetoja në këtë vend ishte aq tragjike, saqë nuk gjeja forca për ta përballuar lehtë. Unë ndjeja dhimbje, një dhimbje të fortë në zemër. Kjo tragjedi e këtij populli sikur më prekte edhe mua personalisht. Çfarë mund të bëja, çfarë masash mund të merrja? Asgjë! Dhe kjo pamundësi për të bërë diçka, më mundonte akoma më shumë. Kur isha me pushime në Vishi, i ngarkuari i përkohshëm me punë i ambasadës kishte marrë pjesë në “demarshin e marrjes nën mbrojtje” të disa qytetarëve të tillë me probleme, por iniciativa e tij nuk u miratua nga qeveria në Ankara. Me siguri edhe tentativat e ngjashme të përfaqësuesve të tjerë diplomatikë në Shqipëri, nuk u miratuan nga qeveritë e tyre. Këto veprime konsideroheshin si ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti të pavarur. Megjithatë unë krijova përshtypjen se këto ndërhyrje patën një farë efekti tek qeveria shqiptare, sepse disa dënime me vdekje u kthyen më vonë në burgime të përjetshme. Besoj se këto ndryshime në dënimet e të burgosurve ndodhën si rezultat i presionit diplomatik që u bë nga qeveritë që kishin përfaqësuesit e tyre në Tiranë.

Përgatiti Ymer Minxhozi


Publikuar: 11.06.2008 02:22:28
Lexuar: 143 herė
Fjalėt kyēe: Burgjet, Zogut, denimet, njeqind,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Fidel Castro Fidel Castro
Pse vazhdon tė heshtet pėr Gjeneral Telinin Pse vazhdon tė heshtet pėr Gjeneral Telinin
Sekretet e 40 albumeve tė artit, tė vjedhura nga nazistėt Sekretet e 40 albumeve tė artit, tė vjedhura nga nazistėt
Nje klithme nga kulla e Sheremetit Nje klithme nga kulla e Sheremetit
“Si dhame jeten per clirimin e Tiranes” “Si dhame jeten per clirimin e Tiranes”
Si i mbylli Ali Pashai hamamet me femra greke e bullgare Si i mbylli Ali Pashai hamamet me femra greke e bullgare
Tradhtia e Filbit, si u asgjesua grupi i pare me agjente shqiptare dhe britanike Tradhtia e Filbit, si u asgjesua grupi i pare me agjente shqiptare dhe britanike
"Konakėt" e tre drejtuesve tė parė tė shtetit shqiptar
Ditet e fundit ne ekzil te djalit te Viktor Emanuelit te Italise Ditet e fundit ne ekzil te djalit te Viktor Emanuelit te Italise
Veprimtaria e Fan Nolit Veprimtaria e Fan Nolit
Google Yahoo MSN